E shtune, 18.01.2025, 10:54 PM (GMT)

Kulturë

Akademi solemne “Marie Shllaku mbretresha e nacionalizmës shqiptare”, 2 prill 2024

E hene, 26.02.2024, 06:24 PM


Shoqata “Trojet e Arbrit” - Prishtinë dhe  Qendra për Hulumtime Shoqërore dhe Historike -Pejë, organizojnë: Akademinë solemne me rastin e vendosjes se bustit të Heroinës së Shqipërisë Etnike Marie Shllaku në Pejë me temën bosht: “Marie Shllaku mbretresha e nacionalizmës shqiptare”. Ftojmë të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje apo ideje që të marrin pjesë në këtë solemnitet kulturor dhe kombëtar. Akademia do të mbahët në Sallën e Asamblesë Komunale në Pejë më, 2 prill 2024 dhe do të filloj në ora 11:00. Pas përfundimit të Akademisë te gjithë bashkë do të shkojmë për të bërë zbulimin e bustit të Heroinës Marie Shllakut në qendër të Pejës. Zbulimi i bustit do të bëhët në orën 14:00. Ftojmë të gjithë qytetarët që me rastin e zbulimit të bustit të Heroinës Marie Shllaku të sjellin lule të fresketa ku do të vendosen pranë bustit ashtu siç ishte edhe amaneti i Heroinës Marie Shllaku se nuk do ti mungojnë lulet Kosovës që ti vendos mbi varrin tim.

Ju mirëpresin:

Nue Oroshi –Kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit“

Afrim Shabi-Drejtor i Qendrës për Hulumtime Shoqërore dhe Historike-Pejë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora