E diele, 06.10.2024, 03:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (4)

E diele, 17.03.2024, 08:56 PM


MOHIMI I HISTORISË SË PËRBASHKËT FQINJËSORE SHQIPTARO-SERBE, FOBI E PRAVOSLLAVES SERBE (4)

III. SI LINDI DHE U RRIT TERRITORIALISHT KOMB-SHTETI SLLAVO-SERB NË SHEK. XIX –XX NË KURRIZ E ARMIQËSI ME SHQIPTARËT

1) FJALË-SHPREHJE KARAKTERTISTIKE NË SHQIPE E SERBISHTE QË

PASQYROJNË NATYRË SPECIFIKE KUPTIMORE

NGA DR. NUHI VESELAJ

Çdo fjalë, çdo shprehje në gjuhë lind nga nevoja dhe ka historinë e saj. Po ka fjalë e shprehje, edhe pse të lindura në gjuhë të ndryshme konceptualisht mund të krahasohen, sepse janë krijime të njeriut aktiv. Ne morëm në shqyrtim disa nga fjalëshprehjet karakteristike në shqipe e serbishte që pasqyrojnë natyrë specifike kuptimore, të cilat për lehtësi trajtimi i ndamë në tri grupe:

së pari, disa fjalë-shprehje të natyrës së veçantë që nuk shprehin albanofobi, po natyrë të ndryshme specifike kuptimore-etimologjike, varësisht nga etno-përkatësia fetare;

së dyti, disa shprehje ose pasthirrma urime–përshëndetje a ndonjë mallkim e kanosje-kërrcnim  në shqipe me barasvlerësi ose jo, me gjuhën serbe dhe

së treti, disa fjalë-shprehje specifike në serbishte të ngjizura gjatë procesit të dhunë-shpërnguljes të shqipfolësve muslimanë e përgjithësisht që nga shekulli 19 e deri më sot.

Po i shtjellojmë veç e veç, sipas tiujve që pasojnë:

a)  Disa fjalë-shprehje të natyrës së veçantë kuptimor të karakterit të përgjithshëm

me dallim shqip e serbisht kryesisht

në raport muslimano shqipfolës ndaj serbo-ortodokso-shqipfolës e përgjithësisht

Po fillojmë nga mbamendja, 7-8 vjeçare, nga fundi i viteve 30 të shekullit 20. Atëherë në fshatin tone Reçan të Suharekës, jetonin të përzier muslimanë e ortodoksë, kyesisht flisnin gjuhën tonë të trashëguar shqip, edhe pse para 30 e sa vitesh ortodoksët (shkiet e fshatit) ishin urdhëruar të flisnin vetëm serbisht, megjithatë ata përgjithësisht, jo vetëm me ne por edhe njeri me tjetrin flisnim shqip, por varësisht nga i kishin gratë, brenda familjes dëgjohej edhe ndonjë çallamitje nashke (torlake).

Nga kjo situatë që e solla nga mbamendja tani në moshën 90 vjeçare, po i hy shtjellimit së temës sonë me titull: “Fjalë-shprehje karakteristike në shqipe e serbishte që pasqyrojnë  natyrë specifike  kuptimore  varësisht nga etno-përkatësia fetare”. Po theksojmë se preokupimi im si fëmijë i moshës shkollore 7 vjeçare, ishte si do të ballafaqohesha në shkollë me gjuhën serbishte, e cila ishte gjuhë e shkollës dhe e shtetit. Isha në dijeni se një daskall kërkonte që secili nxënës duhej t’i paraqitej sipas kësaj formule Ja sam (shqiptohej emri e mbiemri dhe vinte nbajshtimi) srbin muslimanske vere /Unë jam/ (emri e mbiemri) /serb i fesë muslimane/. Kisha dëshirë me ushtrue me folë e mësue serbisht. Ndërkaq, në familje si edhe më parë në ndonjë mejtep apo mësim xhamie si me thënë, vullnetarisht shqifolësit, edhe fëmijët si unë, i mësonim dovët arabisht dhe deklaroheshim turq: “jam turk elhamdulilah”. Mund të pyesni,  po çfarë ka të diskutueshme këtu lidhur me temën tonë, Ka edhe fort bile, po më parë po konstatojmë se me muslimanizëm e gjuhë serbishte që ka zgjatur zyrtarisht edhe në kohë partizanisë tito-rankoviçiste që ishte rrjedhojë e asaj politike, janë bonjakëzuar shumë shqiptarë, në Mal të Zi, Sanxhak e Maqedoni, por edhe në Kosovë, kurse me turqizëm e muslimano-turqizim, flasim për kohën e Kralevinës serbojugisllave, lejohej ashtu të quheshim, ngase konsiderohej potenialisht si lehtësim për shpërngulje masive në Turqi. Po kjo pati efekt të pjesërishëm sidomos te pjesa shqiptare fshatare, edhe pse nuk ishte ende e prekur sa duhej nga rilindja shqiptare, por ishte e lidhur me tokën, doket e traditën farefisnore të vendit. Gjithsesi kishte rezistencë për shpërnguljeje para plasjes se LDB-së. Sidoqoftë, ja tani po prekim çështje konkrete të diskueshmen, që është boshti i temës sonë.

Sa e madhe dhe e thellë ishte në masë ajo propagandë e trashëguar, qoltë turke (qinda vjeçare), qoftë serbe (dhjeta vjeçaçare), siç u cek në hyrje, saqë rezultoi se të gjithë muslimanët e përdornin thirrjen kushtrimuese: “Kush a’ turk” që mund të jetë përdorur për luftë e tashti përdorej si përforcim beje për ndonjë ndihmë a deklarim. Po në bisedë të lire si përforcim beje, përdoreshin shprehjet: N’kofsha turk!, për veten e parë dhe N’kofsh turk!, për veten e dytë.   Kështu, si më ka treguar fqinji Xhemë Ymeri. Edhe, Stanku, fqinj ortodoks që e kishte shtëpinë në grykë, gjatë një fatkeqësie, të cilin në bef, pak pa hy në oborrin e tij, e paska rrëmbye reka e madhe, ka kërkuar ndihmë: Ooo! Kush a’ turk! Na kemi ngajtë mezi që e kemi pështue gjallë.  Ka ngja shpesh, kur bijke shi shumë në bjeshkë me u çue reka e madhe e neeve ndodhke me na zanë në zgabim.

Lidhur me shprehje-nocionet “N’kofsh turk!” apo N’kofsha turk!, po theksojmë se në biseda odash nga burrat, kur kishin të bënin me gjera serioze i zëvendësonin me përbetë: Pasha besën apo Pashë besën ose Besa-besën. Ndërkaq ortodoksët, shkiet shqipfolës, në ligjërimin shqip e përforconin benë e tyre nga tradita: Pasha fenë!, në veten e parë e Pashë fenë!, në të dytën, ndërkaq  në të folmen nashke intime ligjërimore në serbishten e atëhershme e përdornin: Zhimi vera! (pasha fenë),  për veten e parë dhe Zhiti vera!, (pashë fenë) për veten e dytë. Shqiptarët (muslimanë e katolikë) mesa di në vend të pasha (pashë) besën e pasha (pashë) Zotin, kurrë nuk e kanë përdorë përbetimin: pasha fenë!, apo pashë fenë!, por në prani me turqeli përdorej nga ndonjë musliman,  si përforcim edhe beja: pasha (pashë) turqninë!

Ja tani po dalim te interesimi ynë si studiues: Si shpjegohen dallimet e veçanta gjuhësore sipas etnisë fetare e kombëtare të rastet e tilla, qoftë brenda shqipes me shqipe, qoftë shqipe me serbishte apo vetëm serbishte me serbishten?!

Së këndejmi, rreth betimit N’kofsha turk e pasha turqninë nga shipfolësit muslimanë si dhe Pasha fenë po nga shqipfolësit ortodoksë, pasi i pati shkelë koha, po ua lëmë ta komentojnë e sqarojnë lexues- studiuesit tanë nga përvoja a parapërgatitja e tyre, ndërsa ne, për dy fjalët e para: pash- shqip dhe zhimi serbisht:, pasi nuk i kam hasur të sqaruara asgjëkundi, në asnjël burim as në shqip as në serbishte dhe për mendimin tone kjo paraqet interes shkencor, histoiko-gjuhësor, ku lypset përcaktuar së paku gjeneza e lashtësia e  përdoimit të tyre, ne guximtarisht po e shprehim mendimin tonë rreth etimologjisë së tyre:

Së pari, pashë e pasha (në funksion pjesëze) prejadhjesisht vjen nga folja: shoh, me pa, dëshirorja: pafsha (pasha), pafsh (pashë), paftë!, përftim ky që përdorej nga muslimanë e ortodoks, siç është rasti: Pasha (Pashë) Zotin, Pashë të gjallë e të dekun! etj. Por e cek si diçka të veçantë se kjo mënyrë e të shprehurit si betim del e specifikuar vetëm nga ortodoksë shqipfolës: Pasha (pashë) fenë?! E thamë se te ne ndër shqiptarë muslimanë jo se jo, por as ndër katolikë nuk di se përdorej, por përdorej gjithandej atëherë e sot sidomos te ne si shprehje e dalluar me ngjyrim stilistik në të pamet, si intitucion popullor (në vizitat për ngushëllim, kryeshëndoshë), si shenjë-shtesë falenderimi. Në selamllëk, vizituesi përcillet me:  Ditën e mirë, Faleminderës,  Zoti Ju paftë e Ju ruejtë! Madje në raste të caktuara thuhet: Shihe o Zot!  Gjithsesi kemi të bëjmë me Zotin, si fuqi mbinatyrore që sheh. Ky shpjegim ka të bëjë rreth raportit të fjalë-shprehjes në gjuhën shqipe, që duket se ka qenë parësore në kohëhapësirat përkatëse, apo jo?!Krahaso edhe njëherë, përdorimi te ne në Gegni (e përdor edhe Fishta): Pasha (pashë) Zotin! (pash Perëndinë!), Ndërkaq për shkiet tanë (shqiptarët ortodoksë): Pasha (pashë) fenë, pastaj urimi musliman: Zoti të paftë. Pikërisht, lashtësia, hapësira dhe sforcimi i përdorimit të kësaj shbprehjeje lypset studiuar.

Së dyti,  Zhimi e Zhiti  (Vera, Boga, Tata, Majka), me sa di, në mos gabohem, vjen nga folja e serbishtes Zhiveti - me rrnue, me jetue. Krhaso te ortodoksët shqip: pashë fenë (me pa) e në anën tjetër serb.: zhimi vera (me jetue –zhiveti), përkatësisht:  Zhi’mi vera (pasha fenë,)   zhi’ti vera (pashë fenë) ose zhi’mi Boga (bogami, bogme), apo  zhi’ti Boga!/bogati/,  Zhi’mi majka, zhi’ti majka, ose nga zhvillimi: zhiv ti vera nek’ ti zhivi vera, Zhiv(i) mi vera (majka)-nek mi zhivi vera (majka), neka nam zhivi Bog, shqip (bukvalisht):  le të më rrojë feja? Le të na rrojë Zotynë?,  urim ky që mund të vlejë mbase stiolistikisht për fe ortodokse edhe për të tjera (krishti zot e Zoti zot) , por jo për  fenë islame, ngase Ai  (Zoti) sipas koncept-bindjes së sotme të besimtarit është i vetëm, i përjeshtshëm. Sidoqoftë, kjo, lidhshmeri fetare e gjuhësore Bogati! ose Tako ti Boga (Pashë Zotin?), përkatësisht  Bogami ose Tako mi Boga (Pasha Zotin), mbetet të trajtohet edhe më me kompetencë, apo jo?!

Ndërkaq, sa i përket fatit të trajtave të shqipes: N’kofsha (n’kofsh) turk e Pasha turqninë dhe deklarimi i shqiptarit: Srbin muslimanske vere, u shkrinë si njolla vese të tymosura para rrezeve të ngrohta të diell-lirisë posa u hap shkolla shqipe te ne dhe sidomos pas Kongresit të hoxhallarëve të Tokave të Lirueme, në Prizren më 1941, organizuar nga Tahir Kolgjini kryebashkak (i Prizrenit) dhe kryeimami patriot efendi Abdullah Telaku e të tjerë. Kështu për gjithmonë në ndërgjegjen tonë u ngulit e vërteta që ne ishim, siç edhe kishim qenë: shqiptarë, me gjuhë, doke e tolerancë fetare shqiptarie.

b) Disa fjalëshprehje pasthirrna – përshëndetjesh të shqipes në barasvlerësi

ose jo me shembujt e serbishtes

Po i japim disa shembuj, të kësaj natyre në disa pika, ku shembujt e shqipes kanë përputhje-ngjashmëri barsvlerësie ose jo, me shembujt e serbishtes:

E para, dallime të kësaj natyre ndeshim edhe tek: urim-shprehjet në shqipe me atributin “mirë” në krahsasim më barasvlerësin “dobro, dobar, dobra” të serbishtes, si:  Dobar Dan – Mirë dita, Dobro disli –mirëse erdhët, Dubru jutro –Mirëmengjes,  Dobro vas nasli -Mirëse ju gjetëm! etj. , por Mirupafshim - Do vidjenja  (Deri sa të shihemi) që te ne nga ai ndikim dëgjohet, po ashtu, jo si urim: Shihemi!. Në të vërtetë, “E mira” e shqipes, në këto raste kuptimisht më fort afrohet me konceptin dobrota (dobrina e dobroca) të serbishtes që në shqipe i përgjigjet barasvlerësi mirësi. Shiko dallimet në dolli: Për të mirë!  (e Gëzuar!) - Na zdravlje  (për apo me shëndet!) Pozdrav (domacinu) -  Për të mirë (përshëndetje, zot i shpisë); Të (Ju) bëftë mirë!- Prijatno!; Emira të gjettë!- Hvala! (Feliminderit) –Mirë u pafshim! (Lamtumirë!) Mirëmbeç -Zbogom (me Zotin), U pafshim: për të mirë, me të  mira – do vidjena, zbogom etj.

E dyta, te atributi “E mbara”! që në serbishte kryesisht ka kuptimin  blagostanje”  (mirësi) në fjalë-urime  ndeshim  jopërputhje si:

Udha e mbarë -Srecan put ! (me fat udha!)    Puna e mbarë –Srecan rad (me fat puna!)-; Mbarë paç  - I ti srecan bio (Edhe ti qofsh me fat!), po ashtu edh te:  Të mbarë e të mirë paç!, Na prift e mbara, T’u dhashtë e mbara! etj.

E treta, dallim tjetër që më ka a ra në sy është urim përshëndetja e shqipes çiftit :: U trashëgofshi! që në serbishte i është dhënë barasvlersi “Da vam blagosloveno bude korisno” (që fetaro-bekimi të jetë i dobishëm!) për mua është degradim krahasimi U trashëgofsh! me një dëshirë besimi fetar (pravoslavno blagosloveno) sepse trashëgimia  në shqipe nuk ka kufizim kohëhapësinor, as fetar, apo jo?!

E katërta, me atributin  zoti (bog), shembujt nga të dyja gjuhët më dolën me  përputhje. Krahaso:

Pomoz Bog- Ndihmo Zot,  Bog s tobom - Zoti qoftë me ty! Bog te pomiluj -Zoti të mëshiroftë, Neka te Bog oprosti- Zoti të faltë, Bogu hvala -Falë Zotit, Neka te Bog  sacuva-Të ruajtë Zoti etj.

Presim që përputhja e këtyre urim- falenderimeve ndaj Zotit, serb. Boga, në të dyja gjuhët dhe në të dyja a tri fetë të trajtohet e shpjegohet me kompetencë, sepse kam vërejtur që në boshnjakisht, jo aq në ligjërim të lirë, po në lutje fjala Bog zëvendësohert me Al-lah, ndërsa në shqipe mbase për stil fjala Zot zëvendësohet edhe me Perëndi e jo me pak sinonime të tjera.

E  pesta,  janë disa shoprehje nga shqipja që nuk është lehtë ose nuk mund të përkthehen dot pos me përshtatje e sqarim, jo vetëm në serbisht, po as në gjuhë të tjera të zhvilluara, si:

Të lumtë! (goja, zemra, puna), Tungjatjeta!, Tumirëmbeç!, Tpunoftë ora (fati)!, (të marrsha) të keqen, gjyshja! Të pleqnoftë djali! Mos ta preftë i keqi udhën! Mos të paftë syni i keq ! Të punoftë mendja, Mos të rrejtë syni! Të luejtë gishti, mos të luejtë bishti! etj.

Shembujt e tillë nuk është mirë me u menjanue nga ligjërimi i përditshëm si të vjetra, përkundrazi, duhen përsëritur si shpreje e stoli  në gjuhën e shkrimit, magaritarë të një kulture të lashtë pëshëndctjesh, apo jo?!

E gjashta janë disa urime që mund të kthehen në mallkime, por edhe mund të jenë të përftuara si të tilla:

Ubio te Bog -Zoti të vraftë, Proklet bio – Qofsh i mallkuar!, Vrag te oci iskopao! -  Dreqi t’i verboftë sytë!, Dabogda nikada crnilo ne skinula! Dhashti Zoti që zija mos t’u heqt kurr! Nek ti pukne djigerica – Të plastë zemra (barku), pastaj:  Buka t’i qorroftë sytë”  E paq faqen e zezë!, Të hangërt qeni i dajes,  Të preftë e të shkafnjejftë bisha (ujku!), Shitzoftë Zana etj.

Gjithsesi edhe nga ky grup ka përkime, por edhe dallime karakteristike.

E shtata, mësa më kujtohet profesor Shefki Sejdiu në një tubim shkencor e pati paraqitur një kumtesë intertesante të kësaj natyre. Ai ishte shokuar kur nga disa prindër serbë kishte dëgjuar që u fëmijët e tyre trazovaçë i  kishin kërrcnuar me shprehje, si:

Ako ne budesh miran, iscupati ti usi - Nëse nuk rri urtë kam me t’i shkulë veshët; Ako ne cutis. imam te oguljiti u zivo ka prase etj. - Nëse nuk hesht, kam me të rjepë për së gjallë si derrkucin, etj. Ndërkaq, sipas tij, shqiptari zakonisht ka stil mëtë butë, ai fëmijës si vet trazovaç i tërheq vërejtjen: Rri urtë se po të rrehi. Nëse nuk hesht kam me ta skuq veshin etj.

Meqë nuk e kam punimin e profesorit të nderuar nuk mund të flas për vlera të tjetra, por për lexuesin po due me thënë se vërtet varësisht nga mjedisi shoqëror, kohëhapësira përkatëse, mund të përftohen edhe shprehje qoftë më të rënda, qoftë më të buta. Nga serbët mund të dëgjohet vërtet Rri urt se të rjepi pë së gjalli si derrin, ngase siç e kam pa e përjetuar në fëmijnininë time, një i quajtur Toda,  maqedono-bullgar, të cilin Stanku , me që vet nuk la djalë, por vetëm një çikë Milica, dhe atë gjysmë bëlbe, në pranverësn e vitit 1941,  e ka rjepë një thi për së gjalli.  Derrin e lidhi me  krye teposhtë  dhe filloi me rjepë për të gjalli Edhe tash më kujtohet gërthitja e tmerrshme e derrit që ka zgjatë buku gjatë u dëgjua nga krejt katundi, dikush thoshte se klshtu  bëri për inati e ai arsyetohej se e bëri për nevojë sepse lëkura i duhej për opinga  dhe se kështu ajo  ndahej më lehtë nga dhjami. Ndërkaq te njerëzit tanë mund të dëgjohej kërrcnimi: Rri urtë se ta prej veshin si klyshit, sepse vërtet kam pa që klyshit baba ia pteu veshët te pragu i shpisësë bukës,  në mënyrë që klyshi  kur të rritet si qen mos me guxue assesi me hy në shpi ku gatuhej. Gjithsesi edhe sot i kujtoj gërthitjet e tmerrshme të derrit që pati zgjatë më shumë si dhe kthizmen e  klyshit që zgjati më pak.

Ndoshta nuk e teproj me tregue se në kohë të Partiazanisë në shtëpinë njëkatëshe të nanës së Bobanit ngjitas me oborrin e Dajës Hamit, flitej se një grup drazhistë sadistë të kamufluar si partizanë, për një festë ty tyre, ndoshta dy simishallarët e mi të burgosur (b. Qazim e b. Aziz)  aty i kanë ekzekutue, tue ba qejf i kanë there e rjepë e tue pjek copa mashi e zemrat e tyren si meze gjatë ahengut, ku mbase mos me u ndie gërthitja e të masakruerve, i kanë shoqërue tupanat e jevgëve të Suharekës. Do të dëshiroja të ishte trillim, por, edhe unë kam pa gjak në kashtat e të shtruemit, pasi dajat e pastruen dhe nën cerga shtruan kashtë të pastër.

Festë-masakra të tillë me viktima shqiptarësh të shoqëruara me valle tupanash, jo vetëm gjatë serpit të parë e të dytë, por thonë se kanë ngjarë aty këtu edhe gjatë fill-partizanisë.

Sidoqoftë, shembujt e këtyre gjashtë pikave le të nxisin studiuesit që edhe kjo mënyrë e qasjes mund të sherbejë për studimin e raporteve shqiptaro-serbe në kohëhapësirat përkatëse dhe njëheraszi nxjerr në shesh një shumësi të shprehjeve të tilla në shqipe pa barasvlerësi adekuate në serbishte, që  për mendimin tone flet për një kulturë të lashtë përshëndetjesh shqiptare para përzierjes me ardhëacakët sllavë, por kjo punë duhe studiuar dhe tani është më lehtë, për studiuesit, që mund të krahasojnë  materialet të kësaj natyre që edhe në shqipe edhe serbishte janë vjelë e botuar në libra të veçantë.

c) Disa fjalë-shprehje karakteristike të ngjizura vetëm në serbishte gjatë

dhunë–dëbimit të shqiptarëve që nga shek. 19

Përveç fjalëshprehjeve që konceptet e tyre mund të krahasohen, po ose edhe jo, shqip e serbisht, këtu po i trajtojmë nja 6 shprehje që mendojmë që janë koncepte të sajuara nga serbët në gjuhën e tyre, që gjeneza apo ngjizja fillestare e tyre tyre vjen si veprim i nocionit rreth shpërnguljes së shqiptarëve që nga shekuilli 19, të cilat në shqipe kuptohen vetëm, kur të përkthehen e komentohen, sepse, ç’është e vërteta nuk e kemi të lindura ato si koncepte në gjuhën tonë. Me fjalë tgë tjera, origjiona e fjalë-shprehjeve të tilla gjen mbështetje në proces ngjarjesh të implikuara gjatë dëbimit të shqiptarëve nga Pashallëku i Beogradit, në shek 19, kur edhe zë fill, rritet e forcohet shteti njënacikonal serb, mjet-metoda këto që përsëriten kundër shqiptarëve edhe më vonë në çdo kohë-hapësirë, sipas rastit, deri në ditët e sotme, të shoqëruara, herë me më shumë e herë më me pak me forcë propagandistike. Ne pra këto fjalëshprehje të kësaj natyre po i shtjellojmë, duke respektuar presion-përshkallëzimin e peshës së tyre, sipas kësaj radhe:

1) Srbija Srbima Turska Turcima , “Bezite Turci za Turskije!”

(Serbia  serbëve Turqia turqve, Ikni turqi në Turqi!)

Kuptohet se Serbia, nacionalizmi serb duke shfrytëzuar ndarjen e popujve (mileteve)  në Perandorinë Osmane, sipas feve të trashëguara nga mesjeta, që në Kryengritjen e parë serbe 1804 shfrytëzoi parullën Srbija srbima Turska turcima. Sipas asaj logjike lufta bëhej kundër turqve në Serbi: në shtetin serb, nga populli serb, me fe serbe (pravosllave) që flisnin kryesisht serbo-sllavisht, andaj së andejmi të tjerët me fe gjuhë tjetër duhet të shpërnguleshin, sidomos, turko-muslimanët. Kështu kur po konceptohej shteti i ri serb mbi bazë feje e gjuhe në rrethana të reja do ta pësojë keqas popullata shqipfolëse, e cila meqë shqiptarët nuk identifkoheshin me gjuhë doke e histori po vetëm me fe, atërherë sipas fesë në ato vise ishin edhe muslimanë edhe ortodoksë, pra edhe serbë edhe turq. Me fjalë të tjera, nëse deri atëherë nuk ishte kryer plotësisht dy copë-pjesët e  etnisë shqipfolëse, ishin të destinuar me u asimilua sipas fesë, shqipfolësit ortodoksë në serbë, ndërsa muslimanët në turq. Si është zhvilluar ky proces në Pashallëkun e Beogradit e në vazhdimësi e kemi objekt trajtimi në nëntitujt në vijim të këtij punimi, ndërsa tani si e kam ndjerë këtë presion shpërnguljeje me peshën më të lehjtë propagandistike po e ilustroj me një fakt-rrëfim që mbaj mend kur si fëmijë e kam dëgjuar parullën:  bezh’te turci za Turkije (Ikni turqi në Turqi).

Isha në atë moshë, 7 vjeçare, ndërsa kthehesha në fshat nga dajat që banonin në Suharekë nën xhade, rrugës mbi xhade afër xhamisë ishin disa shpi shkiemagjupësh, kryesisht ishin sllavishfolës, të cilët merreshin me kalishte, me përpunim lloçi, prenin e thanin qerpiqa. Ishin mjeshtër të dalluar për ndërtimin e shtëpive dhe lyerjen e tyre me lloç. U merrja lakmi fëmijëve të tyre që me gogëluqa të tharë balte kishin ndërtuar shtëpi dykatëshe lojë-maketë. Edhe unë pata tentuar me gogëluqa, bile me dhe botë- qerepash, po assesi nuk më shkonte. Me të rrafshuar të katit, duke ia qitë lanët e qirishat më rrëzohej. Ndërsa në çast mendoja si t’ua vjedh zanatin, nga xhami-mezxhidja e Suhareskës që ishte ngjitas mejtepit, u thirr ezani i iqindisë, vura re reagimin e disa fëmijëve shkiemagjupë këto fjalë-shprehje që it h oshin me zë të lartë:

Vika ’oxha sus xhamije bezh’te turci za Turkije!”

(Po thërret hoxha në xhami: ikni turqi në Turqi!)

Këtë shprehje si valle e kënduar me takt e rimë nga serbishtja e vendit (torllake), sidomos paralajmërim-thirrja Bezhite turci za tursku) (Ikni turqi në Turqi), më qe ngulitur në kujtesë, andaj po e radhis qysh tani po e kuptoj si përshkallëzim të parë të dhunë-preopagandës për dëbim-shpërngulje, që si presion vinte e ngjizur që nga  Pashallëku i Beogradit, shek 19.

2) Divlji isteraju pitome

(Të egrit dëbojnë të butit)

Si shprehje tjetër të kësaj natyre që do të jetë ngjizur po ashtu gjatë procesit të dëbim-dhunë –shpërnguljes po atëherë është edhe kjo moto-shprehje: Divlji isteraju pitome (Të egrit  dobojnë të butit) që ma kanë thënë dhe shpjeguar shokët e shoqet punës në drejtorinë e filialës “Partizanski put”- Prishtinë, kryesisht nga rrethina beogradase, siç ishte edhe Danica, e cila ma  sh pjegonte siç e koptonte se  kush ishin të egrit e kush të butit, kur nga puna në arsim si profesor i gjuhës shqipe, me provime të dhëna të magjistratërës më dëbuanPartizanski put si referent i punëtorëve. Këtë vend pune, që ma gjeti kryetari i Prishtinës, pas 18 muaj papunësie, nga halli isha i detruar ta pranoja. Kryetari Partizanskiputit, si kusht për t’i dhënë punë rreth meremetimit të rrugëve të Prishtinës me rastin e vizitës së Titos, kishte vu punësimin tim, pasi ai me urdhër të Komitetit komunal të LKJ me kishte larguar nga arsimi dhe kishte obligim me më punësua gjetiu jashtë aresimit, dhe kështu e kreu detyrën! Sa me sherr ishte ai punësim, kuptohet lehtë, sepse Ndërmarrja e rrugëve nuk kishte vend të lire pune, prandaj, mund të më përjashtonte  ligjërisht ose duhej me  me punue si punëtorkrahu.  Është e vërtetë që drejtori i kësaj filiale, në konsultim me Drejtorinë në Qendër, më sugjeruan që do të më ndihmonin  nëse  përpiqem me krye kurs e me u kualifikue si përkthyes i gjuhës arabe, sepse kishin lidhur aranzhmane për ndërtim rrugësh në vende arabe. Fati e shokët si dhe drejtori shkja i vendit më ndihmuan me kaloue përkthyes në Uzinën e Amortizatove të Prishtinës.  Sido që të ketë qenë, gjithsesi edhe kjo shprehje Divlji isteraju pitome (Të egrit dëbojnë të butët) kishte lindur që në shekullin e 19 në Pashallëkun e Beogradit, kur i dëbonin nëpunësit turko-shqiptarët me egësi dëboheshin nga puina, pse ishin anas në trojet e veta, apo jo?!

3. Bog ne voli silu; ali sila boga ne moli!

(Zoti–dhunë s’ lejon; po forcë-dhuna s’e dëgjon!)

Është e vërtetë që gjatë përvojës sime kisha dëgjuar e përjetuar edhe këtë shprehje: Bog ne voli silu; ali sila boga ne moli!  (Zoti–dhunë s’ lejon; po forcë-dhuna s’e dëgjon!) që sipas nesh edhe kjo ka lindër në gjuhën serbishte gjatë dhunës shnjerëzore për shpërnguljen  e shqiptarëve, jashtë çdo kriteri, që në Pashallëkun e Beogradit, ngase që atëhere filluan me u përdorë masa për shpërngulje sa që as Zot, as ligj as asarsye nuk pyetej.

4. Bog Sila, srbo-pravosllavni Bog

(Zoti i Forcës, zot i serbo-ortodoksëve).

Duke  konsultuar materialin  nga doktrina e veprimtarisë së kishës serbopravosllave konkretisht në Molitve (lutjesore, tekst lutjesh) del se përdorimi i forcës ishte veprim i bekuar nga serbo- pravosllavja dhe kjo, pikërisht kundër shqiptarëve si shqiptarë, edhe pse kishin tapi si autotokton, mirç=ëpo fatkeqësisht as për këtë të vërtetetë nuk pyetej Zot i Mirë, (i paqes), por  miratimi arsyetohej nga nga Zot i Forces (Bog Sila), i cili edhe ekzistuaka dhe ekziston në dobi për serbopravosllavët, prandaj edhe mhretëron logjika që Zoti i forcëss do ta bindë Zotin  e Mirë që t’i bekojë e ndihmojë luftëtarë-ishtarët serbe pravosllavë për fitore dhe njëherazi të mirkuptojë dhe t’i falë për teprimet në masakra që bëjnë kundër armikut të SrBoSllavljes, sepse ajo luftë  është mbrojtje e ekzistencën së vetptravosllave , sepse kështu mësuaka edhe Shenjtëria e tij Sveti Sava). Kështu qëllimi për të arritur në Srbski pravosllavni svet 13-14 veka arsyetohen e bekohen edhe edhe mjetet e Zot -fuqisë, deri edhe me shfarësjen e penguesve  në atë rrugë të shenjtë.

5. Bezbozni  srbozder, turcima sikter

(I pashpirti serbozhder- tuqve sikter.)

Ndërlidhur me pikën e mësipërme që u përpoqëm ta kuptojmë, pse lejohen, madje edhe bekohenr teprime të dhunës nga luftëtar masakra bërës, kemi ndeshur edhe shprehjen: Bezbozni srbozder, turcima sikter (I pashpirti serbozhder- tuqve sikter), e cila është praktikuar që në Pashallëkun e Beogradit dhe është aplikuar deri edhe në luftën e fundit kundër shqiptarëve në Kosovë. Për lexuesin tone besoj se del e nevojshme të sqarohen nocionet e këtyre dy termave: serbozhder dhe sikter.

E para,  srbozder është fjalë aktive në fjalorin e gjuhës letrare serbe, por edhe kroate e bosxdhnjake e prnuar prej nesh edhe në shqipe, e cila është sinonim i paraleles ljudozder (kanibal, njeringrënës) që përdorej dhe përdoret si zhargon në atmosferë luftash, qoftë nga të huajt që masakaronin serbë (serbozhderët,  nazistë e ustashë), qoftë nga vetë serbët  si simbol   që jndonjë eprori  që pa mëshirë terrirrizon njerëzit për interesa politikë, siç doli edhe Milosheviqi, me viktimizimin e të rinjve serbë në Pejë që të arsyetonte vrasjet dhe ekzodin masiv të shqiptarëve nga Kosova. Madje nga dikush është quajtur si nën thonjëza, edhe kryepopi serb, jo vetëm pse bekon përbindëshit e tillë, po pse sugjeron që nëse viktimzohet 1/3 e serbëve në frymën apo në të drejtën e Zotit, si në Golgotën serbe 1915-1916 (të quajtur me sherr  Albanska Golgota), Zoti mëshirues do të mund t’ia kthejë Kosovën Serbisë, ashtu si në vitin 1918, apo jo?! Së këtejmi, pra serbozhder quhet çdo luftëtar i rrebtë serb, i përgatitujr në mënyrë speciale për të futur tmerrin popullsisë së palës armike (shqiptare, boshnjake, kroate, bullgare) i cili si njeri i pashpirtë që sillet si bishë që fut tmerrin masës si sinonim i fjalës ljudozhder, kanibal.Patri të tillë edhe gjatë dy ekspeditave serbe në Kosovë.

E dyta, sikter, në cilësi ndërkombëtarizmi (Shih Klajic f. 1200) rrjedh nga folje-paskajorja turke siktirmek me kuptimin: dëbim, shpërmgulje apo zhdukje të individit ose të ndonje etnie, konkretist të turko-shqiptarëve e boshnjakëvëve dhe të joserbëve nga shteti i sapoformuar serb në Pashallëkun e Beogradi, por që vazhdon në lufta e shpërngulje të tjera.

6. Mocni  prozderani  Sila - progutaju mudre i pametne mira.

(Të fortitt dhe të pangishmit gëlltisin të urtit e të dijshmit.)

Duke lexuar doktrinën e autoqefalisë së Kishës Pravosllave Serbe kam formuar bindjen kjo doktrinë më tepër anon nga Bog Sila (Bog Zla sipas Bogomilëve) se nga Bog Mira, ngase siç konstatuam më parë, kjo doktrinë e bekon urrejtjen, bekon masakruesit edhe ndaj armikut të paprovokuar, siç ishin shqiptarët, andaj nuk është çudi, që në Pashallëkun e Beogradit të mund të jetë përftuar shprehja: Mocni i prozderani Sila - progutaju mudre i pametne mira. (Të fortitt dhe të pangishmit gëlltsin të urtit e të dijshmit).

Dhe vërtet, populli serb, ka pasur dhe ka njerëz të urtë, të trashëguar me zemër nane të shenjtes Angjelina, gjiathstu ka burra me mend, njerëz të paqes (mudre i pametne, miroljubivih koji postuju da “Samo Spokoj Srbina Spasava”), por njeriu zhgënjehet kur sheh se ai popull që nga Pashallëku i Beogradit sundohet nga ata që më shumë adhurojnë e bekojnë luftën se padrejtë ekspansionioste se paqen, konkretisht me shqiptarët, të cilët jo vetëm i pushtuan, por edhe kërkuan e donin  me çdo kusht t’i dëbonin ose t’i  asimilonin. Ky ishte ai mëkati që asnjëhjerë nuk dëgjuan as atëherë as më vonë qoftë edhe ndërmjetës ndërkombëtarë për të arritur paqe e bashkëpunim me shqiptarët e Kosovës, për të gëzuar lirinë e përbashkët kundër armikut të përbashkët –Luftës me gjakdertdhje, açp jo?!

Me fjalë të tjera anmiku te serbët qëndron në edukim- ndiesinë e tyre, pse e mohojnë jetën e historinë e përbashkët me popullin shqiptar. Duhet ta pranojnë se shqiptaro-ilirët serbo-sllavët i kanë gjetur këtu, dhe në njëfarë mënyrë keq e mirë kani jetuar e duhet të jetojnë në paqe. E keqja ndodhi pse shqiptarët në vend miq i bënë armiq.

Sidoqoftë, të gjitha këto fjalë-shprehje të tri grupimeve, po sidomos  grupimi i fundit  u japin përgjighje të rinjve serb se ku qëndron faji  për prishjen  e raporteve shqiptaro serbe që nga  Pashallëkun e Beogradit, kur socio-romanizmi serb dhe  në vend të bashkëpunmimit për ide  mash trtues (velike zblude)  zgjodhln armiqësinë  dhe rriten e shtetit në kurriz të popullit shqiptar dhe trojeve  të tyre.

\        Së këtejmi fjalë-shprehjet e grupimit të tretë, pse lindën dhe gjetën ngjizje- përdorimi si terma në gjuhën e serbëve kundër shqiptarëve dhe vetë serbëve, mbetet të imagjinohen që së shpejti të kalojnë si historizma tnë fushën e harresës, gjë që varet nga të të rinjtë serbë e shqiptarë, europianë, apo jo?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora