Kulturë
Xhevahir Cirongu: Sytë e vendlindjes
E merkure, 20.03.2024, 08:50 PM
Sytë e vendlindjes…
Skicë nga Xhevahir Cirongu
Nuk
e di pse më rrëshqiti ai lot!? Të ishte vërtet lot apo një shi
mallëngjimi, i cili zbriti nga ai mal
ngjyrë gri, ku nën myshqe gurësh e
drurësh edhe bora qante e së pushonte dot. Sa çudi!?... Edhe unë si pa dashu
, hodha pelerinën krahëve, ngaqë bënte
shumë ftohtë.qante ai mal, qante edhe fusha, e fëshfërima e kallameve
“putheshin” me një oi, iiii…deri në rërën e detit dallgëzhurmues, e një
vetëtimë ndizej e shuhej thellë në qiellin e natës. Në det lëviznin ngadalë
anijet, sepse aty ishin bijtë e bijat e popullit tim….nga qielli zhurmonin
avionët e iknin sa andej-këndej drejt vendeve perndimore…! Në qiell nuk kishte
re, por nga ai qieil si një format prej
gërsheti, binin lotët e emigrantëve.Sa e
dhimbshme…lotët e prindërve u bënë të akullt,
e gjyshërve u ngriu buzëqeshja në fytyrë! Për ku, për ku kështu o bijtë e mi?! Ndaloni pak me
vështrimin nga Atdheu! Eh, -thash me vete, ja kështu erdhi kjo ditë
emigrimesh, ku po ikin rinia, na ikën nga shtëpia e zemrathyera e
prindërve, e gjyshërve qan ditë e natë
për nipat e mbesat, për fëmijët të cilët
i paskemi lindur e rritur për ysmeqar bote! Po boshatiset vendlindja ime, fshatra të tëra nëpër Shqipëri kanë mbetur
shkret pa njeri, saqë edhe ka prej tyre
sot janë fshirë nga harta gjeografike!? Qytetet janë përgjysmuar, saqë po lëngojnë nga ky mort i shekullit të
21-të . Një Zot e di, deri kur kështu…! Ah Shqipëria ime, të dua të jesh zonjë, me djemtë e vajzat që linde e do lindësh nga
dheu jot! …ndaloni hemorragjinë e ikjes, ktheni kokën pas, vendlindja është ‘’Dielli’’ i shpirtit tonë !
Vendlindja ju thërret ju zogj e dallanyshe, sepse ju e bëni Shqipërinë !
...
mjerim, mjerim, dheu, guri, bari, pemët, zogjët, e gjithcka, vajtojnë, e
burimet qajnë për njerëzit, bijët e
bijat të cilët enden rrugëve të botës! Sot më shumë se kurrë Ju thërret
vendlindja, varret e stërgjyshve e
gjyshërve, Ju presin prindërit me mall e lot në sy, ... ejani e putheni pragun e shtëpisë ku
lindët e folët për herë të parë fjalën Nënë e Babë, emrin e bukur SHQIPERI !
Durrës 20 Mars 2024