Kulturë
Hysen Ibrahimi: Intervistë me Prof. Hasan Kadri Gashin
E hene, 04.03.2024, 07:18 PM
Hysen Ibrahimi - Intervistë me Prof. Hasan Kadri Gashin
Suedi/Förslöv,
04.03.2024
AH
ORE BIRË, HOXHOLLARË KA SA TË DUASH, ME VDEK KREJTË SHQIPËRIA KA MJAFTË
HOXHOLLARË PËR T’I VARROSUR, JU PO MUNDËT QË TË STUDIONI PËR T’I SHËRUAR DHE
SHPËTUAR SHQIPTARËT – UA KTHEN IMSAIL QEMALI, PLAKU I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
(Tregim
i shkëputur nga intervista me Prof. Hasan Gashin)
Njërit nxënës timit Adrian Millakut ju drejtova -
fillon tregimin Prof. Hasan Gashi - tani ai ka mbaruar për doktor (kancerolog), e pyeta:
-Çfarë do të studiosh ti kur t’a mbarosh shkollën e
mesme?
-A, shok mësues (duke u skuqur kur flisnin me mësuesin nga
respekti), gjyshi më ka thënë, biro se sa të rritesh ti do të shkosh për hoxhë
(teolog) për të studiuar.
-Dëgjo Adrian, kur ka qenë deputet Ismail Qemali në
Stamboll të Turqisë me Hasan Prishtinën, kanë shkuar tre djemë të rinj nga
Shqipëria për të studiuar në Stamboll. Dhe rastësisht e kanë takuar Ismail
Qemalin, kanë vrapuar dhe e kanë përshëndetur:
-Mirëdita Ismail Beg.
-Mirëdita. Prej nga vini ju djemë? – i pyet Ismail Qemali.
-Jemi nga Shqipëria.
-O, sa bukur – ua kthen Ismail Qemali dhe i pyet, çfarë
keni dalur këndej?
-Kemi ardhur të studiojmë.
-O sa bukur, mu kënaq zemra. Çfarë doni të studioni ? – i
pyet prap Ismail Qemali.
-Na kanë thënë prindërit të studiojmë për hoxhë - i përgjigjen djemtë Ismailit.
-Ah ore birë, hoxhollarë ka sa të duani, me vdek krejtë
Shqipëria ka mjaft hoxhollarë për t’i varrosur. Ju po mundët që të studioni për
t’i shëruar dhe shpëtuar shqiptarët – ua kthen Ismail Qemali dhe ka ikur!
-A më kuptove Adrian çfarë desha të të them? E pyet Prof.
Hasani, Adrianin.
-Po
Profesor të kuptova don të thot që unë ta studioj mjekesinë.
-A,
sigurisht, mjekësinë dhe të gjitha të tjerat që i shërbejnë popullit tëndë për
t’a shëruar, jo për t’a varrosur.
Që
nga aty, Adriani, nuk ka shkuar për të studiuar për hoxhë, por ka studiuar për
mjekësi dhe sot ai është një mjek shumë i njohur në Prishtinë. Ka edhe tjerë
nxënës që janë doktora, që kanë qenë nxënës të Prof. Hasan Gashit[1].
Kështu duhet edukuar nxënësit shqiptarë, kudo që ndodhen, sikurse Perof. Hasan Gashi,
veteran i arsimit, tani në pension.
[1]
U
lind më 05.01.1946 në fshatin Çabiq komuna e Klinës. Është pjesëtar i familjes
së Ali Hetem Gashit. Lindi pas Luftës së Dytë Botërore kur varfëria e popullit
shqiptar ishte në skajshmëri; Shkollën fillore e filloi në vitin 1952 në Kullën
e Vesel Beqës në Caravik dhe e përfundoi në Ujmirë. Shkollën normale e
përfundoi në Pejë dhe Prizren, ndërsa Fakultetin Filozofik dega Histori e
mbaroi në Prishtinë; Ka punuar mësues në shkollën fillore ”Zenel Hajdini” në
Ujmir komuna e Klinës. Për rezultate të mira në punë është lavdëruar dhe
shpërblyer nga Këshilli Pedagogjik.
Kishte vullnet të çelikt për punë në mësimdhënie. Më 1992-1995 punoi si mësues
i historisë në Gjimnazin ”Luigj Gurakuqi” komuna e Klinës; Më 1995 pranohet
Inspektor i Arsimit në Këshillin Komunal të Arsimit në komunën e Klinës; Më
1999 formohet Drejtoria Komunale e Arsimit dhe mësuesi Hasan Gashi caktohet
Zyrtar për zhvillimin e Arsimit në ciklin e ultë fillor, ku punoi deri në
pension më 05.01.2011