Kulturë
Atdhe Geci: Zëri i Roganës
E diele, 25.02.2024, 06:08 PM
Atdhe Geci
ZËRI
I ROGANËS
Roganë,
ndiz zjarrin që lind këngën
o,
ndiz zjarrin që lind flakët e jetës
që
fëmijë e njoha tokën dhe qiellin
i
njoha retë që pluskonin shi, njoha
të
gjelbrën e Roganës dhe të luleve
njoha
të gjelbrën që e sillnin erërat.
Në
tokë të Roganës dardane u rrita
me
ëndrrat e kopshtit dhe të grurit,
me
ëndrrat e harlisura të misrit dhe
me
legjendat e rrudhave nëpër lisa
natyra
dyert çdoherë i ka të hapura
për
flutura lulesh jemi ndjekur dhe
zënë
që të kapim flutur-xixëllonjën.
Jeta
nuk na la gjatë të ëndërronim
u
desh t´ia mësonim germat gjuhës
u
desh t´ia mësonim notat këngës
u
desh që atdheun ta njihnim mirë.
Jashtë
ëndrrës këmbët ankoheshin
udhës
sonë kishte kthesa e ndalesa,
né
ishim të vegjël e ca gjëra nuk i
kuptonim,
atdheu ynë ishte i ndarë!
Në
kohën kur isha nxënës i ciklit të
të
ultë, mësonim histori të armikut
fitoret
e tij i mësonin me detyrim
që
fëmijë ne e njihnim dhimbjen
farkëtarin
e prangave e të burgjeve
burgimtarin
e ëndërrave me Roganë
Në
libra, atdheu ynë nuk ekzistonte
né
arsimoheshim pa atdhe e pa liri
herojtë
tanë në libra quheshin armiq
librat
tanë ishin të mbushur me hero
serbë
dhe fotografi xhelatësh për ne!
Heroi
yë i kombit, Metush Krasniqi
ishte
zëri i të gjithë të zemëruarve
ai
i kërkonte më të mirat për lirinë
kërkonte
rebelim kundër pushtuesit
thërriste
forcën me vetëdije atdheu
të
e shpalosim dasmën e kraharorit
si
pjesë të himnit dhe të betejave!...