Kulturë
Përparim Hysi: Nga një kafe "shqeto"
E enjte, 29.02.2024, 07:40 PM
Nga një kafe "shqeto"
Kujtimit të Profesor QEMAL HAXHIHASANIT
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Si
i moshuar dhe, veç të tjerash, si një"kafexhi i thekur", kam disa
histori me kafen dhe se si vlerësohet një kafe në momente të ndryshme. Kur them
që unë jam"kafexhi i thekur", nuk jam larg realitetit.Përkundrazi:për
moshën që kam(jam 81-vjeç) dhe kafe për çdo ditë kam që nga mosha 20-vjeçare,
atëherë thonjëzat janë vetëm simbolike. Ka që kafen e pinë veç për forcë zakoni
dhe aq. Kafexhinjtë që ia dinë vlerën
kafes, janë paksa qibar në raport me të
tjerët që e pinë dhe nuk ia dinë vlerën.
Nëse
në këtë histori me kafe, vetëm njërën histori e kam të vjetër dhe ka lidhje me
një sulltan turk. Ma ka treguar një plak i moçëm, kur unë isha i ri.
* *
*
Sulltani
kish ftuar në sarajin e tij, qeveritarët me vet Vezirin në krye. I priti dhe
shërbyesët u shërbyen për secilin. I rrokën filxhanët me radhë dhe një nga një,
të përkulur, uruan Sulltanin. Pasi pinë kafetë,
Sulltani porositi t'u shërbenin
tepsitë me bakllava. Të ftuarit me
Vezirin në krye u lëshuan si të uritur mbi bakllavan. Sulltani i pa, kur u
lëshuan si lukuni mb tepsitë dhe vështronte i trishtuar. Kur të ftuarit ikën, Sulltani i tha një eunuku të
tij:- A njeh ndonjë njeri që di të pijë kafe?
-Njoh,
- tha eunuku.Është një druvar që shet dru.
-Do
vesh ta lajmërosh:- Nesër të pret Sulltani!
Shkoi
eunuku dhe i tha druvarit:-Nesër të pret
Sulltani!
Pa
çpa druvari, veshi një palë rroba si më pak të"fisme" dhe mbriti
sipas urdhërit.
U
fut tek sarajet dhe humbi pusullen, kur pa një turmë me uniforma dhe, veç tyre,
Vezirin që printe përpara.Hyn tek Sulltani, i puthën dorën dhe, sakaq, mbrritën
kafet. Uruan me radhë dhe, sa mbaruan kafetë, mbrritën tepsitë me bakllava.
Lukunia u lëshua mbi tepsitë, por druvari as që lëvizi nga vendi.
Sulltani
i tha:- Mik, të kam nxjerrë bakllavan dhe ti nuk po e prek me dorë?!
-Të
paça sa malet, Sulltan i madhërishëm, -
tha druvari, por unë pas kafesë, nuk fut ëmbëlsirë në gojë.
-Ashtu,
- tha SULLTANI. Që sot e tutje ti, Vezir, do shkosh të bësh dru në mal dhe ti,
or mik, që sot e tutje do jeshë Vezir!
* *
*
Pse
po ia kushtoj këtë tregim të jetuar PROFESOR QEMAL HAXHI HASANIT? Profesori
punonte në Isntitutin e Folklorit dhe
prag një Festivali Folklorik që mbahej
në Gjirokastër, erdhi enkas në fshatin
ku jetoja une, në Mbrostar-Ura, të
Fierit. E shoqëronte koreografi i
shtëpisë kulturës Fier, BAJO TOTO.
Kishin ardhur me një mision. Profesori në hulumtimet e tij, kish zbuluar se në
MYZEQE njihej një valle e rrallë që titullohej" Si mbillet piperi"
apo vallja e"Piperit". MBROSTAR-URA kish valltarë të zotë dhe, ngaqë
vallja do kërcehej para Enver HOXHËS,
duhej parë biografia e valltarëve.
BAJO
shok dhe mik imi(qe mësues biologjie, por qe koreograf, ivetmi në atë kohë), ma
prezantoi PROFESORIN që unë e njihja mirë përmjet shkrimeve të tij. I ftova për
kafe në të vetmin klub që kishim dhe Profesori, kur pa që unë kafen e piva pa
sheqer, më tha:- Kur të mbarojmë këtë punë, do të tregoj një histori për kafen
pa sheqer. I pimë kafet dhe, ngaqë unë isha kryetar i frontit për fshatin, më
pyetën për valltarët. Kishin shkuar deri lart të dhënat për ta. Valltari lider
në valle, qe me"ftomë në biografi". Unë jo vetëm e lëshova me shkrim,
por e binda edhe sekretaren e organizatës së partisë(pa të firma ime ishte
zero), që lideri i valles të shkonte në
Gjirokastër. Të dy të ardhurit u gëzuan që misioni u krye me sukses dhe Profesori
më tregoi:
* *
*
Kishte
ardhur një etnograf nga Franca dhe donte të shihte me sytë e tij një dasëm. E
çuamë në një fshat të Labërisë. Qe korrik dhe ta piqte kokën dielli. I gjetëm
dasmorët ulur shesh pranë një rrapi të madh dhe me etnografin, u ulëm në krye
për të na nderuar.Aso kohe dasmat fillonin me gjizë, speca.domate dhe, kur
"trashej" muhabeti fillonin gjellët me lëng e me mishra. Francezi
kishte shtruar një peshqir të madh dhe gjithçka që shërbehej për dasmorët, ai e
hidhte mbi peshqirin e tij të madh.Kur shërbehej jahnia me lëng, francezi e
hodhi mbi peshqir dhe, ngaqë qe pikë e vapës,
pa që ç'kish hedhur mbi peshqir, zuri të gurgullojë.Sikur peshqiri të
ishte mbi një zjarr.Kështu siç gurgullon
peshqiri, ashtu gurgullojnë dhe zorrët e këtyre fatkeqëve. Pa dyshim, -mendoi
francezi, - kjo dasëm do ketë viktima. Duke pritur, i llahtarisur, vdekjen e
cilido dasmori, hasi në një dukuri.Plaku
që drejtonte dasmën, bërtiti:- Nga një
kafe "shqeto"! I huaj veç priste, kur, dhe atij, i erdhi filxhani me
kafe"shqeto".Francezi e hodhi filxhanin mbi peshqirin që gurgullonte.
Fap dhe"vullkani" mbi peshqir, pushoi sikur s'qe. Shpëtuan, -
bërtiti. E paskan ilaçin. Natyrshëm, jo vetëm e falnderova PROFESORIN, por dhe
i përqafova që të dy miqtë, kur i përcolla me ta.
Tiranë, 26 shkurt
2024