Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Gjenerali me origjinë shqiptare nga Shkupi që shpëtoi të krishterët e Stambollit
E shtune, 09.01.2021, 09:28 PM
Sulmet e dhunshme ndaj pronave
të të krishterëve gjatë Pogromit të Stambollit
Gjenerali me origjinë shqiptare nga Shkupi që shpëtoi të krishterët e Stambollit
Nga
Elvi Sidheri
Ditët
e 6 dhe 7 shtatorit 1955, do të mbeten në historinë moderne të Stambollit, të
njollosura nga mësymjet e dhunshme të organizuara kundër pakicës së krishterë
në qytetin gjigant në brigjet e Bosforit, midis Europës dhe Azisë, në
Stambollin ku akoma ruhen gjurmët e perandorive të shkuara, nga romakët te
bizantinët, gjer te osmanët të fundit në radhë, përpara se megalopolisi turk
t’i linte vendin Ankarasë si kryeqytet në shekullin XX.
Gjithsesi,
ende në mesin e viteve 50 të shekullit të shkuar, në Stamboll vijonin të
jetonin rreth dyqind mijë të krishterë, kryesisht grekë (ose grekofonë,
përfshirë edhe plot shqiptarë ortodoksë, pjesë të një komuniteti shqiptar të
kësaj feje, të ngulitur në Konstandinopojë prej disa shekujsh dhe të shquar në
disa profesione të veçanta dhe sipërmarrje e njerëz të njohur e të suksesshëm,
siç kam hasur në kërkimet e mia), por edhe armenë, gjeorgjianë, asirianë,
levantinë katolikë, etj.
Ndërkaq,
mbas ngjarjeve që në histori do të cilësoheshin Pogromi i Stambollit, këtij
komuniteti do t’i jepej thuajse përfundimisht dërrma, teksa qenë shkatërruar
shumica e pronave, kishave dhe shtëpive e varreve të tyre, nga turmat e
ndërsyera të ardhura kryesisht nga jashtë Stambollit për zbatimin e këtij plani
ogurzi.
Në
kontekstin e ashpërsimit të problemit të Qipros, dhe ndarjes komunitare mes
grekëve dhe turqve të Ishullit të Afërditës, një shpërthim do të ndodhte sakaq
në Selanik, pikërisht në Shtëpinë e Ataturkut në qytetin e dytë më të madh të
Greqisë, më 5 shtator 1955, në kopshtin e kësaj godine historike, duke thyer
vetëm disa qelqe dritaresh, por gjithsesi të nesërmen, falë edhe nxitjes së
turmave në një gazetë turke (Ekspres), do të fillonin trazirat në Stamboll.
Ngjarjet
filluan së pari në Beyo?lu dhe sulmet do të përfshinin shtëpitë dhe vendet e
punës së pakicave në Kurtulu?, Ni?anta??, ?stinye, Yeniköy, Eminönü, Yedikule,
Bak?rköy, Fatih dhe Eyüp. Ngjarjet u përhapën gjithashtu në Moda dhe Ishujt e
Princit.
Përkundër
mefshtësisë së autoriteteve, në disa raste edhe banorët turq do të ndihmonin
fqinjët e tyre, duke u thënë mësymësve se në shtëpitë përreth nuk kishte grekë,
por veçanërisht një njeri edhe sot e kësaj dite mbahet mend botërisht për
mbrojtjen e ofruar ndaj pakicës së krishterë në këto rrethana të frikshme.
Ky
njeri quhet Re?at Mater, i lindur në Shkup në vitin 1911, dhe në ditët e këtyre
ngjarjeve të tmerrshme, ishte kapiten i Forcave Ajrore Turke (me detyrën Shefi
i Shtabit i Komandës së Shkollave të Aviacionit).
Familja
Mater jetonte në një shtëpi trekatëshe prej druri në Muhasebeciler Soka??, në
lagjen Cevizlik, zonë që gjendej ngjitur me ?stanbul Caddesi në Bak?rköy,
pikërisht në vendin ku do të shpërthenin sulmet dhe plaçkitjet ndaj të
krishterëve.
Plaçkitësit
që patën synuar të hynin në këtë lagje do të gjenin ushtarakun Re?at Mater si
pengesë të pakalueshme për realizimin e planit të tyre sidoqoftë.
Ky
ushtarak i lartë i forcave ajrore turke, fatmirësisht pati qëlluar të ishte me
leje atë javë dhe kish ardhur në Stamboll për të ndejtur me familjen e tij.
Re?at
Mater, kur pati dëgjuar për plaçkitjet e dhunshme, menjëherë do të dilte vetë
jashtë për të mbrojtur fqinjët e tij grekë dhe armenë, veshur me uniformë dhe
armë në dorë, e kur burrat e lagjes së tij do ta shihnin ushtarakun në rrugë,
patën vrapuar bashkërisht për ta ndihmuar atë me mjete rrethanore mbrojtëse në
duar.
Papritmas
ngrihet një barrikadë në hyrje të rrugës kundër mësymësve, e ndërkaq Mater i
kish marrë në mbrojtje fqinjët e tij grekë dhe armenë brenda në shtëpinë e tij
dhe plaçkitësit e ardhur në lagje qenë habitur së tepërmi duke gjetur një
ushtarak të armatosur përballë tyre.
Grupet
e ndërsyera me njerëz të dhunshëm do të detyroheshin të ktheheshin mbrapsht
rrjedhimisht dhe atë natë, falë Re?at Mater, asnjë shtëpi apo dyqan i vetëm në
pronësi të pakicave të krishtera nuk do të dëmtohej në lagjen Cevizlik, që
përbëhet nga gjashtë rrugë.
Mater
do të bëjë shumë emër me kalimin e viteve në ushtri dhe katër vite pas këtyre
ngjarjeve, ai do të gradohej gjeneral brigade duke u emëruar në Komandën e 3-të
të Forcave Ajrore.
Ai
gjithashtu do të shërbente si Shef i
Logjistikës së Shtabit të Përgjithshëm me gradën Gjeneral Major. Më pas
gradohet gjeneral në 1967. Një vit më vonë, ai bëhet edhe Komandant i Forcave
Ajrore në vitet 1968-1969.
Thënë
ndryshe, ai do të bëhet ushtarku i tretë për nga rëndësia në Ushtrinë Turke.
Mater
ndërron jetë më 22 qershor 1989 dhe djali i tij, Tayfun Mater, i cili ishte
gjashtë vjeç në kohën e ngjarjeve tragjike në fjalë, ende mban lidhje dhe
takohet me fëmijët e fqinjëve të tij grekë që patën emigruar në Greqi pas kësaj
dhune.
Përveç
respektit dhe vlerësimit për qëndrimin heroik të këtij njeriu, ajo që bie në sy
është padyshim origjina e tij nga Shkupi, që jo rastësisht është edhe
vendlindja e tij.
Re?at
Mater vjen nga një famlije e madhe shkupiane, ku bëjnë pjesë edhe myftiu i
Shkupit Ali Durak Efendi dhe Guvernatori i Jemenit Mehmet Mefahir Bey.
Në
Stamboll ai studion në Akademinë Ushtarake dhe Shkollën e Artilerisë, krahas
Shkollës së Aviacionit në vitet 1930, ndërsa bashkëshortja e tij është Meliha
Mater, sërish me origjinë nga një derë e fisme nga Shkupi, me mbiemrat
Vardarl?lar dhe Vardar, ku bëjnë pjesë pinjollë të njohur si deputetë të
parlamentit turk, gazetarë, mjekë të famshëm, ushtarakë të lartë, biznesmenë e
shkrimtarë.
Siç
shihet nga biografia dhe nga origjina e familjes së Re?at Mater, Shkupi është
vendlindja e njeriut që pati shpëtuar me vetëmohim fqinjët e tij të krishterë
në valën e dhunës kundër kësaj pakice me rrënjë mijëravjeçare në Stamboll,
gjatë ditëve të Pogromit famëkeq ndaj tyre, por gjithashtu Shkupi është
origjina e familjes së bashkëshortes së tij, dhe ky fakt dëshmon edhe më tepër
rrënjët shqiptare të këtij heroi që vijon të kujtohet me respekt në Turqi e
jashtë saj, për gjestin e tij guximtar, në një kohë kur shumëkush nuk pati
lëvizur as gishtin për të ndihmuar këta njerëz të përndjekur.
Për
këtë arsye Re?at Mater meriton edhe të njihet nga lexuesit shqiptarë.
Rrënimet e Pogromit të Stambollit të datave 6-7 shtator 1955