E diele, 03.11.2024, 01:15 AM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (3)

E hene, 11.03.2024, 08:19 PM


RRETH KUPTIMIT PARAKOMBËTAR TË EMËR-TERMIT POLIETNIK SERB  DHE SI U IMPUNUA NË SHEK. XIX-XX  (3)

III. SI LINDI DHE U RRIT TERRITORIALISHT KOMB-SHTETI SLLAVO-SERB NË SHEK. XIX –XX NË KURRIZ E ARMIQËSI ME SHQIPTARËT

NGA DR. NUHI VESELAJ

Hyrje

Në pjesën e parë të këtij punimi u përqendruam në argumentimin që gjuha shqipe që në fillim të Erës së Re Kristiane implikohej rreth lindjes së emërtimeve të termave: sllav (sclavus shklavë) dhe serb (servus sherbë), emërtime këto kushtuar ardhacakëve sllavë,  ndërsa në pjesën e dytë, bëmë fjalë kryesisht rreth fobisë së disa qerqeve elite serbe, të cilat sidomos që nga shek.19 po mohojnë dhe aq më keq po neglizhojnë deri edhe historinë e përbashkët shqiptaro-serbe, edhe pse siç dihet edhe në shkrim-konstatimet e para serbe si protogonistë kryesorë të veprimeve dalin jo familjet sllave-ardhacake, po ato iliro-shqiptare, siç ishin edhe nemanët themeluesit e shtetit imagjinar serb në shek 13-14, të cilët i përkisnin fisit ilir triball. Madje edhe periudha e rezistencës së luftës kundër pushtimit nga Perandoria Osmane në Kosovë e Serbi përshkruhen vetëm si veprime të serbëve dhe me fe të ritit ortodoks serbosllav. Kështu deri edhe Beteja e Kosovës 1389, mitimizohet dhe njëherazi, disa figura historike etnikisht të diskutueshme përmenden si srbosllave të kulluar. Ne nuk mohojmë etninë e quajtur serve apo serbe, por tërheqim vërejtjen se ai nocion atëhere e sot kishte e ka kuptim të gjerë, ngase krejt ata vartës (ardhësit e vendasit) në periudhën e car Dushani (sipas Pirrakut) edhe nga nga ai quheshin serbë, edhe pse prejardhjesisht ishin koglomerat etnish, ku dominonin iliro-shqiptarët. Dushani pra e ndjente veten car i serbëve, arbanasve, grekëve apo jo?! Gjithsesi ishin joserb me fe e gjak shumica sipas konceptit të sotëm komb-shtet, andaj ai kërkonte t’i fuste dhe i futi të gjithë me force në ritin serbosllav të svetisavës, të familje-dinastisë së tij. Sido që të ketë qenë, këtë rast po përmend faktin se edhe për tre protogonistët kryesor të Betejes së Kosovës: Llazar Hrebeljanoviq, Millosh Kopiliq e Vuk Brankoviq që kënga dhe historia serbe i përmend si serbë të kulluar, nga studiuesit, pikërisht rreth prejardhjes së tyre etnike jepen vërejtje si:

1) Vetë mbiemri h/rebelan/ovic i Llazarii, duket si me qenë me prejardhje iliro-romane sidalmatine me kuptium luftëtar i pabindur (rebel), me rrebe (“neposlusan!). Ai kishte lindur në Novo Bërdo, mbase në familjen katolike sase, së këndejmi prejardhja e tij sllavo-serbe bëhet e diskutueshme. Madje shtrohet pyetja, pse mbiemrin Hrebelanovic nuk e trashëgoi i biri despoti Stefan Llazareviq.

2) Vojvoda MiIlosh Obiliq (Kobiloviq, Kopiloviq), kopil, i drenicas, konsiderohet shqiptar i kulluar. Të cilit edhe  sot i dihet fshati, pronat dhe thuhet se quhej Mirash apo MiIlesh. Në shqipe, fjala kopil, dobiç, fig, ka kuptimin djalë i zgjuet, i gjindshëm dhe i zoti.

3) Vuk Brankoviqi që njihej si sundimtar i Kosovës, siç do të shohim, familjarisht del i implikuar me shqiptarë, por për këtë do të flasim pasi të përmendim raportin e tij me dy emrat e sapocekur që përmenden në këngën e njohur folklorike serbe, kushtuar Llazar H/Rebel-it e Milosh Kopil-ii. Ndodhi që dy të parët vdesin në Betejen e Kosovës dhe shenjtërohen, ndërsa Vuku mbetet gjallë, i cili sipas këngës së sajuar shekuj më vonë shpallet i pabesë dhe aq më keq i  ngjitet damka e tradhtarit kombëtar, sepse:

Bog ubio Vuka Brankovica

On izdade tasta na Kosovu

I odvede 12 hiljada:

Pobratime ljutih oklopnika

/Zoti e vraftë Vuk Brankoviqin

Që e tradhëtoi vjehrrin në Kosovë:

Tërhoq 25 mijë sivëllamë

Të rrebtë pancirveshun/…

Me këtë nënkuptohet, pse u tërhoq nga beteja nashkë me 12 mijë shtpatarë, shpallet  tradhtar dhe u damkua  me nam-mallkim si simbol-tradhtari ndaj kombit serb, edhe pse siç e thamë, atëherë nuk kishte komb, madje as etni të kulluar serbe, sepse atëbotë quheshin serbë të gjithë vartësit e sunduesve nemanas ortodoksë, e të tjerë, apo jo?! Meqë sot historiografia serbe e rehabiliton plotësisht Vukun, i cili nuk kishte kryer vepër tradhëtie, por mbase u tregua strateg i zoti, ngase bëri tërheqje forcash me taktikë, jo me dorëzim. Dhe kjo thuhet nga historianët u vërtetua nga veprimet e tij të mëtejshme. Ishte i vetmi ndër krerët serbë para dhe pas tij i asasj periudhe që nuk pranoi, siç bënë të tjerët, dorëzimin e plotë, përkatësisht pranimin e vazalitetit pothuaj të vullnetshëm poshtrues ndaj Sulltanit. Mbase për këtë veprim sulltaini ftohu raportet me vjehrrën, princeshën Milica, e veja e Llazarit, sepse ajo me nënshtrimin deri edhe me krushqi vullnetare ndaj Sulltan Bajazitit, që sipas Vukut, sulltani ishte vrasësi i burrit të dorëzuar të saj. Veprim ky me të cilin u poshtërua sedër-dinjiteti fisnik serb i burrshtetit Lazar. Mbase për këtë si pasojë ajo nuk e pranoi Vukun si bashkësundues siç kishte qenë me Llazarin dhe kryenëvete, politikisht i siguroi vetes fronin e vasalit dhe njëherazi i siguroi djalit të mitur, 14 vjeçar Stefanit, që posa të madhohet, nën hijen e sullltanit, ta gëzojë fronin e princ-vazalit, në pronat e principatës së prindërve Llazar-Milica.

Sido që të ketë qenë, Vuku me qëndrimin e tij fisnik sipas historiografisë së sotme serbe, meriton rehabilitim të plotë, sepse, ai edhe pse nën hijen e knjeginjes Milica, veproi dinjitetshëm sa here që i vinte rasti në të mirë të serbëve. Së këndejmi familja e tij vazhdoi të vepronte në forcimin e emrit “Brankoviq”,  brenda e në krye të prinmcipatës që gjithandej në Pashallëkun e  Smederevës do t’i jape jehonë emrit serb e  Serbi, Por historia e sotme nuk e përmend faktin që familja Vuku kishte prejradhje, nëse jo krejtësisht, gjithsesi të përzier iliro-shqiptare. Dhe për t’u njohur sadopak më mirë origjina e tij, po i paraqitim në disa pika, disa nga faktet e kësaj ndërlidhjeje, të zbuluara nga studiuesit:

Së pari, vetë zanorja U (*uu ulurimë ) te emri Vuk (Vuksan, Vucic, Vukashin, Vukosav (afro 30 versione) del e njëjtësuar me trajtën e gjuhës shqipe të emrave malësorë Ukë (uuk-),  Ujkan, Ukel, Ukyll, Vuksan e Ukshin (Uka i shenjtë), ngase ndër të gjitha gjuhët standarde sllave vetëm serbishto-boshnjako-malazezishtja e ka këtë emër si shqipja të shqiptuar me U: vuuk për kurjak, madje vetëm familja fisnike (iliro-ahqiptare) e Shkodres Ballshaj në emblemen e saj heraldike kishte kokën e ujkut. Së këndejmi ndërndikimi apo ndikimi i shqipes këtë rast vetëm mund të konstatohet, por assesi të mohohet.

Së dyti, thuhet që familja e Vukut kishte prejardhje nga Albania, madje nga fisi gash dhe kishte lidhje me vojvodët, mirëmbrojtësit vullnetarë të kishës së Deçanit.

Së treti, flitet që edhe vetë Vuku, si pinjoll i familjes Gashi u aktivizua në anën e  Dushanit gjatë komplotit për fron të  organizuar kundër babait të tij Stefan Urosh Deçanskit.

Së treti, Dushani ndihmoi fisnikimin e familjes së Vukut. Që Brankoviqi, si familje, pas vdekjes së Dushanit të kishte nën sundim disa zona kyqe: Shkup, Prishtinë, Zveçan, Sanxhak e drejt Bosnjes.

Së katërti, nuk është krejt e pa motiv zënka, sipas këngës popullore që paraqet zilinë mes të dy dhëndurëve të Llazarit, fisnik Vukut e vojvod Millosh Kopilit. Kështu, siç thotë gojëdhana. Natën, para ditës së betejës, Lazarit i ishte përftuar profecisht se njëri nga më besnikët e zemrës do ta tradhëtojë gjatë betejes e ai si të tillë, të përzemërt, i kishte të dy, por shpreh dyshimin ndaj trim Milloshit, andaj, kur i ofron gotën me venë dhe i uron “për të mirën”, ia përmend atë që nuk donte ta besote. Ndërkaq Milloshi, duke shfajsuar vetveten, zbrazet kundër Vukut si të pa besë, që sipas këngës, në realitet ashtu do të dale (!).

Së pesti, si duket Llazari me bijat e veta kishte lidhur krushqi dhëndurie edhe me disa fisnikë të tjerë, deri edhe me ballshajt e Shkodrës, por Vukun si dhëndërr i parë e kishte ndërlidhur edhe me bashkësundim, ngase kishte shtri autoritetin si me ujdi në pronat e sunduara nga dhëndërri, siç ishte rasti i Prishtinës, ku u zhvillua Beteja nën emrin e tij (Llazari - Kosova), ku knjeginja Milica, edhe pas vdekjes së burrit, mbajti rezidencën, apo jo?

Së gjashti, në të vcrtetë, si familje finike, Vuku,posedonte emblemën heraldike me dy luanë ajraz, ngrehur në dy këmbët e pasme, emblemë që si kjo knjaz Llazari në kohë të sundimit të tij  nuk e kishte, apo jo ?

Së shtati, që vërtet familja Branku ishte e implikuar më parë me familje fisnike shqiptare dëshmon fakti se motra e Vukut Teodora ishte e martuar me fisnikun shqiptar GjergjTopia, sundimtar i Durrësit.

Së teti, Vuku me Maren, bijën e madhe të knez Llazarit, pati tre djem me emrat: Gërgur,  Djuradj (Gjergj)  dhe Llazë.  Për studiuesit, emri Gërgur (për Gligorie) asociacionon emrin shqip guri (serb. Kamen, Guric),  emërtim Gërguri ky, që e mbanin dhe e mbajnë edhe sot disa familje shqiptare, sidomos te ne.

Së nënti, të tre djemt e Vukut u gjenden në majat e organizmave shoqërorë, të etnisë serbe, madje edhe pas vdekjes në burgjet e Turqisë të Vukut, sidomos Gjuragji, do të bashkësundoijë me dajë –despotin Stefan Llazareviqin, djalin e knjaz Llazarit, i cili, pasi nuk kishte trashnëgimtar, fronin ia abdikoi nipit Gjuragj.

Së dhjeti, Gjuragji, siç kishte pasur Vuku bashkëpunim nga Beteja e Kosovës me Kastriotët nga Kruja, edhe ky Gjuragji, u lidh me Skënderbeun kundër Venecisë, por pati edhe jokoordinim apo mosmarrëveshje me Skënderbeun në raport me luftën turko-austrohungareze.

Së njëmbëdhjeti, edhe pse Gjuragji me ushtri ndihmoi Sulltan Mehmetin II  në rrethimin e Konstantinopojes, megjithatë, atij dhe djemve të tij Stefanit e  Gërgurit, nuk u shkoi mbarë politika me Sulltan Selimin,  sepse sa ishte gjallë Gjuragji të dy djemtë ia verbuan turqit, ndërsa ai gjeti njëfarë shpëtim-strehimi andej nga Mali i Zi. Ndërkaq, si pasojë Sanxhaku i Smederevës, për dy shekuj do të mbesë pa drejtues me emër serbosllav.

Së dymbëdhjeti, djali i Gjuragjit, Stefan Brankoviqi, i vërbuar, i përndjekur nga tuqit e turkofilët, u detyrua me gjetë strehim e mbrojtje tek Skënderbeu në Shqipëri. Skënderbreu e nderoi si fisnik, i dha mbrojtje, madje i ndihmoi me u martua me Angjelinaën, motrën e gruas së tij, Donikës. Kështu Angjelina e Sefani, pasi u lindi fëmija i parë, djalë, për siguri, u larguan nga Shqiperia, andej nga Italia. Austro-Hungaria,

Së trembëdhjeti, Stefan Brankoviçi me Angjelina Arianitin shqiptare pasi u larguan nga Shqipëria paten jetë të vështirë, megjithë e përballuan. U linden katër fëmijë, dy djem e dy vajza. Angjelina i rriti me shumë vështirësi e dashuri. Ajo u qëndroi me stoicizëm vuajtjeve të jetës, edhe kur kaloi në rajonet austrohungareze e të Serbisë, andaj me meritë nga kisha serbe u shpall Shenjte. Edhe pse me prejardhje shqiptare mbetet idhull shembëlltyre, nënë humane në botën serbe e më gjerë.

Së katërmbëdhjeti, përveç, sa u tha, ndërlidhja Brankoviq me shqiptarë nuk u ndërpre. Djali i Skëndërbeut Gjoni II, i cili edhe në mërgim në Itali gëzonte privilegje të familjes fisnike Kastrioti , si i ri  u njoh dhe u martua me një vajzë po ashtu të derës fisnike të familjes “Branku!, të quajtur, Erina. Ishte vajza e Llazë Brankoviqit, e nkunatit të tezës Angjelina.

Së pesëmbëdhjeti, është shumë atraktive të ceket fakti se Gjoni II në shenjë respekti e dashurie ndaj Erinës  e familjes fisnike “Branku” dhe në shenjë nderimi e hamonie që ndjenin në këtë bashkësi familjare, mbase edhe me motiv përbashkimi ndëretrnik në luftlën pë liri të atdheut të imagjinuar shqiotaro-serb, në stemën heraldike të familjes së vet Kastrioti, në anë të djathtë të shqiponjes së zezë dykrenshe i shtoi luanin ajraz, ngritur në këmbë të mbrapme, siç e kishte familja Brankovic në stemën e vet.

Së gjashtëmbëdhjeti, jemi në dijeni që pasardhësit e familjes së gjerë të Vukut, të quajtur Bala, që ende jetojnë në Mal të zi, pasi që nuk u islamizuan, ruajtën fenë ortodokse dhe gjuhësisht do ta kenl humbur shqipen, do të jenë sllavizuar dhe sot njihen si Baliqi, mirëpo gjithsesi nëse si kriter i një etnie merret gjaku, familja e tillë nuk mund ta mohojë prejardhjen shqiptare, apo jo?! Këtë që po e them nuk e kam për kurrfarë tendence. E vetma arsye jona është të njihet e vërteta, në mënyrë që familjet e tilla të sllavizuara nuk duhet të urrejnë gjakun shqiptar që e paskan gjak të tyre dhe njëherazi shqiptarët të vazhdojnë të mosurrejnë askënd e sidomos njerëzit e gjakut të tyre malëzezë e serbë vetëm pse u shkiezuan dhe sot kanë gjuhë e fe tjetër.

Së shtatëëmbëdhjeti, familja e tillë e sllavizuar “Brankoviq”duhet të jetë krenare që me njerëzit e vet si Gjuragji, ka kontribuar në forcimin etnisë paraserbosllave në Sanxhakun e Srebernicës, e cila 2 shekuj më vonë nën emrin e Pashallëkut të Beogradit Setbia u mëkëmb si bazë e fortë, ku u lind dhe u rrit si shtet modern serb, mbase vërtet nën trashgimin Vuko-Gjuragj-Obrenoviq, apo jo?!.

Sido që të ketë qenë, në këtë pjesë të punimit me titull “Si lindi në Pashallëkun e Beogradit dhe u rrrit territorialisht komb-shteti serbë në shek XIX e XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët, duke u mbështetur në kuptimësinë e disa fjalë-shprehjeve që dallojnë në raportin serbishbt shqip, lëndën do ta shtjellojmë në këto dy pika:

së pari do të nisemi nga kujtesa jonë nga koha e fëmijnisë  rreth raportit ligjërimor  serbo-shqiptar në krahsim me ditët e sotme, duke e iluistruar me disa shprehje karakteristike, që përkojnë apo dallojnë në raport shqip-serbisht, apo  të lindura vetëm në serbisht që pasqyrojnë  natyrë dhunë-shpërngvulje  në kurriz të shkipo-shqiptarëve   dhe

së dyti, krejt këtë periudhë të dhunë-shpërnguljes do ta rikujtojmë  në 7 kohëhhapësira përshkallëzimi që shoqërohet me golgota gjenocidale të planifikuara në afro 40 programe i[ hartuara  që nga shek. 19 e deri më sot, për dëbimin e asgjësimin e popullit shqiptar nga trojet e veta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora