E hene, 29.04.2024, 02:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Takim mbreslënës pas 50 vitesh

E diele, 10.03.2024, 08:50 PM


TAKIM MBRESLËNËS PAS 50 VITESH

Nga Bashkim Saliasi

Ne shokët, mësuesit e ish maturës pedagogjike Fier, e vitit 1974, që sot banojmë në Tiranë, u mblodhëm në një takim në mesin e muajit shkurt dhe pasi diskutuam midis nesh dhe vendosëm që të takohemi familjarisht, për të përkujtuar festën e Mësuesit. Në takim ishin të pranishëm Kolonel Gëzim Ismaili, nën/kolonel Pëllumb Bajraktari, Komandant Zagoll Gjoni, mësuesi Bashkim Saliasi dhe Kujtim Brahimi.

Sot më 3 Mars 2024, ne pedagogjiksit e klasës së IV E, Fier: - Pëllumbi Bajraktari me bashkëshorten e tij Antigoni Allkanjari, Bashkim Saliasi me bashkëshorten e tij  Angjelina Bardhi, Gëzim Ismaili me bashkëshorten e tij Xhulin, Zagoll Gjoni me bashkëshorten e tij Mimoza Alushani, Kujtim Brahimaj me bashkëshorten e tij Zenepe dhe Florenca Halili me bashku me bashkëshortin e saj Bilbilin, festuam Ditën e Mësuesit, në lokalin “Noeli”, afër Don Boskos.  Në një atmosferë gazmore kaluam një ditë të këndshme dhe sollëm në kujtesë shokët dhe shoqet e klasë tone. Kujtuam me nderim mësuesit tanë drejtoreshën e shkollës Bubulina Mici, zv/drejtorin Anastas Pogaçe, zv. drejtorin Fan Gjini, mësuesen Drita Sara dhe bashkëshortin Minella Sara, Bardhyl dhe Liljana Shehu, Nikolla Margilaj, mësuesen kujdestare Afërdita Çërra, Diana Doko, Mareglen Panda, Mirka Çala, Diana Doko, Gjergj Toska, Pipi Jano, Afërdita Murati, Ida Tanku etj. Secili nga ne solli copëza kujtimesh që na kthyen pas në vite. Pas mbarimit të shkollës së mesme shokët Pëllumb Bajraktari, Gëzim Ismaili, Hekuran Duçka vazhduan shkollat ushtarake, por  përsëri ne shokët e klasës së IV E, Matura ’74 nuk jemi ndarë asnjëherë. Me nderim kujtuam dhe ish shoqet dhe shokët që kanë ndërruar jetë si: Fatmir Mane, Ylli Qorri, Kalem Avdullai, Vjollca Bano etj.

Gjatë drekës u ngritën dolli dhe u kujtuan edhe shokët tanë që jetojnë e banojnë në Athinë Hekuran Duçka, Petrit Zeqaj, Kadri Idrizi dhe shokët që nuk ishin të pranishëm si Bilbil Idrizi, Baftjar Shehu, Astrit Rabija, Teki Kumanaku Trifon Prifti, Behar Kryemadhi, Fredi Ahmetaj, Engjellushe Qafoku, etj.

Një kafe pasdreke dhe disa foto kujtim nga takimi i datës 03.03.2024, datë përkujtimore për festën e Mësuesit. Në një kohë të përshtatshme mora në telefon Hekuranin që banon në Greqi, i cili kishte disa ditë që kishte ardhur në Gjirokastër. Folëm gjatë bashkë dhe na bëri me dije se në takimin e ardhshëm do të jem present edhe unë thotë ai. Gjatë drekës shoku ynë Pëllumb Bajraktari, na kujtoi dhe njëherë se, sivjet mbushen plot 50 vjet, që jemi ndarë dhe mendojmë që të mblidhemi në 15 Qershor 2024 përsëri pranë shkollës sonë të dashur ku kaluam katër vite së bashku.

I përshëndeta të pranishmit me një poezi të krijuar enkas në orët e para të mëngjesit.  E djele 03.03.2024

Disa foto kujtim nga data 3 Mars 2024

MBRESA NË VITE

Në shekullin e kaluar,

Në zemër të Shqipërisë,

Djem e vajëza kërthinjar,

Erdhën në djepin e diturisë.

Qëlluam me fat,

Nuk kishim maturant,

Në një konvikt flininim,

Pa ndarje në çdo kat.

U rritëm bashkë,

Si motër e vëlla,

Katër vjetë kaluam,

Miqësi midis nesh krijuam.

Me statusin mësues,

Në shkolla u shpërndam,

Disa e lanë zanatin,

njëri-tjetrin se harruam.

Kudo që shkuam,

Ngado që punuam,

Fjalë të mira.

për të gjithë dëgjuam.

Sot pas pesë dekadash,

7 marsin festojmë,

Ndihemi të lumtur,

Kur njëri-tjetrin takojmë.

Ju përshëndes,

Ju uroj shëndet,

Qofshi të lumtur,

Mos paçi siklet.

Me këtë poezi përshëndes gjithë pedagogjikasit e shkollës Pedagogjike Fier.  Urime për 7 marsin 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora