Kulturë
Albert Habazaj: Vlora, deti dhe Fatos Arapi
E diele, 07.04.2024, 03:39 PM
VLORA,
DETI DHE FATOS ARAPI
prelud
Albert HABAZAJ
Ta
dish' ti, det i bukur i Vlorës
Kë
freskon vlorërisht këtë mbremje
Shëndet
do të bëheshe për poetët,
Do
të shteroje deri në çmendje!...
Nga
Pogradeci e Saranda t'erdhën, o det,
Nga
Kalabria, Gjirokastra, Fieri, Gjakova …,
Hemisferë
floriri çdo poet,
Mjalt
nga fjal' e tyre për ty zgjodha.
Ti
i pret mysafirët si Perëndi,
Ne
kthejmë krikllat e freskëta të birrës,
I
mbushin përsëri në valët e tua,
Në
tufë pulëbardhash të gëzuara.
Pijmë
birrë e valë, e këngë e zjarr,
E
gurgullullojmë si rruaza xhevahiri,
Vargjet
për ty burojnë ujëvarë,
I
vemë kurorë një gjethe ulliri.
Krijojmë
e ndezim diellin si Fatos Arapi,
Si
zogj furtune në buzë të detit,
S'është
gjë takimi i mbretit me mbretin
Para
takimit të poetit me poetin!