Kulturë
Bujar Salihu: Metafizika e flatrave dhe rrëfimi si drejtpeshim sublim
E enjte, 08.02.2024, 08:55 PM
METAFIZIKA
E FLATRAVE DHE RRËFIMI SI DREJTËPESHIM SUBLIM
(Brahim
Avdyli, «Flatrat e Jetës», botoi Shtëpia Botuese «Meshari», Prishtinë, 2022)
Nga
Bujar Salihu
Pas shumë veprave të
suksesshme në poezi, dramë, prozë e publicistikë të përkthyera e të publikuara
edhe në gjuhë të huaja, këtë herë na vjen me një përmbledhje tregimesh të përshkruara
edhe sentimentalisht me nota të theksuara autobiografike.
«Përpëlitje për ta zënë
dramën e fëmijërisë», «Përrallë e bukur mbi reforma», «Mbi majat e artit»,
«Hijenat e dhunës», «Jeta e këputur në mes», «Katrahurat
e dhembjes», «Klithjet e alpeve», «Një mik i jashtëzakonshëm», «Kur thërret
Atdheu» dhe «Antiteza e heshtjes» janë dhjetë tregime të cilat jo vetëm që kanë
lidhje të mirë organike dhe asocojnë në etje të kristaltë tek i njejti burim,
por falë elementeve të fuqishme shprehëse, tematikave të ndjera, konfigurimit
të kultivuar mitologjikë, mistik, filozofik kur edhe shkencorë e metafizik,
këto proza na japin tablon origjinale të subtilitetit letrar që bartë proza e
shkrimtarit Brahim Avdyli.
Duhet theksuar me këtë
rast se libri ka një parathënje nga shkrimtari Dibran Demaku, me analiza e
konstatime faktike e të argumentuara mbi vlerat e veçanta të këtyre prozave,
sikurse në fund në formë të një recensioni, e që në fakt është një pasthënje e
zgjeruar e shkrimtarit Muhamet D. Rugova, që merret me interpretime dhe analizë
të thellë e të përimtuara të gati të gjitha tregimeve, duke e ndihmuar kështu
jo vetëm lexuesin e rëndomtë, por gjithësesi duke e orientuar në zbërthimin më
të mirë të mesazhit që përçonë autori në këtë libër siç e tham më lart me
karakter të theksuar autobiografik, edhe kritikën shpesh të munguar sot.
Autori ka vendosur të
flas, të rrëfehet, e të rrëfej për fëmijërinë e tij, për rininë e tij të
hershme e të vonëshme, për veprimtarinë e tij letrare e politike, për jetën e
vet si mërgimtar, për udhen e tij të rënd jetësore, për krajatat e katrahurat
por edhe për qëndresën, për idealin e madh, për vendosmërinë për mos u zbrabzur,
për të lufuar deri në atomin e fundit për të drejten e vet, për jetën e vet,
për ëndërren e vet e të kombit të vet.
Një fat i keq e ndoqi që
nga fëmijërija e tij e hershme, u rritë në një familje që përshkak të bindjeve
e orientimit kombëtar qenë të detyruar që dyert e shtëpisë ti mbanin mbyllur
për të paftuarit, për shpirtëligët e agresorët, për bubullimat e gjarprinjtë,
bollat e kuqedrat. Pati rini të rëndë, varfëri, e përndjekje. Nuk i buzëqeshi
fati as pas emigrimit, u përballë me shumë të papritura, të panjohura e gracka,
por nuk u ep kurrë, nuk u ndal kurrë, duke u vënë gjithnjë në shërbim të
interesit nacional.
Do kisha dëshirë të
ndaleshim te fjala e parë e këti libri, që në këtë rastë është fjala: flatra.
Kuptimin e kësaj fjale e dimë të gjithë, por sigurisht që kur përmendet kjo
fjalë të gjithë ne kemi përftyrimet tona, mua p.sh më përftyrohet një zog i
bardh si engjull që hap flatrat dhe fluturon përpjetë, në përftyrimin grafik më
dalin krahët e shqiponjës sonë të zezë në sfondin e kuq, më asocon edhe me
penat të cilat janë elemente përbërse të flatrave, por në aspektin praktikë me
kujtojnë edhe nënat plaka që flatrat i mbanin në duar për të shtyrë a fshirë
hirin e mbetur në oxhakë. Pra flatrat, një fjalë kjo shumë e bukur shqipe,
është bërë kryefjala e Brahim Avdylit në këtë përmbledhje tregimesh dhe
figurativisht një gjetje e bukur letrare e në këtë rast edhe çelës zbërthimi në
materjen letrare të këti libri.
Për t‘i dhënë jetës
flatra është gjë shumë e bukur, sikurse dhe për t‘ia këputë zogut flatrat është
gjë e shëmtuar, shumë e tmerrshme dhe e dhimbshme njëkohësisht, për të lënë
zogun pa krihë, për të mos e lënë për të fluruar, është mëkati më i madh që
mund të bëjmë ndaj këtyre qenjeve të bukura. Po i lexuam me kujdes të gjitha
këto tregime të B. Avdylit kuptojmë se jeta i ka dhënë flatrave flururim, i ka
dhënë dhuntinë krijuese, imagjinatë, talent, e frymëzime të pashterrshme për të
krijuar vepra të mira artistike. Por siç do vërejmë më poshtë jeta dhe udha
jetësore e tij nuk ka qenë e drejtë me të, sepse autori parasëgjithash me
vetëdije të plotë ndanë edhe fatin e kobshëm që kishte Kombi e Atdheu i tij.
Pra siç do kemi rastin të lexojmë në shumë tregime të këtij autori, jeta ia ka
gjymtuar krahët në fluturim.
«Flatrat e jetës» është
pa dyshim një përmbledhje tregimesh e suksesshme e këti autori, sepse përmes flatrash
nisin fluturimet. Që në fëmijërinë e tij të hershme ai i donte lartësitë dhe
donte t’i pushtonte ato, pra autori tregon përkushtim të madh për ngjitje në
lartësi, ai i donte lartësitë me çdo çmim, ai e kishte guximin edhe njerëzor,
patriotik, intelektual e shkencor për të kërkuar pikën më të lart, për të kapur
frymëzimin që të shpie në majat krijuese, frymëzimin që të jep flatra fluturimi
dhe të bënë për të fluturuar. Pra Brahim Avdyli është shkrimtar i lartësive, ai
që nga fëmijëria me guximin e tij të paparë tregon se është i lindur për sfida,
atij nuk i qëndrohej në tokë, ai i donë ngjitjet në plepin më të lart, kur edhe
duke rrezikuar jetën e tij...
Filozofia jetësore e
«Flatrave» është praktike dhe dimamike njëkohësisht, pra të fluturosh do të
thotë të jetosh i lirë dhe Brahim Avdyli fluturon si <zog i lirë në lartësi>, sepse vetëm kështu është ai, Brahim
Avdyli, i lirë, midis dhembjesh.
Motivimet krijuese si
edhe në rastet e tjera të prozës shqipe me karakter autobiografik autori i
gjenë në jetën e përditshme dhe tek personazhet të cilët ka arritur ti njohë,
duke u’a përshkruan mjeshtrisht botën e tyre të brendshme shpirtërore, dhe me
karakteret e tyre ka krijuar kështu një mozaik të natyrshëm dhe real të
ngjarjeve.
Brahim Avdyli parasegjithash
është një poet shumë i veçantë dhe gjithësesi i etabluar në horizontet më të
larta të letersisë sonë bashkëkohore dhe vepra letrare me tregime «Flatrat e
jetës» nuk ka se si të mos dominohet nga një frymë e theksuar poetike, që si të
tillë e bënë edhe më të këndshme dhe interesante njëkohësisht.
Në këto tregime idetë na
shfaqen të natyrshme dhe assesi anemike ose të huazuar, pra kemi një
individualitet, origjinalitet dhe veçanti krijuese që prozën e Avdylit e dallon
nga të tjerët, kjo edhe për çasjen filozofike e matafizike të saj kur edhe me
elementet e misticizmit duke e përforcuar kështu kërshërinë që ky libër të
lexohet deri në fund me përkushtimin më të madh.
Brahim Avdylin e njihja
për poet të klasit, poezia e tij ka shpirt, është poezi e kulluar dhe tani pas
leximit të «Flatrave të jetës» ai më shfaqet edhe një lëvrues i mrekullueshëm
në prozë dhe me të drejtë mund të nxjerrim konstatime e përfundime se autori është
në udhë të mbarë për të krijuar një aureolë autoriale.
Mendimin se biografia
nuk është kriter vlerësimi për vepren letrare të një shkrimtari, e kisha
parasysh qysh kur mu dha besimi për të shkruar për këtë vepër letrare, në këtë
rast leximin kam provuar ta bëjë me një neutralitet të imponuar ndaj vetës, me
bindjen e thellë se deri në një masë kam
arritur t’a bëjë këtë ndarje dhe në këtë shkrim timin modestë të ruaj një
objektivitet vlerësimi.
Por ajo që dua të them
në fund të kësaj fjale është se pjesa më e madhe e dhjetë tregimeve të këtij
libri, duan lexim të thellë dhe shumë të përkushtuar, dhe nëse do bëja një
rikapitulim të të gjithë asaj që kam bërë, pa modesti mund të them se është
vetëm një kontribut i vogël për të hedhur dritë në veprën e madhe e brilante të
mikut tim Brahim Avdylit, ndonëse ky është vetëm një fragment nga përshtypjet e
mia më shumë të një lexuesi të pasionuar se sa të një pretendenti a teoricienti
i letërsisë.
Përgëzime Brahim!