E shtune, 27.04.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Trimi arvanitas Odysseas Androutsos

E hene, 25.03.2024, 08:56 PM


Elvi Sidheri:

Gjatë Revolucionit Grek, që përkujtohet sot, si përherë, më 25 Mars, për të kremtuar fillimin e tij, më 25 Mars 1821, krahas shumë e shumë kapedanëve dhe udhëheqësve të tjerë arvanitas, që dhanë jetën e derdhën gjakun për lirinë nga robëria osmane, gjithmonë më ka grishur njëri syresh, Odysseas Androutsos, trimi guximtar arvanitas, i lindur në Itakën e Odiseut mitologjik, me prejardhje nga Greqia Qendrore (Livanates, ngulim i moçëm arvanitas), në viset që në lashtësi njiheshin si vendlindja e Akilit të pamposhtur, dhe Preveza.

Ndër ushtarakët më besnikë të Ali Pashë Tepelenës, ky kleft arvanitas, do të shquhej veçanërisht për qëndresën heroike në Betejën e Hanit Gravia, ku 120 kryengritës, të prirë nga kapedanët arvanitas, Odysseas Androutsos, Yannis Gouras dhe Angelis Govios, do të përballonin heroikisht mësymjet e 9000 ushtarëve osmanë, (300 prej të cilëve do të vriten në këtë betejë). Kjo është nga betejat më vendimtare të këtij revolucioni, ku, siç shpesh ndodh me shqiptarët, në anë të ndryshme të luftës, ata gjendeshin njëri kundër tjetrit, sepse forcat osmane udhëhiqen nga Omer Vrioni ndërkaq, (të dy patën qenë në shërbim të Ali Pashë Tepelenës). Pas Betejës së Hanit Gravia, Odysseas Androutsos, do të ballafaqohet me përçarjet e revolucionarëve dhe smirën e bashkëluftëtarëve, të nxitur nga bashkëpunimi i tij me shqiptarët, edhe kur ata luftonin për osmanët. Androutsos do të vritet pabesisht duke u flakur nga Akropoli i Athinës në humnerë në vitin 1825.

Edhe karriera e Omer Vrionit do të marrë të tatëpjetën gjithsesi, dhe Porta e Lartë do ta largojë nga Peloponezi në vitin 1824, duke e cilësuar fajtor për dështimet në luftë me kryengritësit arvanitas kryesisht.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Elvi Sidheri: U bëfsh 1000 vjeçe, Tirona ime! Elvi Sidheri: Fjalët e të mbijetuarit të Buchenwald dhe Auschwitz, 100 vjeçarit Eddie Jaku Elvi Sidheri: Zbulimi i ri madhështor arkeologjik në rrënojat e qytetit të lashtë iliro-dardan të Ulpianës Elvi Sidheri: Në Vushtrrinë e kështjellës së vjetër Elvi Sidheri: Krokodeilos Kladas (1425 - 1490) Elvi Sidheri: Vlerë e paçmueshme për historinë tonë Elvi Sidheri: Kur Milan Kundera pati ftuar në Pragë Márquez, Cortázar dhe Fuentes Elvi Sidheri: Shqiptarët e bregdetit të Azovit, dhe gjuha shqipe që flitet gjer në skajet e Ukrainës Elvi Sidheri: Kur Andon Zako Çajupi paraprinte kohët, me përshkrimin therës të Klubit të Selanikut Elvi Sidheri: Thadeus Benediktoviç Bulgarin, letrari i shquar kundërthënës ruso-polak, me origjinë të largët shqiptare Elvi Sidheri: Ati i 'Maqedonizmës' me rrënjë të panjohura shqiptare Elvi Sidheri: Letra e fundit para rënies heroike e Kristo Bagerit drejtuar të atit, Josif Bageri Elvi Sidheri: Një botim i çmuar për historiografinë shqiptare Elvi Sidheri: Aventurieri arbëror i shekullit XVI që sundoi brigjet e largëta të Indisë Elvi Sidheri: Anton Nikë Berisha - Krijues i mirëfilltë i letrave, që jeton me letërsinë dhe për letërsinë Elvi Sidheri: Vargjet e para në spanjishten mesjetare kushtuar Gjergj Kastriotit Elvi Sidheri: Gjenerali me origjinë shqiptare nga Shkupi që shpëtoi të krishterët e Stambollit Elvi Sidheri: Botohet “Qasje Artit Poetik” të Aristotelit, me shqipërim nga profesor Anton Nikë Berisha Elvi Sidheri: Dy Pjetër Bogdanët e mesjetës së arbërorëve dhe bullgarëve Elvi Sidheri: Familja Radovani dhe krerët shqiptarë të Kishës Katolike në Bullgarinë mesjetare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora