E shtune, 05.10.2024, 10:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ne, Shqiptarët!

E shtune, 03.02.2024, 07:54 PM


Ne, Shqiptarët!

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Ne, Shqiptarët!

Ne, Shqiptarët,  mbetëm me mendësitë e Mesjetës

Në "trenin modern" të kohës

Dhe jam krejt pranë të vërtetës

Sado që regëtij prej "ohës"?!

Se kemi politikanë si vemje

Që na thithin limfën e jetës

Të gjithë sikur janë të një"prerjeje"

Ndaj them që kanë mendësitë e Mesjetës,

Lozin kungulleshkash, kur vinë në Parlament

Gjithmonë fajin, domosdo, e ka kundërshtari

Duan gjithmonë të sundojnë në pushtet

Kanë mendësi prej bajraktari.

Politikanët janë si aktorë me njëqind fytyra

Në fakt, nuk kanë fytyra, por kanë surrat

Tek i shoh, më zë mynxyrra

Dhe që të gjithë i kam inat.

2. Sherri

Shumë prej politikanëve sherrin e pëlqejnë

Forcën e tyre prej"dragoi" e pëlqejnë

Demonstrojnë "forcë" dhe hiqen si trima

Tek bëjnë"paradë force"(duke bërë vara-viga).

T'i shmangesh një sherri, nuk je frikacak

Përkundrazi, je trim dhe nuk je burracak!

Sherrxhinjtë bëjnë kaos  dhe sa më shumë zhurma

  para turmave të hiqenë si burra.

Para turmave vijnë me sherrin mbi hundë

SE mos guxon  t'i ndalësh kund?!!!

Fryrë nga urrejtja, pa shkak, bëjnë si Herkula

Provo t'i gjeshë vetëm? Të gjithë kthehen pula.

Zhurmues të mjerë që hiqen si trima

Në të vërtetë vetëm? Më shumë se sa krimba!

Siç hyjnë në Parlament, ashtu dhe dalin:

Votues! Me mend në kokë:-Me votë t'i ndalim!

3. "Intelektuali"?!

Të dëgjoj, kur thuaj:- Jam intelektual!!!

Dhe, me të vërtetë, ndihem keq.

Intelektual që flet si rrumpallë

Të rroftë diploma e të shkosh mu në dreq!

Rreh gjoksin sa mend e bën vrimë

Thërret e bërtet:-Jam intelektual!

Shikuesit e dëgjuesit më shumë e shtojnë neverinë

Dhe i ngjan gomarit që pall.

Se një intelektual i vërtetë, kurrë gjoksit nuk i bie

SE, gjasme, si ai nuk ka tjetër.

Dukesh,  kur "prrall",  se ç'mall kallp je

Ti me syhaptë je krejt i verbër.

4. Peizazhe që më "vrasin"

Arras-pa arra!

Drithas- pa drithë!

Fikas- pa fiq!

Shegas- pa shegë!

Pishë- pa pisha!

Lumas- pa lumë!

Liqenas- pa liqen!

Pëllumbas- pa pëllumba!

Ujishtë- pa ujë!

5. Çudira që më çudisin

Janë ca çudira që më çudisin

Njoh njerëz që nuk  kanë punuar asnjë ditë

Janë pasuruar dhe zënë e "kuisin":

-Nuk i durojnë dot fare padrejtësitë?!!!

E kam fjalën për ca"palopolitikanë"

Që çirren e ngjirren, gjasme, nga padrejtësitë

-Padrejtësitë i bëjnë veç kundërshtarët tanë

Veç ata janë hajdutë dhe për vjedhje kanë"tapitë"

Dhe bëjnë aq zhurmë, sa veshët na i shkallmojnë

Janë shumë prej tyre që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë

Kanë hak, kur një për një para drejtësisë t'i çojnë

Që të paguajnë se si i vunë pasuritë.

Nuk bëj fare dallim:qofshin të djathtë apo të majtë

Kush ka shkelur ligjin nga drejtësia të dënohet

Aspak një djall nuk dallohet nga djajtë

Dhe parazitë të tillë nga politika të qërohet.

Tiranë,  30 janar 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora