E shtune, 27.04.2024, 06:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Dita e poetëve

E enjte, 21.03.2024, 08:20 PM


Blerim Rrecaj

Dita e poetëve

Ky qiell i kësaj dite të fillimpranverës

Është i bardhë në të hirtë

Vende-vende si çaçafë i larë

Ende i lagur

Ende i patharë

E që teret ngadalë

Po toka si është

Nga këtu ku jam

Më mirë po përfytyroj një peisazh

Me gjelbërim e zogj e lule e ujëra

Sot ditë fillimpranvere

Qenka dhe ditë e poetëve

Siç na thanë e siç e pamë

Të mençur poetët

Ditën e pranverës

E paskan caktuar edhe ditë të tyre

Ditë edhe për vete

Po njëmend si do të ishte bota pa poetë

Mbase si pa pranverë

Mbase e pastinë

Do të ishte krejt

Çast pranveror

Duke kaluar në Kosovën e vitit 2024

Deri sa erdhëm këtu e me veturë kalojmë

Në Prishtinë në rrugën "Agim Ramadani"

Një dru degë lulebardhëqëndisur

Si fjolla të bukura bore petalet i lëshon

Dhe ku bijnë fjollëpetalebardhat

Mund të provoni t'ia qëlloni

Në këtë vallelojë në doni hyjni

Bijnë tek diejt e ndezur të tokës-luleradhiqet

Që prehen nën hijen e këtij druri mes rruge

Në këtë pjesë të rilindur nga fije gjelbërimi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora