Kulturë
Jahja Drançolli: Anëtarë të familjes fisnike Šufflay në shërbim të ndriçimit të historisë dhe arteve tona
E hene, 19.02.2024, 05:27 PM
Anëtarë të familjes fisnike Šufflay në shërbim të ndriçimit të historisë dhe arteve tona: Shqiponja dykrenore, vepër e Zlata Pl. Šufflay, motra e albanologut Milan Pl. Šufflay!
Nga
Jahja Drançolli
Zlata
Pl. Šufflay (1873-1956), motra e albanologut Milan Pl. Šufflay, kishte
realizuar vepra nga artet e aplikuara, të cilat historiani Milan Šufflay i
krahasoi me veprat e tij kushtuar historisë iliro-arbio-shqiptare. Në opusin e
Zlata Pl. Šufflay ka paraqitur shumë motive nga Shqipëria, veçanërisht ai u bë
i njohur me motive që vijnë nga heraldika shqiptare, siç thotë fjala, qëndisje
e rrumbullakët (dantella, gajtani i rrumbullakët) e shqiponjës dykrenare, vepra
këto të cilat ruhen në Thesarin e Katedrales së Zagrebit, me emrin “Albanska
?ipka na bati?e”!