Kulturë
Hamza Halabaku: Ma kurseni nënën
E marte, 02.04.2024, 07:41 PM
Hamza Halabaku:
MA
KURSENI NËNËN
Një
ditë, kur do të iki në amshim
Do
të bëhem temë e bisedave tuaja
Emri
im do të lakohet
Herë
në rasën dhanore
Herë
në kallëzore.
(Ju
lutem, ma kurseni nënën)
Për
të (pa)bërat e mia e të brezit tim
Për
gabimet tona të bëra pa dashje
Për
punët që na mbetën të pakryera
Vazhdoni
ju, ku brezi ynë e la,
Pa
sharje e pa mallkime.
Përpjekjet
tona
në
letra jua lamë të shkruara
Mos
përtoni kërkoni
i
gjeni në raftet e arkivave.
Do
të shihni se
“Bëmë
atë që mundëm e ditëm”
E
kur të bëni vlerësimet
Për
të (pa)bërat tona, lutemi,
Shihni
me kë kemi pasur punë
Pastaj
është lehtë të bëni vlerësime
E
të merrni vendime
Për
belbëzime tona
E
për mërmëritë që i bëmë
Pa
dashje, po, mos na gjykoni
Se
më vonë do të pendoheni.
Kur
t’i lexoni letrat që jua lamë
Mos
nxitoni me vendime ndëshkuese
se
në letrat e lëna të shkruara
Ka
faqe të grisura
e
të munguara
Ka
edhe fjalë të shlyera,
(I
kam parë me sytë e mi)
se
në kohën tonë ka pasur
e
do të ketë edhe në tuajën
mashtrues,
batakçinj
të
pandershëm e sharlatanë.