E hene, 29.04.2024, 10:54 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Sytë e Nënës m’u bënë dritë…!

E enjte, 22.02.2024, 08:50 PM


IN MEMORY OF MY MOTHER

Sytë e Nënës* m’u bënë dritë…!

(Në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta)

(1939 - 2007)

Nga Keze Kozeta Zylo

Streha ime, strehë e ëmbël,

Erdha sonte nëpër ëndërr,

Aromë mora tek saksitë,

Sytë e Nënës m’u bënë dritë…!

Hapa portën me ngadalë,

Dhe në gjunjë rashë përdhe,

Një këngë labe e pikëlluar,

më prishi ëndrrën, për atje.

Me muzikë Sollokusheje më ke nanurisur,

Dhe me fletëza rrushi si jorgan,

Mbi ballë të djepit Ti Hënë e ndritur,

Më jepje qumësht si shkumë të bardhë.

Peng ta kam punën sfilitëse,

Ndër më të egrat në atë vend,

Me forcën dhe bukurinë mahnitëse,

E sfidoje! Mua më lije pa mend...

Në të ndarë një fjalë s’më the,

Më le peng, fijëzat e shpirtit,

Me to thura një folezë,

Strehën më hyjnore të vitit…!

Si një Ëngjëll vjen nga qielli,

Ulesh pranë pa thënë një fjalë,

Lë një dritëz midis territ,

Sa më djeg i shkreti mall…!

* Nëna ime Liri (Muçi) Gjoni e pagezuar me emrin LIRI, pasi lindi kur na pushtoi Italia fashiste, me 1939. Ajo u pagezua nga xhaxhai i saj i ndritur Shaban Muci Becishti, vatran ne Amerike dhe kryeplak i fshatit Becisht, Tepelene. Nëna ime Liri u nda nga jeta në moshën 67 vjeçare e cila erdhi si vizitore në New York të martonte mbeskën e parë, por fatkeqësisht ndërroi jetë para dasme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Shkollat Shqipe “Alba Life” New York, dhe në Online në këmbë për Kosovën Kozeta Zylo: “Echoes from Iliria”, Echoes from Parashqevi Simaku Kozeta Zylo: Besnik Hoxha - Fisi Hoxhaj, Arrëz e Madhe Kozeta Zylo: Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” festoi gjashtë Vjetorin e themelimit të saj Kozeta Zylo: Lamtumirë pedagogu im dhe shkrimtar i shquar Musa Vyshka! Kozeta Zylo: Në Kepin e Rodonit, në Kishën e Shna Ndout si pranë Zotit Kozeta Zylo: Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombëtar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë Kozeta Zylo: Krahina historike e Buzit ndez qirinjtë e isos me frymëz Hëne në Gjinokastër Kozeta Zylo: Bisedë me zonjushen Ema Hila, garuese për Miss Shqipëria 2023 Kozeta Zylo: Mbrëmje Gala dhe Paradë madhështore nga Rrënjët Shqiptare në 15-të Vjetorin e saj Kozeta Zylo: UÇK-ja në gjyqin e turpit të shekullit 21 Kozeta Zylo: Ambasadori Blerim Reka midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në New York Kozeta Zylo: Përçarja dhe mosmirënjohesit, Kanceri i shoqërise shqiptare Kozeta Zylo: Në Udhën e Shkronjave Shqip drejt Washingtonit Keze Kozeta Zylo: Një kurorë ulliri në kulturën kombëtare Kozeta Zylo: Çështja e Pazgjidhur Çame së shpejti në Kongresin Amerikan Kozeta Zylo: Gjenerali Clark u takua me komunitetin shqiptar në Staten Island Kozeta Zylo: Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun dhe në Online nga Alba Life, Ambasador i Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi vitin akademik

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora