Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bardhyl Selimi: Mehdi Frasheri - Lidhja e Prizrenit

| E diele, 07.01.2024, 08:50 PM |


Mehdi Frasheri

Lidhja e Prizrenit

Botimi i pare 1938

Nga Bardhyl Selimi

Sa mire do te ishte sikur hartuesit e teksteve tona shkollore te historise, aq me teper te teksteve shkencore te historise kombetare te mbeshteteshin me shume dhe kryesisht ne veprat e burreshtetasve te shquar si Mehdi Farsheri!

Sidoqofte tani kushdo ka qasje per ato vepra qe jane mbajtur te fshehura dhjetera vjet sidomos per njerez si Mehdiu i konsideruar “kolaboracionist”.

Ja disa fragmente.

f.9

Qe nga lufta e Skenderbeut e gjer ne vitin 1878, qe eshet fillimi i kongresit kombetar te Prizerenit, populli shqiptar, prej Europes se qyteteruar konsiderohej si i thethitur prej popullit turk dhe si nje anetar i familjes se madhe myslimane, qe nuk pranonte kombesi te ve?ante.

Lidhja e Prizerenit ishte faktori i pare i rendesishem qe permbysi kuptimin e keq te Europes Okcidentale rreth popullit shqiptar.

Levizja e Prizerenit formon kaptinen e pare te Rilindjes shqiptare, prandaj ka nje rendesi te ve?ante per brezat e rinj.

f.13

Efektin me te madh ne zgjimin kombetar e beri revolucioni francez (1879) me parimet e veta. Midis ketyre parimeve figuron edhe ai i kombesise.

Ideali i kombesise lind nga dy arsye:

Tirania e te huajit

Zhvillimi mendor.

f.16

Populli shqiptar nuk kish gje te perbashket me popujt e medhenj qe perziheshin ne Ballkan, prandaj vetem rreziku mund ta zgjonte ate.

Ky rrezik erdhi nga lufta e Rusise me Turqine, qe synonte zgjerimin e tokave te shteteve slave (Serbi, Bullgari, Mali i Zi) ne kurriz te shqiptareve. (Traktati i Shen Stefanit dhe me vone ai i Berlinit, 1878). Po ashtu Greqia kerkonte Thesaline dhe Shqiperine e Jugut dhe ishujt.

Grekerit frikesoheshin nga epersia qe do merrnin sllavet, duke pushtuar toka ku kishte edhe greker.

f.36

Rreziku qe permbante Traktati i Shen Stefanit ne favorin e nje Bullgarie te Madhe, per demin e Shqipersie, u largua krejt ne Kongresin e Berlinit. Ajo Bullgari e madhe ndahej ne tresh:

pjesa e pare

midis maleve Ballkan dhe Danubit formonte nje principate,

pjesa e dyte

qe nga malet Ballkan deri ne Adrianopoje province autonome nen hijen e Turqise,

pjesa e trete

qe perfshinte disa copa te Shqiperise i mbetej Turqise drejt per se drejti.

f.38

Sado qe levizja e popullit shqiptar doli vetevetiu, nga disa shenja merret vesh se sulltan Abdyl Hamiti, kete levizje ne fillim e ka perkrahur.

f.42

Zoti Goshin, ambasador i Ingliterres ne Stamboll:

Ashpersimi i shqiptareve nuk mund te jete thjesht nje manover e turqeve. Nuk mund te mohohet se kjo levizje eshte plotesisht e natyrshme.

Race e vjeter dhe e shquar me shume se ato raca qe i qarkojne, kane pare nacionalitetet e aferta qe jane nen mbrojtjen e pushteteve te tjere europiane dhe aspiratat e tyre te ndihmuara drejt qenies me indipendente.

Shqiptaret kane pare bullgaret plotesisht te çliruar ne Bullgari dhe te zotet e Rumelise se Orientit. Shqiptaret kane pare deshiren e nxehte te Europes per te liruar nga zoterimi turk tokat e grekerve, kane pare sllavet e Malit te Zi, te mbrojtur nga Perandoria sllave e Veriut.

Tash po shohin çeshtjen e Orientit te zgjidhur ne baze te kombesise dhe sirrethujzen ballkanike shkalle shkalle te ndare ne raca te ndryshme, po mbi kete parim.

Ata shohin se nuk trajtohen njesoj. Kombesia e tyre nuk njihet dhe toka te banuara nga shqiptaret ne veri i jane dhene Malit Te Zi, te mbrojtur nga Rusia dhe Greqise te mbrojtur nga Ingliterra dhe Franca.

Jane propozuar shkembime territoresh por kane dale veshtiresi gjithmone per demin e shqiptareve, qe po sakrifikohen per interes te sllaveve dhe grekeve, pa respektuar parimin e nacionalitetit.

Kombesia shqiptare mund te perdoret me dobi, me shume avantazhe, per interesin e pergjithshem, prandaj jam kunder çdo ndarje pjesetore, qe mund te pengoje formimin e nje province shqiptare te madhe. Prandaj do porosis formimin e nje vilajeti te bashkuar shqiptar. Nga kjo gje do kemi keto dobira:

Nje Shqiperi e Madhe do largoje rrezikun per nje okupacion nga ana e nje shteti te huaj, ne rast te shkaterrimit te Perandorsie Otomane.

Nje Shqiperi e bashkuar do pengonte te hymit nga ana e veriut dhe siujdheza ballkanike do mbetej ne duart dhe zoterimin e racave qe banojne ne ate vend.

Perkundrazi, shqiptaret do behen nje pengim i pakalueshem kur te pellcasin turbullirat..

Nje popullsi qe ne shumice eshte myslimane do te behet shkak i te keqijave te medha per vendet greke dhe sllave qe e qarkojne Shqiperine. Vetem nje pushtet europian mund te ishte i forte t’ia dilte asaj duke mbajtur rendin dhe paqen. Une mendoj se, duke u formuar nje Kombesi Shqiptare, mundesia e nderhyrjes europiane do te pakesohet.

Kjo deklarate e Bretanjes se Madhe tregon se, kur nje popull eshte i bashkuar me nje ideal dhe ka guximin e therrorise, kurdohere dalin shtete dhe popuj te medhenj qe t’i perkrahin.

f.45

Liga e Prizerenit lindi vetem nga rreziku, ne fillim u perkrah nga Sulltani vete. Kjo levizje kombetare qe mori emrin Lige e Prizerenit, ne jug pati qendren intelektuale relativisht me kohen e saj dhe qendren luftarake ne veri.

Qendra e juges me rendesi ishte ajo e Frasherit dhe faqeza ndodhej nen kryesine e Alush babajt, por vertetesisht nen kryesine e Abdyl beut.

Ne qendren e Frasherit mori pjese Danglia, Kolonja, Leskoviku, Permeti, Skrapari, Dishnica, Korça dhe gjithe baballaret bektashinj te Toskerise.

Kerkesa e bashkimit te kater vilajeteve

pike se pari u formulua ne Teqe te Frasherit, pastaj u dergua ne te gjitha qendrat e Shqiperise.

Hasan bej Kostreci dhe Rushan bej Frasheri ishin delegatet shetites ne Toskeri dhe Abdyl beu vete, sipas marreveshjes qe ishte bere ne Stamboll me disa nga paria e Kosoves, mori pjesen e Gegerise per t’i dhene frymen e bashkimit dhe ngjyren e nje nacionalimi politik.

Ne veri, si personalitet aktiv te luftes, per Shkodren ishin Prenk Bibdoda dhe Hodo Pasha, ne Gusinje Ali Pasha.

Per gjithe Toskerine ishin regjistruar tridhjete mije ushtare per t’i bere balle Greqise ne kufirin e jugut.

f.49

Konsujt e Shkodres konstatonin se besa e lidhur midis shqiptareve perfshinte te dy elementet fetare.

Fuqite e medha e kuptuan se Liga Shqiptare nuk ishte nje genjeshter e shpikur nga Turqia por kishte nje force gjallnore prej vetiu.

f.57

Joseph Covain, parlamentar britanik, me 3 janar 1881 foli keshtu ne bashkine Newkestellit:

Malazezte jane rrethuar per nje tjater populli, i cili asht aq trim sa edhe ata dhe historia e tij humbet ne mbrymen e kohes. Shqiptaret jane ma i vjetri komb i Orientit, ishin atje me pare se grekerit e vjeter. Shqiptaret kane legjenda, gjuhe dhe karakteristika te veçanta. Kane disa cilesi qe ndryshojne krejt nga ato te malazezve, por jane aq trima sa edhe ata dhe dashuri e tyre per liri as u vu, as mund te vihet ne dyshim.

Plani i pushteteve eshte qe te marrin nje cope te Shqipersie dhe t’ia japin Malit te Zi pa pyetur shqiptaret.

f.82

Abdyl beu ne fillim te motit 1881 kur shkoi per se dyti here ne Gegeri, keshillonte dhe shtynte Lidhjen e Prizerenit qe me fuqi te armeve te okuponte Gryken e Ka?anikut dhe te deklaronte zyrtarisht autonomine e Shqiperise. Abdyl beu kete mendim e shfaqi edhe ne Diber dhe myftiu i Dibres, Jonus Zyhdiu, tinezisht ia beri te njohut sulltanit. Ky me te marre vesh kete mendim, me nje ane pergatiti Dervish pashen me nje ushtri per te shkuar ne Prizeren dhe per te shperndare Lidhjen me force, ne anen tjeter i dha urdher Mustafa Asim Pashes ne Janine, qe ish njeri mjaft i zgjuar, qe te perdorte te gjithe mjetet per t’i ndare shqiptaret midis tyre.

Mendimi i Abdyl beut ishte qe pasi te zihej Gryka e Kaçanikut ne Gegeri, Toskeria do te okuponte Janinen per te caktuar kufijte e Shqipersie autonome definitivisht.

Por ushtria e Dervish Pashes dhe perçarja ne jug dhe ne veri bene qe te deshtoje gjithçka. Vete Abdyl beu u zu nga nje fare Jakup çaush midis Paprit dhe Elbasanit.

f.84

Ne luftrat ballkanike shqiptaret, po te kishin krenarine e pare (te kohes se Lidhjes te Prizerenit) mund te bashkoheshin dhe te deklaronin indipendencen se bashku me deklaraten e luftes ballkanike.

Ne vend te Ismail Qemalit te ndodhej nje Abdyl bej dhe ne vend te Esadit nje Hodo pashe dhe ne vend te Bibdodes nje njeri si Vaso Pasha. Shqiperia e re nen nje triumvirat qe perfshinte gjithe Shqiperine, do te ishte e zonja te mbronte kufijte natyrale te saj. Por koha ndryshon dhe karakteret dhe njerezit.

Konspektoi Bardhyl Selimi,

5 janar 2024