E shtune, 27.07.2024, 03:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor të arteve të lira

E merkure, 31.01.2024, 08:53 PM


Jahja Drançolli:

Si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor të arteve të lira (septem artes liberales) në njërin ndër universitetet më të njohura të kohës, Universitetin e Padovës (atëherë Gymnasium Patavinum). Po në këtë universitet në vitet e dyzeta të shekullit XV emërohet për profesor të astronomisë dhe të matematikës. Ndërsa nga brezat e viteve të përmendura, Gazulli nxori ekspertët më të njohur të asaj kohe, të cilët më vonë u shquan si profesorë të astronomëve të njohur në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes: Nikolaus Coperniku (1473–1543), Johannes Kepler ( 1571 –1630), Galileo Galilei (1564–1642), etj.

Të dhënat relevante të kohës dëshmojnë se Gazulli kishte një bibliotekë të pasur me fonde të llojllojshme. Dorëshkrimet dhe librat ai i kishte sjellë në Raguzë nga Italia. Së këtejmi dihet se Gazulli kishte lënë një arkë librash në bazilikën e Shën Gjystës (Basilica di S. Giustina) në Padova. Sa ishte interesuar Gazulli për bibliotekën e vet, njoftime mbrelënëse ofron testamenti i tij  (Testamentum venerabilis magistri Johannis Gazoli artium doctoris et astronomi preclarissimi), që mban datën e 19 shkurtit 1465, ku përveç tjerash bëhet fjalë edhe për bibliotekën e tij, të cilën ia lë “Katedralës së Raguzës [...] i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librin e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë [...].” Me këtë legatë Gazulli ka bërë përpjekje që t’i vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në qytetet!

Burimi: Pjesë nga testamenti i Gjin Gazullit, astronom dhe diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, 48-56, 101-102.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora