Kulturë
Ftesë nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës
E diele, 04.02.2024, 08:49 PM
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS
FTESË
PËR
PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE QË DO TË ZHVILLOHET MË 25, 26 e 27 TETOR
TË VITIT 2024 NË PRESHEVË
Shoqata për Trashëgimi
dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës tashmë ka një përvojë të
caktuar për organizimin e konferencave shkencore nga fusha të ndryshme të
shkencës dhe të kulturës. Në këtë vazhdë, edhe gjatë muajit tetor të vitit 2024
do të organizojë Konferencën Shkencore me temë bosht:
FIGURA ME VLERA SHKENCORE DHE KULTURORE SHQIPTARE NGA LUGINA
E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE
Qëllimi dhe rëndësia
e kësaj veprimtarie shkencore:
Qëllimi i organizimit
të kësaj Konference është nxjerrja në pah e ndihmesës që kanë sjellë figura të
ndryshme në Luginën e Preshëvës dhe më gjerë në hapësirat shqiptare, duke
luajtur një rol me rëndësi me veprimtaritë e tyre shkencore dhe kulturore.
Figura të tilla janë ato që kanë luajtur një rol të rëndësishëm me veprën shkencore
dhe veprimtarinë kulturore, duke sjellë ndihmesa të dalluara. Kjo nismë që po
ndërmerret do të sillte ndriçimin e atyre figurave shkencore dhe kulturore më të
dalluara, të vendosura pranë njëra – tjetrës, me pikësynimin që kushdo i interesuar
të kishte në duart e veta një tablo sa më përgjithësuese, të ndihmesave që ka
sjellë secili prej tyre. Dhe të gjitha këto ndihmesa shkencore e kulturore, të
zgjeruara si punime të mirëfillta shkencore pas kumtimeve në këtë Konferencë
Shkencore, të përfshira në një botim të veçantë, që Shoqata jonë do ta
realizojë, besojmë se do të shërbejnë më së miri për njohjen e figurave të
dalluara nga fusha të ndryshme të Albanologjisë dhe kultures.
Teza themelore e
Konferencës Shkencore është:
Figura me vlera shkencore
dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, nga
fusha të tilla, si: arkeologjia, historiografia, gjuhësia, etnologjia, folkloristika, letërsia shqiptare, si dhe nga
veprimtarë kulturorë.
Identifikimi i problemit dhe rëndësia e zgjidhjes së tij:
E sotmja e
veprimtarisë shkencore në fushat e Albanologjisë dhe të Kulturës nuk mund të
jetë e plotë dhe e qartë pa njohur dhe vlerësuar punën pasionante dhe të
përkushtuar të brezave të ndryshëm të studiuesve shqiptarë ndër vite. Janë
pikërisht ata që kanë hedhur themelet e shkencës dhe kulturës shqiptare, mbi
bazën e së cilës, edhe duke plotësuar apo duke mbajtur një qëndrim rishikues,
duhet të zhvillohen dhe të pasurohen më tej shkencat Albanologjike dhe ato të
kulturës.
Deri më sot është
realizuar përgjithësisht një punë e mirë për nxjerrjen në pah të
personaliteteve shqiptare nga këto fusha, nga institucione shkencore (kryesisht
institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Instituti
Albanologjik në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të
Shqiptarëve në Shkup), në hapësira të tjera shqiptare dhe në diasporë, si edhe
nga individë të ndryshëm. Por një pranëvënie e tyre do të sillte më të plotë
dhe do të ishte më bindëse për atë çka kanë sjellë si pasuri të vlerësueshme,
për të nxitur brezat e sotëm të studiesve në fushat përkatëse që ta njohin nga
afër këtë trashëgimi.
Kohëzgjatja e paraqitjes
së secilit pjesëmarrës në këtë veprimtari do të jetë 15 minuta. Ndërsa për
botimin e plotë të të gjitha punimeve që do të paraqiten, numri i faqeve duhet
të jetë nga 10 deri në 20.
Ju lutemi të gjithë
studiuesve nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës,
nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe të Malit të Zi, si dhe nga shqiptarët
në diasporë, që deri më 20 korrik 2024
të përcjellin abstraktet e punimeve të tyre në këtë adresë: shtkpresheve@yahoo.com, apo xhemaledin47@gmail.com.
Hartimi, publikimi
dhe njoftimi i pjesëmarrësve me
Programin e Konferencës Shkencore do të bëhet më 5 tetor 2024.
Kontakti:Xhemaledin
Salihu, cel.+381 63 8771 423
Duke shpresuar në një
bashkëpunim të frytshëm, i falënderojmë paraprakisht të gjithë ata që do t’i
përgjigjen pozitivisht ftesës sonë.
Ju mirëpresim.
Bordi për organizimin e Konferencës:
Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe
Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë
popullore/folklorist/
Prof.dr. Izaim Murtezani, studime folklori e
etnologji
Pro.dr. Isak Shema, letërsi
Xhemaledin Salihu, profesor, studiues
P.s. Nëse ka nga
studiues të ndryshëm ndonjë pyetje apo sugjerim, gjithashtu të drejtohet në
adresën e mësipërme.
Preshevë, më 31 janar 2024