Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Komitët e harruar shqiptarë të luftës për Maqedoninë
E marte, 05.05.2020, 05:10 PM
Komitët e harruar shqiptarë të luftës për Maqedoninë
Nga
Elvi Sidheri
Data
4 Maj, në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, përherë kujtohet me nderime të
veçanta, në përkujtim të veprës së Goce Dellçev, mbase figura më e rëndësishme
e lëvizjes kombëtare bullgaro-maqedonase në viset e Maqedonisë historike.
Në
këto kremtime, për arsye të kuptueshme, të parëndësishme për shqiptarët, nuk
mungojnë shpesh fërkimet mes dy vendeve, për identitetin kombëtar të vetë Goce
Dellçevit dhe veprimtarisë së tij patriotike, bashkë me VMRO-në historike dhe
komitët që patën luftuar për këtë kauzë, e me këtë rast, sot do të sjell një
sërë faktesh fort grishëse dhe emblematike në lidhje me këtë tematikë dhe disa
komitë të njohur shqiptarë të kohës, pikërisht në ditën e përleshjes
përfundimtare, ku Dellçev dhe të tjerët do të kapeshin në pritë nga turqit.
Këtu
pikërisht del në pah anëtari shqiptar i çetës së komitëve të Goce Dellçev, i
quajtur Evstati Arnautçeto, që sipas shumë dëshmive të kohës, jo vetëm që ishte
me kombësi shqiptare, por gjithashtu do të vdiste heroikisht në përleshjen
përfundimtare, bashkë me vetë Dellçev.
Ndërsa
në Maqedoni dhe Bullgari kremtohet përvjetori i 117 i rënies në betejë të
heroit të dyfishtë kombëtar Goce Dellçev (???? ??????), një fakt interesant
pakkujt i ka rënë në sy gjatë më shumë se një shekulli, që në raportin për
përleshjen e armatosur me turqit në fshatin Banica, në Greqinë e sotme, nga
çeta e komitëve të Dellçev, do të vriteshin pas 15 orësh luftë nga turqit
Dimitar Gushtanov, Stefço Tarlishiançeto, Konsullata nga Vollaku dhe njëfarë
Evstati Arnautçeto (???? 15-?????? ????????, ?? ?????? ?? ?????? ??????? ???????
???????, ??????? ??????????, ?????? ???????????? ?? ?????? ? ????????? ??
?????).
Evstati
Arnautçeto, domethënë Evstati Shqiptari (Arnauti). Si dëshmi e mëtejshme për
këtë, Mihail Çakov (?????? ?????), njeriu që do të mblidhte eshtrat e Dellçev
më vonë, komit i njohur bullgar i kohës, kur shkruan për këtë ngjarje
(?????????? ??? ?????? ? ??????? ?? ???? ?????? / Përleshja në Banica dhe
vdekja e Goce Dellçev), shkruan konkretisht: "?? ????, ??? ?????? ??????,
???? ? ??????? ??????????, ?????, ?????????, ??????? ?? ?????????. ???????? ?
???, ? ???? ???????" në shqip: "Pranë tij, rrëzë murit ndodhej
Evstati Arnautçeto, që teksa qëllonte, shante në gjuhën shqipe. Po edhe ai
heshti dhe e vranë".
Evstati
Arnautçeto do të varrosej aty nga fshatarët e zonës, bashkë me Stefço
Tarlishiançeto dhe Konsullata (???????? ????????? ?? ??????? ???????? ?????? ?
???????, ? ??????? ????? ????? ???????, ? ??????: ?????? ????????????,
????????? (?????? ?? ?????? ?? ???????), ? ??????? A????????? ?????? ??
???????? ?? ?? ???????? / Tefikov urdhëroi që të liheshin mënjanë Dellçev dhe
Gushtanov. ndërsa tre të vrarët e tjerë, Tarlishiançeto, Konsullata dhe Evstati
Arnautçeto i la t'i varrosnin fshatarët). Varri i këtij komiti të panjohur
shqiptar të çetës së udhëheqësit më të njohur bullgaro-maqedonas, për të cilin
akoma këto dy vende, grinden, gjendet në Banica, ?????? të sotme në Greqi.
Nuk
është aspak i habitshëm ky fakt, sepse ka plot dëshmi të ngjashme të kohës.
Për
shembull, një tjetër udhëheqës i njohur komit i VMRO të kohës, ka qenë njëfarë
Atanas Albanski (Athanas Shqiptari), me origjinë nga fshati Jelloc i Epërm i
Gostivarit, që sipas përshkrimeve të kohës (viteve 1890) nga folkloristi
bullgar Andrej Stojanov:
“?.
????? ??????. – ????????? ?? ???? ???? ??????? ??
????????? ????? ?? ?? a???????? ? ?????? ??? ???? ???????????? ??????? ????? ??? ????????? ?
????????? ???????”
Në
shqip:
“Në
fshatin Jelloc i Epërm, bullgarët e këtij fshati kanë prirje ta ndërrojnë
gjuhën e tyre në shqip dhe e folura e tyre tashmë përbën një përzierje mes
bullgarishtesh dhe shqipes”
Që
faktikisht nuk domethënë asgjë tjetër, përveçse realisht ky ishte një fshat ku
popullata shqiptare ortodokse, fliste edhe bullgarisht, dukuri e njohur edhe në
zonën e fshatrave të shumtë me shqiptarë ortodoksë të Rekës së Epërme.
Kryengritja
e Ilindenit, apo Ditës së Shën Ilias, shenjtor fort i dashur edhe mes
shqiptarëve ortodoksë sot e kësaj dite, dhe Republika jetëshkurtër e Krushevës,
gjithashtu kishin pjesëmarrje madhore shqiptare, përfshirë qytetin e Krushevës,
ku shqiptarët ortodoksë fillimshekullin XX ishin me qindra, dhe në vetë
manifestin e Republikës, të botuar nga Nikolla Kirov, që vetë kish marrë pjesë
në ngjarjet në fjalë, shqiptarët përmenden menjëherë:
“??
?????????????? ?? ???????????
????????? ????????????? ???????? ? ?? ???????????
?? ???????? ??????, ??????, ???????? ? ????????
?????”.
Në
shqip:
“Për
udhëheqësit e Komitetit Revolucionar të Qarkut të Krushevës dhe për Drejtuesit
e kombësive të qytetit, vllehëve, grekëve, shqiptarëve dhe bullgarëve”.
Manifesti
("???? ?? ?????????? ?????????. ?1219.
????????, 1903 ?????? / Shtabi i Kryengritësve Krushevas, nr. 1219, Dita e Shën
Ilias, viti 1903), mbyllet me thirrjet brohoritëse në secilën gjuhë të zonës,
përfshirë thirrjen në shqip: “Rroftë Maqedonia!”
(??
??????? ?????????! ???? ?????????! ?'??????? ?????????! ?????
?????????!. . .)
Sipas
shumë burimeve bullgare dhe ruse të kohës, edhe Pitu Guli, heroi i Krushevës,
nga babai ishte shqiptar, “???? ????, ????????? ?? ????? ?????? ????? ? ???????
? 1908 ????, ??? ???? ??? ????????”, nga rusishtja, që në shqip do të thotë:
“Pitu Guli, i vrarë në luftë kundër turqve në Krushevë në vitin 1908, nga babai
ishte shqiptar”, dhe në bullgarisht “????? ? ????? ???? ?? ????? ?????? ? ????
???????”, që në shqip do të thotë “I lindur në të njëjtin qytet (Krushevë), nga
nënë vllehe dhe baba shqiptar”.
Janë
fakte të shumta, që asnjëherë nuk mund të jenë rastësore, dhe që shikuar
përmbledhtas, krijojnë menjëherë përshtypjen për pjesëmarrjen e rëndësishme të
shqiptarëve në tërë zhvillimet madhore të zonës së Maqedonisë historike,
gjithnjë në ballë të luftës, përherë në anën e duhur.