E enjte, 25.07.2024, 08:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Thoma Puriqi: Nderim Dhimitër Liçit, intelektualit, personalitetit, drejtuesit të spikatur, qytetarit model!

E enjte, 11.04.2024, 07:55 PM


Nderim Dhimitër Liçit, intelektualit, personalitetit, drejtuesit të spikatur, qytetarit model!

Fjala e mbajtur në përcjelljen e fundit të birit të Përmetit, Dhimitër Liçi

Nga Thoma Puriqi

  nderuar të pranishëm, miq,  shokë,  dashamirës, të afërm dhe familjarë.

Ne kete percjellje te parakohshme, në moshen 76 vjeç, per në banesen e fundit nje nga njerezit model ne rrethin e Permetit dhe djalin tone te dashur e te gjitherespektuarin Dhimitër Liçi.

I dashur Dhimo,

Se keshtu te kanë thirrur gjithe jeten, qysh ne rini e deri sot i pashem, krenar, burrëror, dinjitoz, i zoti, shoqëror, i zgjuar dhe me aftesi te veçanta, virtyte te cilat te dallonin dhe te jepnin vlera te pakrahasueshme gjate te gjithe jetes per me teper se shtate dekada.

Dhimiter i dashur,

Na ike ne pabesi te gjitheve, megjithese e doje dhe e vleresoje jeten, por ti ike krenar, pa u ligeshtuar fare, nuk u dergje asnje minute, si nje lis i forte, pavarësisht se problemet shëndetësore erdhën dhe u agravuan me shpejtesi te rrufeshme brenda 15 diteve.

O Dhimo,

Gjithe jeten kudo ku punove dhe drejtove deri ne nivelet me te larta te pushtetit tregove pergjegjshmeri, korrektese, aftesi dhe perkushtim te admirueshem dhe profesionalizem per ta patur zili, që te shoqeruan deri ne momentin e fundit te jetes. Ishe shoqeror, haterlli, fjalembajtur dhe punembaruar, per cilindo qe kishte nevoje per ndihmen dhe kontributin tend.

Rrite, edukove e shkollove tre femijet e tu, te cilet jane krenarë dhe me dinjitet per babain e tyre te dashur.

I dashur Dhimiter.

Pavarësisht se kohet ndryshojne, ti mbete stoik, ne mendimet dhe qendrimet e tua, te cilat I thoje hapur dhe kudo ashtu sic i mendoje.

Keto vlera ti i tregove qe ne vitet e para te shkolles, deri ne perfundim te universitetit si nje student i shkëlqyer prandaj edhe gjate jetes kudo, ishe nje nga intelektualet dhe personalitet i vecante, drejtues i spikatur, duke gezuar respektin maksimal edhe te komunitetit per disa dekada rresht, ku ti kontribuove dhe punove. Dhe i tille ngele deri ne fund te jetes, i dashur!

Per keto dhe te tjerat, jo vetem te afermit por edhe ne te tjeret qe jetuam dhe punuam se bashku, jemi krenarë, ne te njejten kohe dhe te keqardhur qe na ike kaq shpejt gje te cilen do ta ndiejme per shume kohe.

Dhimiter i dashur,

Ketu prane teje eshte bashkeshortja tende, Irda dhe Danieli, me koken ulur, shpirt te derrmuar duke ju u dridhur mjekra nga dhimbja por ata jane edhe larg, dhe kur te vijne nuk do t´i prese me babai sic dinte ai t´i priste e percillte.

Po ketu prane teje eshte edhe mbesa jote e dashur dhe e shtrenjte per te cilen ti ishe gjithmone i merakosur dhe beje gjithecka per te, por helmi i dhimbjes per Genin, dhe meraku per mbesen jetime nuk do te te trete dheu.  Megjithate ata do jene krenarë per ty, babain dhe gjyshin e pakrahasuar. Ketu prane teje jane motrat e tua, vellezerit Nesti dhe Foti, niperit dhe mbesat te gjitheve do t´ju mungoje vellai dhe xhaxhi i dashur te cilin e kishin si ne vend te babait. Por ata do te dine ta perballojne me kurajo dhe force kete dhimbje te madhe, duke respektuar karakterin tend brilant i dashur Dhimiter. Gjithashtu ketu prane kane ardhur te gjithe shoket e tu, qe nga koha studentore, ajo e punes dhe gjithe dashamiresit e tu me te cilet ke ndare plot gjera ne jete duke te percjelle me djhimbje e lot ne sy.

Edhe une i dashur Dhimiter, jo vetem nuk mendoja por dhe kurre nuk do te doja te flisja per ty ne situate kaq te dhimbshme, por ja qe Zoti keshtu e solli, qe te percjellim njeri-tjetrin, i dashur, por njekohesisht jam dhe krenar per nje mik dhe shok si ty pasi ti po iken me dinjtet, koken lart si gjithmone, burreror dhe krenar, vlera te cilet te kane shoqeruar ty dhe familjen tende ne breza gjithe jeten. Ik i qete Dhimo se vlerat e tua do t´i lartesojne ate qe ne deje kane gjakun tend, djali, vajza ,mbesat dhe niperit te tu. Te nderuar pjesmarres,

Ky ishte Dhimitër Liçi dhe i tille do te ngelet ne kujtesen tone.

Lamtumire babi i shtrenjte!

Lamtumire bashkeshort i dashur!

Lamtumire shpirti i motrës dhe vellait!

Lamtumire shoku miku ynë i shtrenjtë!

I përjetshem kujtimi yt!

U prehsh ne paqe dhe te qofte dheu u lehte!

Ju ftoj te mbajme 1-minute heshtje.

T´i rrojnë fëmijet dhe gjithë të dashurit!

Përmet, 08.02.2024

Biografi e shkurtër

Dr. i Shkencave Ekonomike Dhimitër Liçi  lindi në tetorin e vitit 1948. Mësimet e para dhe ato të gjimnazit i kreu në qytetin e Përmetit, ndërsa studimet e larta i ndoqi gjatë viteve 1968-1972 në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Në vitet 1972 – 1974 punoi në Koperativën Bujqësore të Këlcyrës si Shef Plani. Në Këlcyrë ai u rikthye sërish në vitin 1988 dhe për tri vitet që pasuan ushtroi detyrën e Kryetarit të Kooperativës. Dr. Dhimitër Liçi  ishte Drejtor i Bankës Bujqësore të Përmetit në vitet 1974-1980, Nënkryetar dhe Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Përmetit gjatë viteve 1980-1988. Në vitet 1991-1992 ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Përmetit.  Pas ndërrimit të sistemit nga viti 1992 e në vijim Dhimitri u angazhua në sipërmarrjen private në fushën e karburanteve. Pas viteve 90 ishte Kryetar i Shoqatës Kulturore "Arumunët e Shqipërisë" dega e Përmetit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora