Kulturë
Hamza Halabaku: Do të vij
E merkure, 20.03.2024, 08:53 PM
Hamza Halabaku
DO
TË VIJ...
Në
Lagjen e Përjetësisë të fshatit tim,
më
presin
gjyshi,
gjyshja, nëna,
babai,
im bir, Gazmendi,
motra,
vëllai e të tjerë.
Do
të vij edhe unë
Në
një dimër o verë
me
ju do të jem
e do t’ju tregoj për
të
gjitha të ndodhurat
në
këtë botë,
kur
të takohemi...
Që
kur keni ikur ju
Shumë
(pak) kemi ecur
Pastaj,
do t’ju kallëzoj për të mirat
E
ato të tjerat,
për
të gjitha...
Së
pari,
në
fushë të dijes,
si
na keni lënë - jemi.
Jemi
shpërndarë gati në tërë botën
Këtej
e andej Atlantikut.
Keni
sa të doni që gjuhën tonë të bukur shqipe,
Pasardhësit
tuaj, e flasin në Berlin e në Paris,
në
Romë e në Vjenë, në Bruksel e në Londër
Ku
ndër të parët ishte Isa Boletini,
Në
vend të Hasan Prishtinës.
Tani
në qiellin tonë
Duket
qartë një lloj mjegullie.
Tirana
e Prishtina
Shumë
(s’)duhen ndër vete!
Hiç
më mirë nuk janë
As
ata të Medvegjës
me
të Luginës.
Pa
asnjë dyshim ju them të vërtetën.
Presheva
e Ulqini
Sillen
si në të vjetrën
Më
ka zënë meraku
që
Shkupi e Tetova
Dibra
e Kërçova
Sikur
nuk e dinë
se
janë të një gjaku.