Kulturë
Bardhyl Selimi: Mehdi Frasheri - Lidhja e Prizrenit
E diele, 07.01.2024, 08:50 PM
Mehdi
Frasheri
Lidhja
e Prizrenit
Botimi i pare 1938
Nga
Bardhyl Selimi
Sa
mire do te ishte sikur hartuesit e teksteve tona shkollore te historise, aq me
teper te teksteve shkencore te historise kombetare te mbeshteteshin me shume
dhe kryesisht ne veprat e burreshtetasve te shquar si Mehdi Farsheri!
Sidoqofte
tani kushdo ka qasje per ato vepra qe jane mbajtur te fshehura dhjetera vjet
sidomos per njerez si Mehdiu i konsideruar “kolaboracionist”.
Ja
disa fragmente.
f.9
Qe
nga lufta e Skenderbeut e gjer ne vitin 1878, qe eshet fillimi i kongresit
kombetar te Prizerenit, populli shqiptar, prej Europes se qyteteruar
konsiderohej si i thethitur prej popullit turk dhe si nje anetar i familjes se
madhe myslimane, qe nuk pranonte kombesi te ve?ante.
Lidhja
e Prizerenit ishte faktori i pare i rendesishem qe permbysi kuptimin e keq te
Europes Okcidentale rreth popullit shqiptar.
Levizja
e Prizerenit formon kaptinen e pare te Rilindjes shqiptare, prandaj ka nje
rendesi te ve?ante per brezat e rinj.
f.13
Efektin
me te madh ne zgjimin kombetar e beri revolucioni francez (1879) me parimet e
veta. Midis ketyre parimeve figuron edhe ai i kombesise.
Ideali
i kombesise lind nga dy arsye:
Tirania
e te huajit
Zhvillimi
mendor.
f.16
Populli
shqiptar nuk kish gje te perbashket me popujt e medhenj qe perziheshin ne
Ballkan, prandaj vetem rreziku mund ta zgjonte ate.
Ky
rrezik erdhi nga lufta e Rusise me Turqine, qe synonte zgjerimin e tokave te
shteteve slave (Serbi, Bullgari, Mali i Zi) ne kurriz te shqiptareve. (Traktati
i Shen Stefanit dhe me vone ai i Berlinit, 1878). Po ashtu Greqia kerkonte
Thesaline dhe Shqiperine e Jugut dhe ishujt.
Grekerit
frikesoheshin nga epersia qe do merrnin sllavet, duke pushtuar toka ku kishte
edhe greker.
f.36
Rreziku
qe permbante Traktati i Shen Stefanit ne favorin e nje Bullgarie te Madhe, per
demin e Shqipersie, u largua krejt ne Kongresin e Berlinit. Ajo Bullgari e
madhe ndahej ne tresh:
pjesa
e pare
midis
maleve Ballkan dhe Danubit formonte nje principate,
pjesa
e dyte
qe
nga malet Ballkan deri ne Adrianopoje province autonome nen hijen e Turqise,
pjesa
e trete
qe
perfshinte disa copa te Shqiperise i mbetej Turqise drejt per se drejti.
f.38
Sado
qe levizja e popullit shqiptar doli vetevetiu, nga disa shenja merret vesh se
sulltan Abdyl Hamiti, kete levizje ne fillim e ka perkrahur.
f.42
Zoti
Goshin, ambasador i Ingliterres ne Stamboll:
Ashpersimi
i shqiptareve nuk mund te jete thjesht nje manover e turqeve. Nuk mund te
mohohet se kjo levizje eshte plotesisht e natyrshme.
Race
e vjeter dhe e shquar me shume se ato raca qe i qarkojne, kane pare
nacionalitetet e aferta qe jane nen mbrojtjen e pushteteve te tjere europiane
dhe aspiratat e tyre te ndihmuara drejt qenies me indipendente.
Shqiptaret
kane pare bullgaret plotesisht te çliruar ne Bullgari dhe
te zotet e Rumelise se Orientit. Shqiptaret kane pare deshiren e nxehte te
Europes per te liruar nga zoterimi turk tokat e grekerve, kane pare sllavet e
Malit te Zi, te mbrojtur nga Perandoria sllave e Veriut.
Tash
po shohin çeshtjen e Orientit te zgjidhur ne baze te
kombesise dhe sirrethujzen ballkanike shkalle shkalle te ndare ne raca te
ndryshme, po mbi kete parim.
Ata
shohin se nuk trajtohen njesoj. Kombesia e tyre nuk njihet dhe toka te banuara
nga shqiptaret ne veri i jane dhene Malit Te Zi, te mbrojtur nga Rusia dhe
Greqise te mbrojtur nga Ingliterra dhe Franca.
Jane
propozuar shkembime territoresh por kane dale veshtiresi gjithmone per demin e
shqiptareve, qe po sakrifikohen per interes te sllaveve dhe grekeve, pa
respektuar parimin e nacionalitetit.
Kombesia
shqiptare mund te perdoret me dobi, me shume avantazhe, per interesin e
pergjithshem, prandaj jam kunder çdo ndarje pjesetore, qe
mund te pengoje formimin e nje province shqiptare te madhe. Prandaj do porosis
formimin e nje vilajeti te bashkuar shqiptar. Nga kjo gje do kemi keto dobira:
Nje
Shqiperi e Madhe do largoje rrezikun per nje okupacion nga ana e nje shteti te
huaj, ne rast te shkaterrimit te Perandorsie Otomane.
Nje
Shqiperi e bashkuar do pengonte te hymit nga ana e veriut dhe siujdheza
ballkanike do mbetej ne duart dhe zoterimin e racave qe banojne ne ate vend.
Perkundrazi,
shqiptaret do behen nje pengim i pakalueshem kur te pellcasin turbullirat..
Nje
popullsi qe ne shumice eshte myslimane do te behet shkak i te keqijave te medha
per vendet greke dhe sllave qe e qarkojne Shqiperine. Vetem nje pushtet
europian mund te ishte i forte t’ia dilte asaj duke mbajtur rendin dhe paqen.
Une mendoj se, duke u formuar nje Kombesi Shqiptare, mundesia e nderhyrjes
europiane do te pakesohet.
Kjo
deklarate e Bretanjes se Madhe tregon se, kur nje popull eshte i bashkuar me
nje ideal dhe ka guximin e therrorise, kurdohere dalin shtete dhe popuj te
medhenj qe t’i perkrahin.
f.45
Liga
e Prizerenit lindi vetem nga rreziku, ne fillim u perkrah nga Sulltani vete.
Kjo levizje kombetare qe mori emrin Lige e Prizerenit, ne jug pati qendren
intelektuale relativisht me kohen e saj dhe qendren luftarake ne veri.
Qendra
e juges me rendesi ishte ajo e Frasherit dhe faqeza ndodhej nen kryesine e
Alush babajt, por vertetesisht nen kryesine e Abdyl beut.
Ne
qendren e Frasherit mori pjese Danglia, Kolonja, Leskoviku, Permeti, Skrapari,
Dishnica, Korça dhe gjithe baballaret
bektashinj te Toskerise.
Kerkesa
e bashkimit te kater vilajeteve
pike
se pari u formulua ne Teqe te Frasherit, pastaj u dergua ne te gjitha qendrat e
Shqiperise.
Hasan
bej Kostreci dhe Rushan bej Frasheri ishin delegatet shetites ne Toskeri dhe
Abdyl beu vete, sipas marreveshjes qe ishte bere ne Stamboll me disa nga paria
e Kosoves, mori pjesen e Gegerise per t’i dhene frymen e bashkimit dhe ngjyren
e nje nacionalimi politik.
Ne
veri, si personalitet aktiv te luftes, per Shkodren ishin Prenk Bibdoda dhe
Hodo Pasha, ne Gusinje Ali Pasha.
Per
gjithe Toskerine ishin regjistruar tridhjete mije ushtare per t’i bere balle
Greqise ne kufirin e jugut.
f.49
Konsujt
e Shkodres konstatonin se besa e lidhur midis shqiptareve perfshinte te dy
elementet fetare.
Fuqite
e medha e kuptuan se Liga Shqiptare nuk ishte nje genjeshter e shpikur nga
Turqia por kishte nje force gjallnore prej vetiu.
f.57
Joseph
Covain, parlamentar britanik, me 3 janar 1881 foli keshtu ne bashkine
Newkestellit:
Malazezte
jane rrethuar per nje tjater populli, i cili asht aq trim sa edhe ata dhe
historia e tij humbet ne mbrymen e kohes. Shqiptaret jane ma i vjetri komb i
Orientit, ishin atje me pare se grekerit e vjeter. Shqiptaret kane legjenda,
gjuhe dhe karakteristika te veçanta. Kane disa cilesi
qe ndryshojne krejt nga ato te malazezve, por jane aq trima sa edhe ata dhe
dashuri e tyre per liri as u vu, as mund te vihet ne dyshim.
Plani
i pushteteve eshte qe te marrin nje cope te Shqipersie dhe t’ia japin Malit te
Zi pa pyetur shqiptaret.
f.82
Abdyl
beu ne fillim te motit 1881 kur shkoi per se dyti here ne Gegeri, keshillonte
dhe shtynte Lidhjen e Prizerenit qe me fuqi te armeve te okuponte Gryken e Ka?anikut dhe te deklaronte zyrtarisht autonomine e Shqiperise.
Abdyl beu kete mendim e shfaqi edhe ne Diber dhe myftiu i Dibres, Jonus Zyhdiu,
tinezisht ia beri te njohut sulltanit. Ky me te marre vesh kete mendim, me nje
ane pergatiti Dervish pashen me nje ushtri per te shkuar ne Prizeren dhe per te
shperndare Lidhjen me force, ne anen tjeter i dha urdher Mustafa Asim Pashes ne
Janine, qe ish njeri mjaft i zgjuar, qe te perdorte te gjithe mjetet per t’i
ndare shqiptaret midis tyre.
Mendimi
i Abdyl beut ishte qe pasi te zihej Gryka e Kaçanikut
ne Gegeri, Toskeria do te okuponte Janinen per te caktuar kufijte e Shqipersie
autonome definitivisht.
Por
ushtria e Dervish Pashes dhe perçarja ne jug dhe ne veri
bene qe te deshtoje gjithçka. Vete Abdyl beu u zu
nga nje fare Jakup çaush midis Paprit dhe
Elbasanit.
f.84
Ne
luftrat ballkanike shqiptaret, po te kishin krenarine e pare (te kohes se
Lidhjes te Prizerenit) mund te bashkoheshin dhe te deklaronin indipendencen se
bashku me deklaraten e luftes ballkanike.
Ne
vend te Ismail Qemalit te ndodhej nje Abdyl bej dhe ne vend te Esadit nje Hodo
pashe dhe ne vend te Bibdodes nje njeri si Vaso Pasha. Shqiperia e re nen nje
triumvirat qe perfshinte gjithe Shqiperine, do te ishte e zonja te mbronte
kufijte natyrale te saj. Por koha ndryshon dhe karakteret dhe njerezit.
Konspektoi Bardhyl Selimi,
5 janar 2024