E hene, 29.04.2024, 05:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Dedaj: Bilal Hoxha dhe një fotografi

E hene, 25.03.2024, 08:50 PM


Bilal Hoxha dhe një fotografi...

Nga Ndue Dedaj

Është një mik i çmuar pukjan, që jeton në kryeqytet. I biri i hoxhës së famshëm të Pukës, Elez Hoxha dhe i ati i oficerit të ndjerë të Policisë Sajmir Hoxha. Më kishte telefonuar se donte të më jepte një fotografi, ku kishim dalë së bashku në Pukë, në promovimin e librit kushtuar të Atit në qershor 2021. Vetëm tre muaj më vonë, në shtator të atij viti, mu desh ta ngushëlloja, aty në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, këtë burrë të fisëm për humbjen e birit të vetëm gjatë një operacioni policor në Lezhë. Është një çast që nuk do ta harroj kurrë.

Bilali kishte kryer Teknikun e Ndërtimit për topograf dhe e kishte nisur punën në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, me gjeologët sovjetikë. Me ta, më 1958-1959, gjatë verës kishte qenë për kërkime në Lëkundë të Selitës dhe më vonë çadra e tyre ishte ngulur në Rubik, por dhe në Kalimash, deri në vitin 1961 kur dovjetikët u larguan. Pastaj kërkimet gjeologjike kishin vazhduar me kinezët. 40 vitet e Bilalit si gjeolog, që nga viti 1963 i përkasin ndërmarrjes gjeologjike të Pukës (në Tuç, Munellë, Porab etj.), ku ndër të tjerë kujton inxhinierin gjeolog, profesor doktor Ismail Turkun, që sot jeton në moshë të shtyrë në Kanada.

Kam qendruar ndonjëherë para kutive metalike plot me raporte dhe harta gjeologjike të arkivit të NGJ të Rubikut, pa e ditur se një ditë do të takoja njërin nga kërkuesit e parë që kishte firmën në to. Kujtimet e gjalla të bashkëkohësve i pasurojnë arkivat e heshtur me mbresat që nuk mund të futën nëpër raportet teknike. Këtë ndjesi pata dhe nga takimi i sotëm me Bilalin në një nga bar-kafetë afër Arkivit të Shtetit.

Edhe pse kemi shkruar më herët për hoxhë Elezin, s'rrimë dot pa e sjellë sërish në vëmendje të lexuesit. Migjeni në Pukë e mori si mësues të lëndëve të besimit. U zgjodh kryetar i rrethit të Pukës për dy vjet 1944 - 1946, pastaj drejtuesi ekzekutiv u dënua si "Armik i popullit" me 30 vite burg politik, për sabotim të reformave të pushtetit popullor, ku bëri rreth 6 vjet, pasi përfitoi nga amnistisë. Në vitet '60 qe kryemyfti për rrethet e Veriut, deri sa u ndalua feja më 1967. Në vitin 1993 priti Nanë Terezën në Pukë, ku ajo i fali kryqin...

Koha bën të veten, kujtimet mbetën. Është mirë kur ato ujitën si lulet...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora