E marte, 10.12.2024, 06:14 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Flet Sefer Pasha: Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” më solli shumë peripeci më pat thënë Dritëro Agolli

E hene, 12.02.2024, 07:48 PM


Flet Sefer Pasha: Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” më solli shumë peripeci më pat thënë Dritëro Agolli

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Me Seferin sa herë do ulem e pyes për personazhe të veçantë. Nëse e njeh ai patjetër do të ketë kujtime pasi nuk u ndahet ose nuk mëson diçka nga jeta e tyre. Në lëmin e tij të njohjes shumica janë shkrimtarë, poetë, ushtarakë, por edhe patriotë mbarëshqiptarë. Tek Librari “Agolli” biseda nuk kishte mundësi të mos shkonte për gjeniun e letrare shqipe Dritëro Agolli. Nga shumë kujtime të tij unë shkëputa disa momente të veçanta.

Ju keni pasur miqësi me Dritëroin. Shkonit vazhdimisht në shtëpinë e tij, nga bisedat e shumta kë do të veçosh?

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes se poetit Dritëro Agolli i vajta në shtëpi për ta uruar. Bëmë dhe shumë fotografi. I ruaj si një thesar në arkivin tim. Në dhomën e Dritëroit përballë një kungulli të madh të marrë në Devoll folëm për shumë kujtime të bukura. E zumë në gojë dhe personazhin e Zylo Kamberit, që ishte shumë i diskutuar në socializëm. Pasi foli Dritëroi për peripecitë që i shkaktoi botimi i romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ndërhyra dhe unë. I thashë se Zylo Kamberi përflitet dhe në demokraci. E kanë ngjallur atë dhe Demkën. Poeti më vështroi dhe nuk e zgjati, por mesa pashë i erdhi mirë.

-Personalisht ju çfarë ju sjell në mendje persoanzhi i Zylo Kamberit?

Personazhin e Zylo Kamberit e kujtoi gjithnjë sidomos në veprimtaritë, që zhvillohen nëpër salla të ndryshme, ku ka promovime. Nëpër salla si ajo e Akademisë së Shkencave dhe e Muzeut Kombëtar organizatorët të dy rreshtat e para i rezervojnë për të ftuarit e posaçëm. Këta janë “zylot” e Dritëroit. Zylot futen në sallë të heshtur. Ciceroni u tregon vendet e rezervuara. Kur e kanë zënë vendin e kthejnë kokën herë majtas dhe herë djathtas. Vështrojnë si tinzar nga të pranishmit. I panë “spektatorët” që erdhën “kokat”. Po kush janë “zylot”? Ish ministra, diplomat, shikas, gjeneral, deputet, biznesmen, shkrimtar, kryetar shoqatash e partish. Të gjithë me “ish”. Kur ndonjë “zyloje” i jepet fjala ai me gishtin tregues liron pakëz kollaron, që të mos e pengojë kur të flas si dikur në Parlament. Që zërin ta ketë të qëruar kollet. Para se të marrë fjalën nxjerr nga çanta një “vepër” dhe ua tregon të pranishmëve. Është vepra e tij e fundit. E kam botuar në 5000 kopje thotë ai me zë të lart. Kanë ndryshuar kohët thekson i trishtuar. Në vitin1924 Heminguej botoi përmbledhjen e parë me tregime: - “Në kohën tonë” me një tirazh prej 170 kopje. Me pesë fish më shumë e botova unë vëllimin tim të dyzetë. Gjendet në të gjitha libraritë e Tiranës. Bjeri legenit se i bie mirë thotë dikush nga vendi. Na e ngjalli Zylo Kamberi, Heminguejn. Pastaj “zylua” fillon të diskutoj. Flet dhe herë pas here vështron “fakirët”. A po e dëgjojnë me vëmendje? Nga mesi i diskutimit nxjerr shaminë dhe fshin djersët. Në qëndër të diskutimit janë padyshim dhe hallet e kombit. Këput ndonjë romuze dhe vështron nëse e bëri sallën të qesh. Pas tij ngjitet në tribunë aty ku është mikrofoni “zylua” i dytë. Ai nxjerr xhevahire nga goja dhe reciton vargjet e një poezie : - /Për xhenet u nisëm/ /Sosëm në xhehnem//Shqipëri moj kuçkë//Na bëre verem/. Që të duket shumë i ditur e mbyll me proverbin: “Mos u mat sa je!. Mos u mat sa ke? Në sallë ndihen të qeshura. Gjatë veprimtarive nëpër salla të ndryshme jepen dhe koncerte. Spikasin ato me këngë labe. Ndonjë krijues folklori si Tomorr Lelua u thur hymne e bejte “zylove”. Tomorri i zë me rradhë. Ua këndon biografinë për çuditë, që ata kanë bërë. Dhe “zylot” që nga rreshti i parë dhe i dytë i rrotullojnë qerpikët në sallën e mbushur plot e përplot. Ata u thonë të pranishmëve, që kanë qejf t’i kenë pas krahëve se për ta po këndohen këngë. Janë baballarët e kombit. Edhe kur shtohen koktejet “zylove” u shtrohet një tavolinë e rezervuar. Dhe ata si monstra e kthejnë kokën nga “turma” që me pjata në duar enden nëpër holl. Zylot në tavolinën e rezervuar ja marrin dhe ndonjë kënge. Njëri që ka qenë zëvendëskryeministër e këndon shpesh këngën: /Shqipëri të qofsha falë/ Të kam nënë e më ke djalë/. Një tjetër “zylo” shpërthen me këngën: -/Ore ju ministrat tanë/ Harram e paçi paranë!/. Meqënëse po i bëjnë iso këngës “dervishët me lugë në brez” aty për aty, ai merr dhe një këngë tjetër lirike - “Qasemi e puthemi/Si baruti digjemi/. Vështron nëse është në qendër të vëmendjes. Por ka dhe “zylo” që i kanë të gatshëm skenarët. Duke qenë në delir me të mbaruar diskutimin largohen se “janë të zënë”. Një “zylo” i thotë në vesh në të ikur një mikut të tij: -Ku ka një kockë të mirë, mblidhen qentë. Qepa nuk bëhet kurrë trëndafil. Unë i thashë mendimet e mija për librin se “fjala është si ngjala”. Ndonjë “zylo” çohet me gotë në dorë dhe shkon tek të pranishmit e shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër holl dhe hedh ndonjë fjalë që të bëjë përshtypje. Ai po ndërton shtëpinë në fshat që të dal tym nga oxhaku. Nëpër oda të ngremë dolli more vëllezër me nga 12 filxhan si një herë e një kohë thotë ai me zë të lartë. Na çmendi La Manshi dhe boshatisja e vendit të shqiponjave.

-Të ndalemi pak te ngjarjet e fundit? Ç’bëhet kështu more të dashur? Përditë vrasje, drogë e flakë në Parlament?! Pse?!

Po na ikën situata nga duart. Vajta në Tomorr dhe bëra kurban thotë një “Zylo”. Unë dy bunker të Enverit i pastrova në fshat. Nuk dihet se çfarë ndodh! Ai vulëhumburi(Enveri) nuk qe fare budalla. Ua mbante armiqve flakën në shpatull. Një gjysëm leku vend nuk lëshonte. Ky Sala atë imiton. Bëj shaka. Por dy duart për një kokë janë. Gungaçin vetëm varri e ndreq. Veza e korbit nuk nxjerr pëllumba. Nuk gjendet në fshat dele me pesë këmbë. Si pritet këmba kalit pse shkeli keq njëherë. I ka thënë populli këto. Ju e pat se si foli ai “pushtetari” para meje. I mërziti njerëzit. Po “ai do pesë ujë e një kos”. Po ç’faj ka lisi kush ja vë vulën! Ty nuk të do fshati dhe kërkon të marrësh vajzën e priftit. Ai që foli pas meje ka ngjarë nga pela, kurse unë nga kali. Kuajt venë e nga venë e mblidhen tek strumbullari. Mua më mburrin dhe unë ju them: Fshatarit jepi një ka, gjahtarit një çifte, kurse mua mikun e Dritëro Agollit më jep një laps e një fletore. Ne nuk kemi deputet. Arushat i nxjerrin njerëzit nga dëbora dhe i kthejnë me fytyrë nga dielli. Po këta maskarenjtë e Ali Asllanit në cilat shpella janë futur? Si nuk po del një birbo që t’u tregojë vendin këtyre të “big braverit”. Bubu ç’bëhet tek ai emisjoni “Përputhen”. Po na merr lumi lart.

Som

Ndonjë “zylo” çohet me gotë në dorë dhe shkon tek të pranishmit e shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër holl dhe hedh ndonjë fjalë që të bëj përshtypje. Ai po ndërton shtëpinë në fshat që të dal tym nga oxhaku. Nëpër oda të ngremë dolli more vëllezër me nga 12 filxhan si një herë e një kohë thotë ai me zë të lart. Na çmendi La Manshi dhe boshatisja e vendit të shqiponjave.

Som

Fshatarit jepi një ka, gjahtarit një çifte, kurse mua mikun e Dritëro Agollit më jep një laps e një fletore. Ne nuk kemi deputet. Arushat i nxjerrin njerëzit nga dëbora dhe i kthejnë me fytyrë nga dielli. Po këta maskarenjtë e Ali Asllanit në cilat shpella janë futur? Si nuk po del një birbo që t’u tregoj vendin këtyre të “big braverit”. Bubu ç’bëhet tek ai emisjoni “Përputhen”. Po na merr lumi lart.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora