Kulturë
Visar Zhiti: Në Pejën e poetit Azem Shkreli
E shtune, 10.02.2024, 08:52 PM
NË PEJËN
E
POETIT AZEM SHKRELI
-
Panteonik -
Nga
Visar Zhiti
E
njoh poetin e këtij qyteti,
jemi
takuar 3 herë,
ndërkaq
qyteti tani
është bërë
i poetit,
mund
ta gjesh gjithandej...
Herën
e parë e pashë, kur unë
do të
vdisja,
herën
e dytë: po vdiste një kohë
e unë po dilja nga ferri,
herën
e tretë: unë isha pakëz i gjallë
dhe ai pakëz i
vdekur,
ishte
libër më shumë,
ishte
dhe kujtim,
jo,
në fakt ishte kujtesë dhe frymë,
na
jepte frymë, dua të them.
E
dua qytetin e poetit
që
përkujton,
ashtu si luftën dhe qëndresën,
dhe
poezinë e tij,
që
nëpër pemë shikon shtatin e jetës
së poetit,
që
nëpër rrugë ndjek ecjen
e vegimeve të
poetit,
që
nëpër drita merr dritën e syve
të poetit,
që
nëpër fjalë risjell zërin e poetit,
se
ikja e tij është ardhje,
se
kthimi i tij është frymëzim,
se
vepra e tij është liri,
se
vdekja e tij është mosvdekje...
E
dinte ai një fjalë prej guri,
po
cila është? - pyesja unë.
Ai
heshtte dhe buzëqeshte.
Shkoi
në qiej
dhe
kur zbriti prapë në tokë,
i plasi zemra si një zog,
që
bie i goditur.
Befas
e mësova dhe unë atë fjalë,
po
e them shpejt e shpejt se do të iki,
është emri i tij
tani.
Po
Pejë ç’do të thotë? -
mund
të më pyesin, kur të mbërrij.
Pe,
eja... Pe-ej... Shikove? Të shikosh
do
të thotë
të nxësh. Të vish,
do
të thotë se duhesh... Janë
fjalë
prej guri,
kanë lidhje me kohët që ikin e vijnë,
punë
perëndish,
ose
poetësh, desha të thosha...
Durrës-Pejë, 21. 05.
2011
—————————————————
(Me rastin e 86 vjetorit të lindjes
së poetit Azem Shkreli,
nxjerrë nga libri me
poezi “
“Si është Kosova”,
botimet “Buzuku”, Prishtinë 2014)