Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Ikja si triumf i jetës
E hene, 01.04.2024, 08:53 PM
IKJA
SI TRIUMF I JETËS
Nga
Timo Mërkuri
Qysh
në leximin e parë e ndjen se poezia "Tuj
ikë dekës" e Donika Dabishevcit është një poezi moderne me
kuptimshmëri të drejtpërdrejtë, por kjo, jo për shkak të dialektit dhe
melodicitetit të saj se sa për aspektin tematik, ideor dhe stilistik , të cilat
bëjnë që ajo duket si një degë lisi epik që është zgjatur në kohën tonë. Për
këtë arsye mendojmë ta nisim analizën tonë te kjo qasje.
I-Së
pari, poezia është shkruar në dialektin gegnisht, ku përdorimi i këtij
dialektit dhe leksiku në poezinë
"Tuj ike dekës" që ndikon në qasjen tonë për të kuptuar lidhjen me
epikën e kreshnikëve, madje ky element gjuhësor krijon një ndjesi të fortë të
lidhjes së kësaj poezie me traditën dhe trashëgiminë kulturore të popullit
shqiptar. Dialekti gegnisht është një nga dialektet më kryesore dhe të
përdorura në literaturën dhe kulturën shqiptare, jo vetëm, por kryesisht në
zonat veriore të Shqipërisë dhe Kosovë, ndaj përdorimi i tij në poezinë
"Tuj ike dekës" mund të lidhet me traditën e epikës kreshnike në këtë
zonë. Rrëfimet dhe legjendat janë krijuar shpesh në dialektet lokale, duke e
bërë kështu tekstin poetik më të afërt me popullin dhe kulturën nga e cila
rrëfen, ndaj mendojmë se dhe përdorimi i këtij dialektit në poezinë "Tuj
ike dekës" të sjell këtë ndjenjë vazhdimësie me epikën dhe lidhjeje me
kohën e trashëgimisë kulturore të epikës kreshnike. Për më tepër, përdorimi i
leksikut geg ka sjellë në poezi detaje të veçanta dhe ngjyra sa lokale, aq dhe
historike që forcojnë autenticitetin dhe i japin poezisë një ndjenjë.
Së
dyti: fakti që "Epi i Kreshnikëve" është shkruar në dialektin
gegnisht dhe ngjarjet e tij zhvillohen
(shumica) në territorin e sotëm të Kosovës është një argument i rëndësishëm për
të vlerësuar lidhjen e poezisë "Tuj ike dekës" me këtë traditë epike
në këto elemente:
-Përdorimi
i dialektit gegnisht në poezinë "Tuj ike dekës" të krijon një ndjesi
të veçantë lidhur me traditën dhe gjuhën e "Eposit të Kreshnikëve"
pse duke ndarë një dialekt të përbashkët, poezia dhe epi kanë vetëdije të përbashkët gjuhësore, që
ndihmon në interpretimin dhe kuptimin e tyre në kontekstin e gjuhës dhe
kulturës shqiptare. Duhet të pohojmë se dialekti gegë është një pasuri e madhe
kombëtare dhe i ka dhënë historikisht një ndikim të paçmueshëm lëvrimit dhe
pasurimit të gjuhës shqipe, duke qënë akoma një degë prurjeshumë e lumit të
gjuhës sonë. Më thellë: dialketi gegë është një krenari kombëtare e lashtësisë
së gjuhës dhe kulturës sonë, është një dëshmi e hershmërisë së etnitetit dhe unitetit të etnitetin tonë kombëtar. Në
aspektin e njohjes së historisë së gjuhës shqipe ky dialekt është “rezervati”
kryesor i dijeve.Kështu, te pasazhet: "Prej bodrumi n’bodrum, prej katundi
n’katund,/prej shtegu n’shteg, qafmalesh, rranxash, /pjerrinash, rrëpinash
t’thyeshme. Sa k’tu sa aty.","Andërrmbytun./
Shpresëvde-kun.","Strajcat n’shpinë, t’vogjlit kalaqafun,/
t’plagosunit n’lese t’sajueme./ T’lodhun e tangall./ T’uritun, te tanë./Dergjun
për nji pikë ujë." përshkruajnë thellësinë e vuajtjes dhe ankthit në
kontekstin e një realiteti terrori, ku
përdorimi i fjalëve dhe imazheve të ngjashme me ato të "Eposit të
Kreshnikëve" krijojnë një lidhje me traditën dhe kulturën shqiptare, duke
e thelluar kuptimshmërinë e poezisë dhe të historisë së njëjëshme në epoka të
ndryshme.
-Për
shkak të lokalizimit të ngjarjeve të epit në territorin e sotëm të Kosovës,
përdorimi i dialektit geg në poezinë "Tuj ikë dekës" krijon një
lidhje të fortë me kulturën dhe historinë e këtij territori dhe zgjon në
ndërgjegjen e lexuesit kujtime ngjarjesh e vendesh legjendash epike, frymëzuese
për aktualitetin e poezisë. Në traditën shqiptare është e natyrëshme që në luftra të ndryshme sillen në kujtesë heronjtë epik dhe vendet ku
kanë kryer heroizmat. Kështu psh pasazhiqë përmendëm më sipër shpalos imazhe të landscape-it kosovar, duke
e lidhur poezinë ngushtë me territorin dhe kulturën e Kosovës. Kuptimi i
shprehjes së “landscape-it Kosovar” është qëndrimi ose përjetimi ndaj pamjes
natyrore dhe mjedisit gjeografik të Kosovës, ku ky përjetim mund të jetë
emocional, estetik, apo edhe historik në disa raste, duke reflektuar lidhjen
dhe ndjenjën e poetes ndaj peizazhit dhe trashëgimisë natyrore të këtij
territori. Në poezinë e Donika Dabishevci, shprehja e landscape-it kosovar
nënvizon lidhjen e poezisë me kulturën dhe historinë e Kosovës.
-Përdorimi
i dialektit geg në poezinë e Dabishevcit shpreh përkujdesje dhe respekt të
veçantë për trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar, duke e lidhur atë me
një nga epokat më të rëndësishme të kulturës dhe letërsisë së tij. Psh, te
vargjet: "Strajcat n’shpinë, t’vogjlit kalaqafun,/t’plagosunit n’lese
t’sajueme/ T’lodhun e tangall./T’uritun, te tanë./Dergjun për nji pikë
ujë."shprehet një lidhje e ngushtë me traditën dhe kulturën shqiptare,
duke e bërë poezinë të reflektojë një nga epokat më të rëndësishme të letërsisë
së saj, atë epike. Përmes dialektit geg, poezia e Dabishevcit sjell përpara
lexuesin pamje autentike të eposit. Ndaj themi se, përdorimi i këtij dialekti
shpreh përkujdesje të veçantë për
trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar dhe e lidh poezinë me një prej
kohërave më të rëndësishme të historisë dhe letërsisë së saj.
-Duke
përdorur dialektin geg në poezinë "Tuj ike dekës", lexuesit u jepet
një theks i veçantë lidhur me kontekstin historik dhe kulturor të Kosovës (dhe
zonës së Shqipërisë veriore). Duke qenë se "Epi i Kreshnikëve"
shprehet për ngjarje dhe personazhe që rrëfehen në këto treva, përdorimi i
dialektit geg te poezia e Dabishevcit rrit ndjenjën e përputhshmërisë me
trashëgiminë kulturore të kësaj zone.
-Shqipëria
veriore dhe Kosova janë pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar shqiptar,
ndaj përdorimi i dialektit geg në poezinë "Tuj ike dekës" e cila
lexohet dhe në trevat jugore ndihmon në forcimin e kësaj lidhjeje identitare
dhe në rritjen e kujdesit për trashëgiminë kulturore, duke ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e
kulturës e dialektit geg, duke e bërë atë të ndjehet e rëndësishme për të
gjithë shqiptarët.
-Dhe
së fundi, përdorimi i dialektit geg krijon një lidhje të ngushtë emocionale me
lexuesin, veçanërisht ata që janë të njohur me këtë dialekt, pavarësisht se
mund të jenë lexues që u përkasin
trevave toske. Kjo ndjesi e afërisë mund të ndihmojë në forcimin e ndjenjës së
përgjegjësisë për trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit dhe kulturës
shqiptare. Psh., pasazhet: "Janë shumë. T’panumërueshëm janë./Gjithkah.
Gjithkund fmijë, gra e pleq/ n’karvan t’pakthimit. Humbtinave/ kurrë t’njohuna
tamam.","Arnat s’ua mlojnë brinjtë. As kockat/ Ftyrëzbardhemt.
Syzgavruem/ Buzëshkrumbuem. Rrashtëkrisun / T’mavijosun" dhe "Dielli
i përvlon e hana i ngrin./S’dihet ku ju errë nata e ku ju çelë dita./Për ku ja
kanë mësy e ku kanë me mbërri." forcojnë lidhjen emocionale të lexuesit me
poezinë e cila përdor dialektin geg, veçanërisht ata lexues që janë të njohur
me këtë dialekt. Edhe pse lexuesit mund të jenë nga zona toske, ndjesia e
afërisë që krijohet nga përdorimi i dialektit geg mund të ndihmojë në forcimin
e ndjenjës së përgjegjësisë për
trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit dhe të kulturës shqiptare. Kjo
afërsi emocionale bën që lexuesit të ndihen të lidhur me identitetin e shprehur
në poezi, duke i shtuar vemëndje përshkrimit të trashëgimisë së tyre kulturore
dhe historike.
Pra,
jo më kot poetja Donika Dabishevci, njohëse dhe zotëruese e shkëlqyer e gjuhës shqipe standarte përdor në këtë poezi
me interes mbarëshqiptar dialektin gegë, që shërben për të tërhequr vëmëndjen e
lexuesve të trevave toske, për të thelluar lidhjen me traditën dhe trashëgiminë
kulturore të epikës kreshnike, për të forcuar identitetin kombëtar dhe
emocional të lexuesve, duke ngjallur një ndjenjë të përbashkët për trashëgiminë
kulturore dhe historike që forcon përvojën e leximit dhe kuptimin e poezisë në
kontekstin e saj më të gjerë.
II-
Edhe pse poezia "Tuj ike dekës" e Donika Dabishevcit është e shkruar
në një kontekst modern, ajo mbart një shumësi elemente tradicionale që shfaqen
si truall e sfond tradicionaliteti në këtë poezi moderne. Disa elemente
tradicionale përdorur në poezinë moderne
të Dabishevcit shfaqen në:
-Edhe
pse poezia është shkruar në një kontekst modern, ajo mund të përdorë motive dhe
simbole të lashta që janë të njohura për kulturën dhe historinë e një vendi.
Për shembull, përdorimi i diellit si një simbol i dritës dhe shpresës është një
motiv i lashtë që shpesh përshkruhet artet gojore epike. Psh.,"Dielli i
përvlon e hana i ngrin" ku, dielli përfaqëson një simbol tradicional të
dritës dhe shpresës, duke i dhënë poezisë një lidhje me motive të njohura në
letërsinë epike.
-Edhe
pse përmbajtja e poezisë është moderne, ajo përdor stil dhe formë që kanë rënjë
në traditën letrare të popullit tonë. Në këtë poezi ka elementë të rregullt
strukturore dhe stilistike që përputhen me traditënpoetike. Psh., "Janë
shumë. T’panumërueshëm janë." vargje që sugjerojnë ndjenjë të skajshmërisë
të dhimbjes e vuajtjes, masën e gjerë njerëzore që i përjeton ato, duke i dhënë
poezisë një lidhje me historinë jo vetëm të epikës sonë por dhe të përvojës së
njerëzimit, psh ikja e hebrenjve nga Egjypti, të ndjekur nga ushtria e
faraonit.
-Përdorimi
i gjuhës dhe dialektit gegë në poezi
sjell një ndjesi të tradicionalitetit dhe të lidhjes me kulturën dhe
identitetin e një populli. Duke përdorur dialektin gegë në poezinë "Tuj
ikë dekës", autorja identifikon lidhjen me traditën gjuhësore dhe kulturën
epike shqiptare. Psh., vargjet në dialektin gegë: "Strajcat n’shpinë,
t’vogjlit kalaqafun / t’plagosunit n’lese t’sajueme." sjellin një lidhje
të ngushtë me traditën gjuhësore dhe kulturën e zonës së Shqipërisë veriore dhe
Kosovës.
-Në
poezinë moderne, tema e përballjes me fatin dhe vuajtjet e njerëzve është një
element i rëndësishëm që përputhet me traditën e rrëfimeve epiko-lirike. Te
poezia e Dabishevcit kjo temë është e pranishme dhe sjell lidhje me motivet
tradicionale të rrëfimeve epike. Psh te vargjet: "Andërrmbytun./
Shpresëvdekun" përdorim i fjalëve të përbëra shpreh një temë të përbashkët
kohore, të përballjes njerëzore me fatin, tema që janë motive të pranishme në
letërsinë tradicionale.
-Edhe
pse poezia është e shkruar në një kontekst modern, ajo mund të eksplorojë
motive dhe temat e përbashkëta njerëzore që kanë qenë të pranishme në letërsinë
tradicionale. Këto motive e tema, siç janë dashuria, humbja, shpresa, dhe
vuajtjet e jetës, janë përdorur në kontekstin
modern, duke i dhënë poezisë një dimension të lidhur me traditën letrare. Psh:
Janë shumë. T’panumërueshëm janë/ Gjithkah. Gjithkund fmijë, gra e
pleq/n’karvan t’pakthimit. Humbtinave/ kurrë t’njohuna tamam” poetja përshkruan
një realitet ku njerëzit përballen me vështirësi të shumta e përndjekje, pra
paraqet një përvojë që është e pranishme në letërsinë tradicionale. Përvoja e
përndjekjes, shpresës dhe përballjes me fatin është e paraqitur nëpërmjet një
perspektive moderne, duke e bërë poezinë të lidhur me traditën letrare.
-Edhe
në poezinë moderne, ka përpjekje për tu lidhur me trashëgiminë kulturore dhe
historike të një populli. Kjo lidhje mund të shprehet nëpërmjet referencave të
subtileve të historisë, mitologjisë, apo traditave folklorike. Në "Tuj ikë
dekës", kjo lidhje shfaqet nëpërmjet përdorimit të motiveve dhe simboleve
me rëndësi historike dhe kulturore për popullin shqiptar. Psh., vargjet:
“Strajcat n’shpinë, t’vogjlit kalaqafun,/t’plagosunit n’lese
t’sajueme./T’lodhun e tangall./T’uritun, te tanë./Dergjun për nji pikë ujë."
shfaqin një pamje të përgjithshme të vuajtjeve dhe sakrificave të njerëzve, ku
përdorimi i elementeve të zakonshme dhe të përditshme si strajcat në shpinë dhe
kërkesa për një pikë ujë e bën këtë pasazh të lidhet ngushtë me trashëgiminë
epike, historike e kulturore të popullit shqiptar, duke reflektuar një realitet
që ka ekzistuar përmes shekujve dhe që vazhdon të jetë një pjesë e identitetit
të tyre kombëtar.
-Edhe
nëse poezia moderne shpesh eksperimenton me forma dhe struktura të ndryshme
letrare, ajo ende mund të respektojë dhe përmbushë disa nga rregullat dhe
konventat e formës letrare tradicionale. Në poezinë e Dabishevcit mund të ketë
një përdorim të strofave, rimeve, apo metaforave, të cilat janë karakteristika
të poezisë tradicionale. Psh., vargjet: "Përpjetë. Tatëpjetë." Ku
paraqitet një përsëritje e fjalëve "përpjetë" dhe
"tatëpjetë", duke ndjekur një strukturë të rregullt. Kjo formë e
përsëritjes është një karakteristikë e zakonshme e poezisë tradicionale, e cila
ka qenë përdorur për të theksuar një ide apo një emocion. Përdorimi i kësaj
forme përsëritjeje në poezinë "Tuj ikë dekës" tregon respekt për
formën dhe strukturën letrare tradicionale, duke e bërë poezinë të përputhet me
konventat dhe normat e poezisë së lashtë.
Këto
elemente tradicionale janë të integruara në poezinë moderne për të krijuar një
lidhje midis kohës së sotme dhe traditës së lashtë, duke e bërë atë të pasurojë
dhe të thellojë përvojën letrare dhe kulturore të lexuesit. Elementet
tradicionale, përkrah të rejave dhe inovacioneve të poezisë moderne, krijojnë
një harmoni dhe një lidhje midis kohës së sotme dhe trashëgimisë kulturore dhe
letrare, duke e bërë poezinë të pasurojë dhe të ndihmojë në ruajtjen e
trashëgimisë letrare të një populli.
Është
pikërisht kjo qasje me epet dhe modernizim i
tradicionalitetit poetik që e bën këtë krijim të Dabishevcit një poezi
antologjike për nga forca me të cilën e shpreh temën dhe shpalos idenë, për
stilin dhe artin me të cilët është shkruar, për “dallgët” e emocioneve që ngre
në shpirtin e lexuesve.
III-Duhet
të theksojmë se poezia "Tuj i ikë dekës" e Dabishevcit është një poezi moderne me tipare të poezisë
metaforike, simbolike, imazhiste dhe realiste e ngritur ne një truall dhe sfond
tradicional. Falë elementëve realist kuptimshmëria tematike dhe ideore është e
drejtpërdrejtë, fakt ky që i jep forcën demaskuese dhe tonalitetin e lartë
poezisë, krahas mbizotërimit të ngjyrave të forta të zezës dhe të kuqes, por
duhet të theksojmë se kjo poezi ka një tipar të fuqishëm moderniteti: ajo flet
me imazhe më shumë se me metafora dhe simbole, madje këto të fundit janë në
shërbim të imazhit. Le të sidisim mënyrën e të “folurit” imazhist të ëpoezisë
dhe ndërveprimin mes simboleve, metaforave dhe imazheve.
-Poezia
përjetohet si një ikje e shpejtë dhe me rrëmujë e një grumbulli njerëzish nën
presionin e terrorit serb dhe frikës së
vdekjes që ata mbartnin. Melodiciteti dhe ndjenja e lëvizjes i japin poezisë
një ndjesi të fuqishme, tronditëse shoqëruar me ankthin për atë që i ndjek pas.
Në qasje me vrapimin e një turme të
ikurishtë terrorizuar, poezia përdor strukturën, ritmin, dhe fjalët për të
shprehur një lëvizje të shpejtë, plot ankth e tension dramatik: "Prej
bodrumi n’bodrum, prej katundi n’katund, prej shtegu n’shteg", por këtë e
shpreh me imazhin e bodrumit, imazhin e katundit dhe atë të shtegut, veçse kjo
shprehet nëpërmjet metaforës kuptimore të vetë vargut. Shpjegojmë se në
kontekstin e vargut "Prej bodrumi n’bodrum, prej katundi n’katund, prej
shtegu n’shteg", metafora është
mënyra e përshkrimit të rrugëtimit ose lëvizjes së vazhdueshme në jetë,
duke e krahasuar atë me një rrugëtim të nxituar, plot ankth që vazhdon pa
pushim. Kjo metaforë shpreh idenë e ripërsëritjes së një eksperience apo një
situate, duke e bërë atë të duket si një lëvizje e përhershme. Kuptimi i kësaj
metaforeje është që jeta është një udhëtim i përhershëm, ku personi ecën prej
një përvoje në një tjetër, nga një kohë në një tjetër, pa ndalim. Përdorimi i
"bodrumit", "katundit", dhe "shtegut" paraqet një
lëvizje të përsëritur dhe të vazhdueshme, duke shfaqur idenë e lëvizjes së
përhershme. Unë ju them se Dabishevci
është mjeshtre e përdorimit të detajit, madje e shpreh atë artistikisht
për të dhënë imazhin e kësaj ikjeje.
-Personat
e plagosur e të lodhur poetja i paraqet si një karavan njerëzish, që
përjetojnë vuajtje e dhimbje të shumta: "Janë shumë.
T’panumërueshëm janë/ Gjithkah. Gjithkund fmijë, gra e pleq/ n’karvan t’pakthimit", që shfaqin imazhet e një
grupi të madh njerëzish (fëmijë, gra, pleq) që ecin "n'karvan t’pakthimit",
por përdorimi i imazheve të fëmijëve, grave dhe pleqve në "karvanin e
pakthimit" simbolizon një gamë të
gjerë përvojash në shoqëri, duke përfaqësuar të gjitha grupmoshat dhe gjininë.
"Karvani i pakthimit" mund të simbolizojë (veçse ikjen në rastin tonë)
edhe lëvizjen e jetës, ku të gjithë janë pjesë e një udhëtimi të përbashkët
drejt një të ardhmeje të panjohur, në kontekstin tonë: në ikjen nga terrori
serb pa një synim të qartë. Paralelisht me sa më sipër përdorimi i shprehjes
"karvan i pakthimit" është një metaforë që paraqet një lëvizje
kolektive, ku ky udhëtim i përbashkët në "karvanin e pakthimit" mund
të jetë metaforë për ngjarjet e përbashkëta të jetës që të gjithë njerëzit
përballen me to. Pra imazhi krijohet nga simbole dhe metafora dhe në këtë rast,
duke forcuar densitetin artistic të poezisë. Nuk e di pse, por ndërveprimi i
metaforës me simbolin në funksion të dritësimit të imazhit më sjell ndërmend
fantashkencën ku dy gurë gjatë afrimit me njeri tjetrin (nga dikush) shkaktojnë
rrymë neuronesh e protonesh dhe prodhojnë dritë që nxeh gurët dhe mundëson
bashkimin fizik të tyre në mënyrë që nuk kuptohet se kanë qenë dy të ndarë.
-Poetja
paraqet imazhe të forta për të shprehur dhimbjen që përjetojnë të ikurit :
"Arnat s’ua mlojnë brinjtë. As kockat./Ftyrëzbardhemt. Syzgavruem./
Buzëshkrumbuem. Rrashtëkrisun./T’mavijosun". Imazhi i përdorur në këtë
varg është shumë i pasur në detajet që përdor. Ajo që ky varg paraqet është
pamja e njerëzve që janë në një gjendje të vështirë, dhe shfaq shenjat e plagëve,
vuajtjes dhe dëshpërimin. Fraza "Arnat s’ua mlojnë brinjtë. As
kockat." paraqet një gjendje të skajshme të urisë dhe mungesës së
veshjeve. Vargjet: "Ftyrëzbardhemt.
Syzgavruem./Buzëshkrumbuem.Rrashtëkrisun / T’mavijosun" shfaqin pamjen e njerëzve të stresuar, të
zhgënjyer dhe të goditur. Pasuria e figurave është e madhe: fjala "ftyrrëzbardhemt"
mund të shfaqë fytyrën e të zhgënjyerit, ndërsa "syzgavruem" paraqet
sytë e errët, të lodhur e të futur në zgavra nga uria.
"Buzëshkrumbuem" tregon
mungesën e buzëqeshjes ose shprehjen e zhgënjimit,
"Rrashtëkrisun" sugjerojë një pozicion të mposhtur përballë
vështirësive, ndërsa "t’mavijosun" mund të përkthehet si të rrahur,
të godtur.
Imazhet
janë fantastike, flasin më shumë se sa kronikat, mirëpo këto imazhe janë
krijuar nga metaforat, psh: metafora "Ftyrëzbardhemt": përshkruan
fytyrën e një personi të tensionuar emocionalisht, të zbehur nga frika.
Përdorimi i fjalës "bardhëm" në fund të fjalës "ftyrrë"
shpreh një gjendje zbardhjeje nga frika,.
Metafora:"Buzëshkrumbuem",
në këtë rast, "buzët e shkrumbuara" shpreh një gjendje ku personi nuk
ka fuqinë për të buzëqeshur apo të shprehë gëzimin, pasi i është “djegur”
buzëqeshja në fytyrë. Ajo mund të shpjegohet edhe me buzë të plasura nga
temperature e lartë që ka personi nga një sëmundje që po përjeton. Paralelisht
kjo është simbol i mungesës së gëzimit e
optimizmit. "Rrashtëkrisun" është një metaforë që shfaq një pozicion
të personit para vështirësive të jetës, duke e bërë atë të duket si i
përndjekur ose i tronditur nga ngjarjet rreth tij.
Metafora:"T’mavijosun" shfaq një gjendje të enjtur në tytyrë nga
ndonjë goditje e mundëshme. Këto metafora janë përdorur për të forcuar me
ngjyra imazhin e vuajtjes dhe të ngarkesën emocionale të tyre , duke ndihmuar
në krijimin e një përshkrueshmërie më të thellë dhe të ngjyrosur për lexuesin.
Mirëpo
ksëto metafora bashkveeprojnë me simbolet dhe konkretisht: simboli i arnimeve
(arnat) i cilimund të simbolizojë varfërinë, vuajtjen ose mungesën e rrobave
për veshje,simboli i fytyrës (ftyrrëzbardhemt që simbolizon një gjendje
emocionale të stërmunduar,simboli i syve (syzgavruem) është simbol i mos
ushqimit, i frikës apo ngarkesës emocionale që personi mund të ndjejë, simboli
i buzëve (buzëshkrumbuem) simbolizojnë mungesë të gëzimit, buzëqeshjes, apo një
temperaturë të lartë, simboli i pozicionit (rrashtëkrisun) përfaqëson një
pozicion tënjeriut të mposhtur para sfidave dhe vështirësive të jetës, i tillë
është dhe simboli i dhunës së ushtruar (t’mavijosun).
Pra siç shihet, ndërveprimi i metaforave me simbolet shfaqin një imazh të
fortë, plot ngjyra ku mbizotërojnë e kuqja dhe e zeza, dhe me një tonalitet të
rëndë që të krijon një ankth në shpirt. Specifikisht fjalët tingëllojnë si fjalë dhe shprehje noliane
(nga Noli), atë gjëmim e tingëllimë të fuqishme kanë. Le të shohim se si e
shfaq imazhin ndjenjave të pafuqisë dhe të braktisjes poetja: "Ikanak
t’zanun n’lak t’kohës t’nemun/ nënshtruem i janë fatit,/pa kurrnjifar bese,
kurrnjifar dorëzanie,/pa kurrnji mundësi me u përvijue…", a nuk ju duket
sikur flet Fishta te këto pasazhe që shfaqin ndjenjën e pafuqisë dhe të
braktisjes së popullit në fatin e tyre të zi, të pashmangshëm, ku ata ndihen të
dhunuar dhe nuk kanë më besim, pse nuk panë asnjë ndihmë ( e cila realisht u
erdhi pas kësaj gjëme) për të shpëtuar ose për të ndryshuar situatën e tyre. Në
funksion të idesë të zbërthimit të imazhit në përbërësit e tij mund të themi:
Imazhi në vargun "Ikanak t’zanun n’lak t’kohës t’nemun / nënshtruem i janë
fatit / pa kurrnjifar bese, kurrnjifar dorëzanie / pa kurrnji mundësi me u
përvijue…" është përshkrim i një gjendjeje të pashpresë, ku elementët
kryesorë të këtij imazhi janë:
"Ikanak
t’zanun n’lak t’kohës t’nemun" - Kjo frazë pshfaq një gjendje të personit
që është i "ikanak" (i aratisur ose i ikur nga një vend) i një kohe
që është " e'neëmur" (e mallëkuar), duke aluduar se personi është nën
një tension të madh, të paimagjinueshëm. "Nënshtruem i janë
fatit" shpreh nënshtrimin ndaj
fatit. "Pa kurrnjifar bese,
kurrnjifar dorëzanie" shfaq një mungesë të plotë sigurie të ligjëshme në jetë,
qoftë dhe kanunore, pra një person në gjendje të pashpresë, pa asnjë shans për
të shpëtuar ose për të gjetur ndonjë formë të lehtësimit. "Pa kurrnji
mundësi me u përvijue" shpreh një ndjenjë të mungesës së çdo mundësie për
tju shmangur situatës aktuale. Realisht është imazh i një gjendjeje të
përgjithshme të terrorizimit shpirtëror e fizik dhe të pamundur për ti
shpëtuar, por në fakt, ky imazh përmban një seri elementësh dhe detajesh që
bashkohen për të krijuar një portret të thellë dhe të pasur. Kështu, mund të
konsiderohet si një imazh kompleks që përfshin disa aspekte të një gjendjeje.
Mirëpo dhe ky imazh përbëhet nga simbole dhe metafora që ndërveprojnë mes tyre
në formësimin e një imazhi dhe konkretisht: "Ikanak” simbolizon një të aratisur, të ikur, që
ndiqet opër tu kapur nga shteti. "Lak t’kohës t’nemun":
"Laku" simbolizon lakun e litarit ku varet një i dënuar, kurse
metafora "koha e nemun" simbolizon një periudhë të mallëkuar.
"Nënshtruem i janë fatit” është një metaforë për një person që ka humbur
çdo shpresë në jetë.
Mungesën
e shpresës për të ardhmen dhe pafuqinë për të ëndërruar e shpreh te vargjet
(noliane): "Andërrmbytun./Shpresëvdekun", duke na treguar poetikisht
se populli i Kosovës është përballur me një situatë të tillë, sa që para
saj ndihej pa rrugëdalje.
Shikoni
se çfarë dhimbje të lemerishme shfaqin
në imazhin e mëposhtëm:
"T’lodhun
e tangall/T’uritun, te tanë/Dergjun për nji pikë ujë" i cili na ndihmon në
forcimin e ndjenjës së tragjedisë dhe dhimbjes së përjetuar nga populli, I
shprehur me metaforat: “T’lodhun e tangall","T’uritun, te
tanë"dhe "Dergjun për nji pikë ujë", ku luan rolin e një simboli
fraza "Dergjun për nji pikë ujë". Kjo frazë mund të interpretohet
simbolikisht si dëshmi e përpjekjeve për të gjetur shpëtim ose për të
përballuar gjendjen e vështirë, duke përdorur ujin si simbol i jetës, shpresës
dhe shpëtimit. Uji shpesh paraqitet si një simbol i rinisë, ose paqeje, ndaj në
këtë kontekst, "pika e ujit" mund të shprehë një shpëtim të vogël në
një gjendje të lodhshme e të rrezikëshme. Kështu, kjo frazë përdor një imazh të
thjeshtë të një resursi të nevojshëm, ujë, për të përshkruar një dëshmi të
përpjekjeve për të gjetur shpëtim. A nuk ju duket si një pikturë guernikiane e
Pikasos ku mbizotëron e kuqja e gjakut dhe e zjarrit bashkë, e zeza e mureve,
trarëve e trupave të djegur dhe e tymit që mbulon qiellin? Nuk duket dielli
gjëkundi që të ndrijë, madje dhe kur shfaqet në vargje, si për të përforcuar
dhe universalizuar dhimbjen, poetja e përfshin me elementët e natyrës në
“aleancë” me dhunuesit: "Dielli i përvlon e hana i ngrin/ S’dihet ku ju
errë nata e ku ju çelë dita.", vargje që të krijojnë përshtypjen se janë
zbritur nga epet e kreshnikëve, kaq forcë shprehin në vetvete dhe kaq dhimbje
shkaktojnë, pse krijojnë ndjenjën e pafundësisë së përjetuar, sidomos me vargun
e fundit: "Ata ik e deka njek!" që përfundon poezinë me një shprehje
të fortë, duke theksuar mungesën e zgjidhjeve dhe pafundësinë e vuajtjeve,
një ecje e përjetëshme drejt Golgothas.
"Deka" në këtë kontekst paraqet shqetësimin, dëshpërimn, mungesën e
shpresës për një përmirësim, fundin.
IV-
Vargu përmbyllës: "Ata ik e deka njek!" është i fuqishëm dhe optimist
në mënyrë të njëanshme, dhe përmban një ngjallje dhe intensitet të thellë
emocional. Le të analizojmë disa aspekte të këtij vargu:
Vargu:"Ata
ik e deka njek!" përmban një forcë emocionale, duke paraqitur një imazh të
fortë të lëvizjes dhe vendosmërisë. Fjala "ik" shfaq një imazh
lëvizjeje të një grupi njerëzish duke u larguar, ndërsa "deka njek"
paraqet rrezikun e madh dhe të vazhdueshëm që populli i Kosovës ka pasur për të
përballuar dhe për të mbijetuar. Metaforizmi i paramilitarëve me vdekjen (deka)
ka një qasje të madhe me metaforizmin e pushtuesve turq me “mortjen” që u bënin
gratë dhe plakat në Shqipërinë Jugore, gjë që na tregon se heroi lirik është
një nënë, nuse apo gjyshe, pasi burat i
cilësonin ndryshe turqit dhe serbët, në jug dhe Kosovë. Në këtë varg,
vendosmëria për të shpëtuar (jetën) nga rreziku i vdekjes shpreh një formë të
qartë rezistence dhe përkushtimi për të ardhmen. Edhe pse përballen me rreziqe
të mëdha dhe mundohen të ikin prej tyre, fjalët "Ata ik" ndërkohë që
"deka njek" dëshmojnë vendosmëri për të shpëtuar jetë. Të braktisësh
shtëpitë me synimin për të shpëtuar jetë fëmijësh, grash dhe pleqsh në kohë
lufte nga një armik si paramilitarët,
nuk është frikë, por është një vizion, pasi ikin për tu rikthyer. Kutuzovi iku,
më saktë braktisi Moskën para Napoleonit, për tu rikthyer më I fortë. Shpessh
herë ikja është mënyra e vetme për tu rikthyer.
Këto
fjalë:"Ata ik e deka njek!"
japin një imazh të fortë
lëvizjeje të popullit të Kosovës, duke synuar në këtë “ikje” shpëtimin
me qëllim rikthimin. Përdorimi i fjalës "Ata" (Ata) bën që ky varg të
ketë ndjesi të përgjithshme dhe të fuqishme për qëllimin e përbashkët të gjithë
popullit, jo të individit.
Melodiciteti
i poezisë është i zymtë, i trishtueshëm, por përjashtimisht te vargu i fundit
“Ata ik e deka njek”, melodiciteti shfaq ngritje tonesh optimizmi, deri në
kufijtë e një tonaliteti triumfi. Te ky varg folja “ik” zanorja “i” e kësaj
foljeje duke patur mundësinë e bashkpunimit me zanoren “a” të përemërit “Ata”
japin një interval melodiciteti të gjatë
, ndërsa folja “njek” përfundon me bashkëtingë-lloren “k”, e cila e
ndërpret tingullin e zanores “e” tëkësaj foljeje (“njek”), që, duke u gjendur
mes dy bashkëtingëlloreve (nj dhe k) ka një interval melodiciteti shumë më të
shkurtër se sa zanoret e mësipërme, duke krijuar në këtë mënyrë imazhin e
mbetjes pas të “dekës” nga “ata”, shumë larg atyre që ikin, duke lënë të
kuptojmë shpëtimin e tyre. Duke patur parasysh se gjithë kjo “ikje” bëhej vetëm
me synim të shpëtoheshin jetë fëmijësh, grash e vajzash, të shpëtohej nderi i
tyre nga “deka”, në këtë kontekst më brofi mendimi: Jo më kot autorja e ka
krijuar poezinë në një qasje me epikën shqiptare: paramilitarët serbë (deka)
duke dalur të mundur nga kjo luftë e pabarabartë me gratë e fëmijët, nga kjo
ikje, mbeten “të mundurit epikë” njësoj
si “shkjet” në kohët epike, pra ata mbeten të “lidhur përjetësisht në shtyllën e turpit” si
në artet gojore ashtu dhe në poezinë
moderne shqipe. Pikërisht në këtë aspekt duhet parë, heroizmi i popullit
në këtë “ikte” si një tyriumf i jetës. Kështu duhet lexuar ideja e kësaj “ikje”
poetike, e kësaj poezie të bukur.
Sarandë, mars 2024
DONIKA DABISHEVCI
TUJ
IKË DEKËS
Prej
bodrumi n’bodrum, prej katundi n’katund,
prej
shtegu n’shteg, qafmalesh, rranxash,
pjerrinash,
rrëpinash t’thyeshme. Sa k’tu sa aty.
Përpjetë.
Tatëpjetë.
Janë
shumë. T’panumërueshëm janë.
Gjithkah.
Gjithkund fmijë, gra e pleq
n’karvan
t’pakthimit. Humbtinave
kurrë
t’njohuna tamam.
Andërrmbytun.
Shpresëvdekun.
Strajcat
n’shpinë, t’vogjlit kalaqafun,
t’plagosunit
n’lese t’sajueme.
T’lodhun
e tangall.
T’uritun,
te tanë.
Dergjun
për nji pikë ujë.
Arnat
s’ua mlojnë brinjtë. As kockat.
Ftyrëzbardhemt.
Syzgavruem.
Buzëshkrumbuem.
Rrashtëkrisun.
T’mavijosun.
Dielli
i përvlon e hana i ngrin.
S’dihet
ku ju errë nata e ku ju çelë dita.
Për
ku ja kanë mësy e ku kanë me mbërri.
Ikanak
t’zanun n’lak t’kohës t’nemun
nënshtruem
i janë fatit,
pa
kurrnjifar bese, kurrnjifar dorëzanie,
pa
kurrnji mundësi me u përvijue…
Ata
ik e deka njek!