Kulturë
Përparim Hysi: Duke pritur 1 prillin
E hene, 01.04.2024, 11:39 AM
Duke
pritur 1 prillin
(rrëfenja)
Nga
Përparim Hysi
Ngaqë
1 prilli është marrë si"dita e e gënjeshtrave", unë po sjell ca
rrëfenja që, sa kam lexuar, nuk njihen
nga lexuesit. Sado të shkurtëra këto
rrëfenja, përcjellin një mesazh të bukur.Janë të tipit "qesh e
ngjesh". Natyrshëm, këto rrëfenja janë si "thërrime" të
mbledhura nga goja e popullit, por kur i dëgjon për herë të parë, nuk ke për
t'i harruar kurrë.
* * *
Një
Vezir turk(shumë nga këta vezirët kanë qenë shqiptarë), i paska thënë
Sulltanit:- Arnautët janë aq të zgjuar, sa merren vesh pa folur!
-Si
është e mundur?- pyeti dyshueshëm Sulltani.
-
A mund të ma provosh?
-Në
vend, - tha Veziri.
Veziri
urdhëroi ca " trima" të tij që në rrugica të ndryshme, të arrestonin
secili nga një "arnaut"(shqiptar).
Sulltani
së bashku me Vezirin u fshehën kur të binin
të arrestuarët. I prunë dhe, kur panë njëri-tjetrin, sado që nuk njiheshin, zunë të"flisnin". I pari tundi kokën
(me demek, përse të kanë arrestuar? I dyti, ngriti supet(domethënë: as që e di.
E,
- i tha Veziri, - a të thashë?
Sulltani
nuk e mbante të qeshurit.
* *
*
Doli
gjirokastriti nga shtëpia dhe i tha gruas:- Nëma bukën e drekës me vete. Bukën
po, por nuk kam me se ta jap.Bukën dua, se gjellën e gjej vet.
Bukën e mori me vete dhe, kur erdhi dreka.shkoi tek tregu ku shitej bulmet
e perime apo fruta. E mbante copën e
bukës në dorë, këputi një kafshatë, e
futi në gojë dhe i tha shitsit:-I ka zënë kripa këta ullinjtë dhe i futi dy
ullinj në gojë. Më tej kafshatën:"KI (gjrokastritën nuk
thonë"y") djathi nga Sheperi apo kund tjetër? Kështu fut një kafshatë
këtu e një kund tjetër, e sosi drekën.( Këtë ma ka treguar gjirokastriti
SKËNDER KARAGJOZI që sot rron në Amerikë).
* *
*
Këtë
tjetrën ma katreguar po një gjirokastrit.I miri NEIM PESHKËPIA. Ishte
zooteknik në fermën tonë.
E
ftova për kafe dhe i thashë:- Hajde të qeras se ju, gjirokatritët, lidhni
macen!!!
Erdhi
dhe më tha:- E vërtetë është që kursejmë, por na ka lezet.Unë, - tha, - që të
të mbushë mendjen se sa të çmuar jemi ne,
gjirokastritët, po të tregoj një rrëfenjë.
U
bënë tre vetë, - fllloi të tregojë NEIMI, - dhe vunë një bast:- Morën secili nga gjysëm kilogram bukë. Mandej
peshuan tri porcione djathë me të njëjtë
peshë. Basi qe i tillë:do haje racionin e bukës, por me sa më pak djathë.
I
pari(qe i huaj) preu me brisk rroje një fetë si letër cigari nga porcioni i
djathit dhe e mbaroi, pothuaj, thatë
porcionin dhe hodhi sytë nga dy të tjerët. E mendonte që kish fituar. I erdhi
radha çifutit:ky e mori copën e djathit, e hodhi në një gotë me ujë dhe filloi
ta ngjyejë me shëllirë. I huaj, u deklarua i mundur dhe, ndërsa Çifuti, mend u
bë me pupla si fitues.Tak i erdhi radha gjirokastrtit: Ky i nguli pirunin fetës së djathit dhe ia
tregonte diellit.Copën e bukës e
ngjyente në hije!!! Gjë më të bukur se kaq nuk kisha dëgjuar se kaq. E kujtoj
me shumë veneracion atë njeri aq të mirë që quhej NEIM PESHKËPIA.
* * *
...
dhe"bakllavaja"... a nuk hahet në fund? Këto dy rrëfenjat e fundit
kanë si hero NASTRADININ, atë që ua ka çuar njerëzve buzën vesh më vesh, jo
vetëm me "gënjeshtrat pa zarar", por dhe me humorin e tij. Për
NASTRADININ një shkrimtar RUS, ka shkruar një roman me titullin"Prishësi i
qetësisë". Këto dy rrëfenja (nuk njjihen askund dhe mua m'i ka treguar i
ndjeri, babai im, HAZIS HYSI që ishte thesar për tregime dhe veç tyre, këngëtar
e valltar popullor.
Nastradini,
- tregonte babai im, - kishte bërë namin me të gënjyer dhe besonte se askush
nuk mund të gënjente si ai.
Kudo
që shkelte, pothuaj e shpallte:- Askush nuk më gënjen dot mua. Por ja që i doli
atje, tek shkonte, një rival.
I
thotë:- Ti je Nastradini që mburresh se mund të gënjesh si ti e nuk ka tjetër? Unë, - tha Nastradini.
Jo,
mor zotni, i thotë fshatari, por me mua nuk hahesh dot.
-Po,
hë, - i tha Nastradini, - kur qenke i zoti, pa fillo dhe më gënje.
Aha,
- i tha fshahtari, - por unë nuk i mbaj me vete gënjeshtrat dhe i kam lënë në
shtëpi.
-
Po ik, merri, - tha Nastradini, se unë të pres këtu.
-
Ke gjetur shumë si unë për të gënjyer, ë? Që sa të vete unë në shtëpi, ti të ikësh andej nga nuk të gjej dot.
Dale
të lidh aty tek ajo pema dhe unë vete marrë gënjeshtrat.
-Mirë,
-pranoi Nastradini. Fshatari e lidhi dhe iku në qejf të tij. Sikur dikush mos
kalonte andej e ta zgjidhte, edhe sot atje do ishte i lidhur.
* * *
Nastradini
korrte fitore me gënjeshtrat e tij, por një fshatar kur pa që në fshat
Nastradini po vinte me një ka me vete, u
betua që do t'ia punonte. Thirri tre
bashkëfshatarë dhe u tha: unë do bëj sikur do shkëmbehem me Nastradinin dhe do
t'I them:- Nastradin EFENDI ta gëzosh, por sa e bleve atë"kalë"? Nuk
është kalë, -tha NASTRADINI, -por është ka.
Ore
nuk ma hedh dot mua, por gjej ndonjë tjetër ti, tha i pari i
fshatarëvre.Nastradini vazhdoi rrugën, kur tak i dyti:-Ta gëzosh NASTRADIN
EFENDI po sa e bleve atë"Kalë".Nuk është kalë, po ka, - u mbroj
Nastradini. Kur tak : i treti! Sa e bleve atë"kalë", Nastradin
EFENDI? Tek u nda me ta, Nastradini tha:- Po ky qenka"kalë" dhe unë
po e mbaj prej dore? Pa dal t'i hipi njëherë? I kërceu mbi kurriz dhe kau , i
ttrembur, e hodhi rrokullimthi dhe desh
e bëri copë. Nastradini mbante brinjët me dorë dhe tha:- Po më patë më këtyre
anëve, më lëshoni qentë.
GËZUAR
1 PRLLIN! Se, sidoqoftë, këto rrëfenja veç zbavisin lexuesin.
Tiranë,
31 mars 2024