Kulturë
Fazli Ferati: Prend Buzhala - Një buzëqeshje përtej varrit
E diele, 28.01.2024, 07:54 PM
NJË ROMAN I NDËRLIQSHËM I URTËSISË DHE PËRVOJAVE TË THELLA NJERËZORE E KOMBËTARE
(Prend
Buzhala: “Një buzëqeshje përtej varrit”, Tregime pleqërishte për një roman me
frymë të shkurtër, botoi Lena, Prishtinë, 2023)
Nga
Fazli FERATI
Në
mesin e katërmbëdhjetë veprave në prozë, vepra “Një buzëqeshje përtej varrit” është
romani i katërt i autorit Prend Buzhala. Po e quajmë roman, meqë ky libër ka një
strukturë unike të romanit modern, siç janë personazhet e përbashkët. Janë 43
tregime pleqërishte, siç i përkufizon autori për të shënjuar reflektim e thellë
mbi realitetin, filozofinë e jetëskohës dhe ngjarjeve.
1. Zhanri krijues i veprës
Kështu,
edhe shprehja përkufizuese a referenca "tregime pleqërishte" krijon
një nuancë zhanrore të veçantë, duke treguar se lënda e përfshirë për trajtim
në tregime është e fokusuar në përvojën dhe perspektivën e njerëzve të moshuar,
nga njëra anë, duke u lidhur me një gamë të gjerë tregimesh letrare, siç ishin
përrallat dikur që shpërfaqin jetën, refleksionet, dhe ngjarjet nga perspektiva
e personave të moshuar. Përrallëtari i dikurshëm si rrëfyes, vazhdon edhe sot
të na rrëfejë, sepse ai mund të jetë një shkrimtar, një aktor, një rrëfyes oral
në televizion, ose një artist i fushave të tjera që përdor këtë formë të
narracionit për të përçuar mesazhe, mësime, përvoja ose thjesht për të kënaqur
audiencën. Për më tepër, përrallëtari ka aftësinë të lidhë fiksionin e
dëgjuesit apo lexuesit në botën e krijuar, duke e bërë atë një figurë
thelbësore në ruajtjen dhe pasqyrimin e kulturës dhe traditave letrare. Kështu,
përpos përbërësit artistik “tregim”, autori ndërfut edhe pjesën tjetër
përkufizuese “pleqërishte”. Pleqërishte, shqip, nuk shënjohet vetëm
mosha, por është edhe njeriu që ka prirjen t'i shqyrtojë çështje e ndërlikuara
të jetës e shoqërisë ku jeton, sipas pasurisë së përvojës së tij, urtësisë së
tij. Ka edhe kuptimet: pleqëron hallet, pleqëruan: shqyrtuan etj). Pleqnari te
shqiptarët ishte figurë e zakoneve (e Kanunit të Lekë Dukagjinit). Tregimet
letrare që kanë si qëllim të përshkruajnë dhe ta kuptojnë jetën pleqërishte,
shpesh ofrojnë një perspektivë të veçantë dhe të ndjeshme për moshën dhe
përvojat e pleqërisë (pra, jo vetëm të PLEQËRISË, por atë PLEQËRISHTE, të
urtisë, meditimit etj.). Pleqërishte: ka
të bëjë me një sjellje të karakterizuar nga një qasje e thellë, reflektuese
ndaj jetës dhe përvojave, duke i shqyrtuar dhe vlerësuar ato në një mënyrë të
pjekur dhe të mençur. Kjo fjalë përdoret për të përshkruar një mënyrë të
veçantë të të menduarit dhe të sjelljes që shpesh shoqërohet me moshën më të
thyer dhe të pjekur. Në këtë kontekst, "pleqërishtja" paraqet NJË
FORMË TË VEÇANTË TË URTISË dhe të njohurisë së fituar nga përvojat e gjata
jetësore. Në gjuhën shqipe, përdorimi i fjalës "pleqërishte" lidhet
me karakteristikat e një njeriu të moshuar që ka përjetuar shumë në jetë dhe ka
mësuar nga përvoja e tij. Kjo përfshin prirjen për të analizuar çështje
komplekse, për të trajtuar problemet me durim dhe mençuri, dhe për të ndihmuar
të tjerët me dijen dhe përvojën e tij. Njeriu i karakterizuar kështu, ka
aftësinë për të trajtuar dhe përballuar sfidat dhe telashe të jetës me një
qasje të zgjuar dhe të mençur. Kjo vjen në përputhje me figurën e PLEQNARIT, si
një figurë e zakoneve, e pasur me njohuri të thella të jetës dhe një shpirt i
mençur.
Shprehja
"tregime pleqërishte" krijon një nuancë zhanrore të veçantë, duke
treguar se materialet e përfshira në tregime janë të fokusuara në përvojën dhe perspektivën
e njerëzve të moshuar. Ky nocion i rikrijuar nga autori nga lënda e kulturës
sonë popullore e antropologjike, lidhet me një gamë të gjerë tregimesh letrare,
poezi, ose përralla që shpërfaqin jetën, refleksionet dhe ngjarjet nga
perspektiva e njerëzve të moshuar. Tregimet pleqërishte janë të pasura me
emocionet e kujtimeve, me ndjenjat e reflektimit, si dhe me thellësinë e
përvojave të jetës së tyre. Këto tregime shpesh trajtojnë sfidat dhe gëzimet e
një periudhe të jetës ku njerëzit kanë përjetuar shumë dhe kanë fituar njohuri
të mëdha.
Pleqëria
është shpesh një kohë e pasur me histori dhe një periudhë e jetës kur vlerat,
zakonet, kurse PLEQËRISHTJA dhe urtësia janë
thelbësore. Prandaj, tregimet pleqërishte shpesh përqendrohen në
këto elemente, duke shkruar histori që rrëfejnë përvojat e tyre dhe
kontribuojnë në kuptimin e gjërave të jetës në mënyrë të thelluar dhe të
mençur.
Përrallëtari
është personi që kujdeset për tregimin e përrallave. Pra, është një rrëfyes.
Edhe pleqnari është një rrëfyes. Të dy kanë prirjen për ta përdorur imagjinatën
dhe krijimin artistik për të krijuar rrëfime që nxisin vëmendjen dhe shkaktojnë
ndjenja të ndryshme tek lexuesit ose dëgjuesit.
Këto
tregime fokusohen në kujtimet, reflektimet dhe sfidat që hasin njerëzit në këtë
periudhë të jetës.
Një
shkrimtar, me prirjen për krijimin e zhanrit të papërsëritshëm letrar, ose një
shkrimtar që luan me zhanret ekzistuese, shpesh quhet "zhanërkrijues"
(një term që e përdor autori Buzhala në shkrimet e tij kritiko-letrare për vepra
e autorë modernë); pra krijuesi i tillë ndryshon ose përdoron zhanre
tradicionale në një mënyrë inovative dhe krijuese. “Zhanërkrijuesit
karakterizohen nga prirja e tyre për të shpikur ose përdorur forma të reja të
shkrimit letrar”, thotë vetë autori diku tjetër, në cilësinë e kritikut letrar;
meqë shkrimtarët e tillë lënë pas dore modelin tradicional të një zhanri të
caktuar. Ata mund të eksperimentojnë me formën, strukturën, temat, dhe gjuhën,
duke sjellë një frymë të re dhe të çliruar kreative në letërsi. Vërtet,
procedimi i tillë letrar është edhe prirje e modernitetit dhe e postmodernizmit.
Meqë
kjo prozë është e shkëputur apo buron nga romani i tretë i tij, me titullin “Në
kapërcyell” (një metodë po ashtu inovative kjo e sprovuar edhe te dy romanet e
para të këtij autori); atëherë, po qe se lexohen dy veprat e fundit në zhanrin
e romanit, do të vërejmë se konteksti i kohës së rrëfimit është ky i pasluftës.
2. Plaku, një personazh i ndërliqshëm letrar
Plaku
është personazh i ndërliqshëm, si
personazh në tregimet dhe narracionet e veprës, ka një thellësi dhe
kompleksitet të veçantë. Disa elementë kyç që e bëjnë Plakun një personazh të
pasur dhe të ndërlikuar janë:
Mjeshtri
i Kohës: Plaku paraqitet si një personazh që ka kaluar nëpër shumë peripeci dhe
ka përjetuar shumë ngjarje. Kjo përvojë i ka dhënë një perceptim të veçantë mbi
kohën, duke e shikuar atë jo vetëm si një rrjedhje lineare, por edhe si një
përvojë shpirtërore dhe simbolike.
Kujtimi
dhe Nostalgjia: ai ka tendencën për të kujtuar dhe rrëfyer kujtime nga e
kaluara. Ky element jep një dimension emocional të fortë dhe shpesh e lidh atë
me një kohë më të pasur, duke treguar se si kujtimet kanë ndikim të thellë në
perceptimin e tij të realitetit.
Raportet
Familjare: Raportet me nipin dhe mbesën paraqesin një thellësi të lidhjes mes
brezave.
Një
nga momentet kulmore është fundi i
romanit, kur Plaku i lë dorëshkrimet e rrëfimeve si një memorial familjar. Ky
akt simbolizon lidhjen e trashëgimisë dhe përcaktimin e trashëgimisë së tij.
Koincidencat
dhe Deshifrimi i Kodeve: Plaku i atribuon rëndësi koincidencave dhe i sheh
takimet dhe ngjarjet si deshifrim të kodeve misterioze. Ky perceptim i bën
tregimet e tij më shumë se thjesht një rrëfim, por një gjurmim i thellë i jetës
dhe rastësisë. Ngjarjet e Rëndësishme: Disa ngjarje kyçe, si ajo e hapjes së
vorrit dhe ngjarjet nga viti 1956, sjellin emocione të forta dhe kuptim të
thelluar mbi jetën dhe vdekjen.
Urtësia
dhe Përqendrimi: Plaku shfaq një lloj urtie dhe përqendrimi në analizën dhe
interpretimin e ngjarjeve. Ai nuk është vetëm një dëgjues, por gjithashtu një
vlerësues i thelluar i botës dhe kujtimeve të tij. Ngjet si te romanet e Paulo
Koeljos, ku veprat e tij shpesh janë të pasura me elemente filozofike dhe
spirituale, duke përdorur një stil shkrimi të qartë dhe të thjeshtë për të
shprehur ide të thella.
Reflektimi
dhe Meditimi: plaku ka tendencën për të reflektuar mbi ngjarjet dhe për t'i
dhënë kuptime të thella.
Dashuria
dhe Kujdesi për Familjen: Lidhja e tij me nipin dhe mbesën tregon një dashuri
të fortë dhe një rol aktiv në krijimin e lidhjeve familjare. Ky element e
shndërron atë jo vetëm në një person individi të veçantë, por edhe në një
anëtar thelbësor të një bashkësie. Njohja e vlerave të thella: Plaku shfaq një
kuptim të thellë për vlerat e jetës, duke u munduar të shpërblejë të mirat dhe
të ndjekë udhën e duhur.
3. Tregimi i hapjes së veprës dhe disa rrëfim-tregime
thelbësore
Vepra
hapet me tregimin FRYMA E ASAJ QË E FLET. Teksti është një reflektim mbi jetën,
kujtesën dhe mënyrën sesi një individ i interpreton dhe shpreh përvojat e tij
nëpërmjet rrëfimit. Plaku, personazhi kryesor, ka një perceptim të veçantë ndaj
jetës dhe historisë së tij. Ai e vlerëson jetën si një përrallë, por ndjen një
mungesë të thellë të përfshirjes së tij vetë në këtë përrallë. Ka dëgjuar
histori të shumta gjatë jetës së tij, por asnjëherë nuk e ka rrëfyer të vetën.
Kjo reflekton një ndjenjë të vetmisë dhe mospërfaqësimit të tij në historinë që
ai e ka përjetuar. Tregimi përfundon me një ndjesi melankolike dhe pasiguri,
duke lënë lexuesin të reflektojë mbi kompleksitetin e rrëfimit dhe jetës. Plaku
ka një natyrë reflektuese dhe introspektive. Ai mendon thellë për jetën,
përvojat dhe mënyrën sesi i ka përcjellë ato nëpërmjet rrëfimit. Ky personazh përcjell
një vlerë të rrëfimit të historive. Duke theksuar se historia nuk mund të
shkruhet, por duhet të rrëfehet, tregimi përcjell mesazhin e rëndësisë së
komunikimit dhe ndarjes së përvojave me të tjerët.
Rëndom,
tregimet edhe te ky vëllim janë tejet të shkurta, apo siç i quante autori më
parë: TREGIME ME PAK FJALË.
4. Një interpretim ose dendësia narrative
Kështu,
prozat e tilla ngërthejnë dendësinë narrative në një hapësirë tejet të pakët
përshkrimi e thurjeje. Ja një tregim i tillë:
“FRYMA
E ASAJ QË E FLET
Po e dëgjoj vetveten, tha Plaku. Gjithçka tashmë e kishte të
pakët: frymëmarrjen, mushkëritë, forcën, gjumin... Ja, ende mund të ec,
pëshpëriti vetëmëvete. Jeta i dukej si një përrallë, me princër e princesha, me
trima e burra të urtë, por gjithnjë përfundimi është i gëzueshëm. Ai gjatë tërë
jetës së vet kishte dëgjuar histori. I kishte rrëfyer pambarimisht, por të
vetën asnjëherë. E po qe se do ta niste këtë rrëfim, ai duhej të ishte
krejtësisht tjetër, diçka që i ngjet rrëfimit të shenjtë për krijuesin e
rruzullimit, aty ku ai i ndjente dhe i shihte me kthjelltësi gjërat. Yjet.
Qeniet e përtejbotshme. E hetoi: kur ishte i ri, ai thurte poetikën e rrëfimit,
e tashmë ai po thurte filozofinë e rrëfimit të historive të tij. Historia ende
jeton, për deri sa edhe Plaku është i gjallë; kur të mos jetë më, do të ndjehet
një boshllëk; ishte përvoja që e kishte përjetuar me të parët e vet: "Eh,
sa shumë nuk dimë për të kaluarën; as për historinë time, zor se do të dinë,
mbasi nuk e kam rrëfyer asnjëherë." Çuditej me ata që shkruanin.
"Historia nuk mund të shkruhet, ajo rrëfehet". Pranë e kishte nipin e
rritur. Po i tregonte se si do të shpëtonte nga gabimi i jetës së tij e nga
dhimbjet në zemër. Nipi po i thoshte: plaku është një libër i gjallë. Plakut iu
ngatërruan shkrimi dhe rrëfimi: e si mund të shkruhet fryma e asaj që e flet?”
Sikundër
shihet, ky tregim ka vërtet pak fjalë, por rrëfimi e strukturuar përdor
dendësinë maksimale. Ky tregim është një reflektim mbi jetën, kujtesën dhe
mënyrën sesi një individ interpreton dhe shpreh përvojat e tij nëpërmjet
rrëfimit. Plaku, personazhi kryesor, ka një perceptim të veçantë ndaj jetës dhe
historisë së tij. E vlerëson jetën si një përrallë, por ndjen një mungesë të
thellë të përfshirjes së vetvetes në këtë përrallë. Ai ka dëgjuar histori të
shumta gjatë jetës së tij, por asnjëherë nuk e ka rrëfyer të vetën. Kjo
reflekton një ndjenjë të vetmisë dhe mospërfaqësimit të tij në historinë që ai
e ka përjetuar. Kur ishte i ri, ai thurte poetikën e rrëfimit, por tani ai ka
zhvilluar një filozofi më të thellë rreth rrëfimit të përjetimeve. Ai shpreh
dyshimet e tij ndaj shkrimit të ngjarjeve, duke thënë se historia nuk mund të
shkruhet, por duhet të rrëfehet. Kjo është një pikëpamje interesante që tregon
vështirësinë e përcaktimit objektiv të historisë dhe thellësinë e ndjenjës së
jetës.
Ai
tani është duke i dhuruar përvojat dhe njohuritë e tij me nipin e rritur. Nipi
e konsideron plakun si një libër i gjallë, duke përmendur se ai mund të mësojë
shumë nga historia dhe filozofia e tij personale. Kjo interpretohet si një
mënyrë për të përcjellë trashëgiminë e tij të përjetuar dhe mësuar nga jeta.
Përfundimisht, teksti ka një ndjesi melankolike dhe mendime të thella rreth
jetës, historisë dhe mënyrës së rrëfimit të përvojave personale. Plaku përjeton
një lloj pasigurie dhe paaftësie për të shkruar "frymën e asaj që e
flet," duke theksuar kompleksitetin e rrëfimit personal dhe ndjenjën e pa
imagjinuar të jetës. Në këtë tregim theksohet elementi i mungesës së
vetërrëfimit: Plaku thekson mos përfaqësimin e tij në historinë që ka
përjetuar.
Ky
element i tregimit shpreh thelbin e strukturës narrative. Mungesa e vetërrëfimit
të plakut shërben si një pikë kritike e ndryshimit dhe zhvillimit të tij si
personazh. Kjo ngjarje thekson ndjenjën e vetmisë dhe paaftësisë së plakut për
të përfshirë veten në historinë e tij të jetës.
Plaku
përjeton ndjesinë e vetmisë, duke përmendur se historia e tij është e paktë e
ndarë me të tjerët e që krijon një ndjesi të dhimbshme dhe melankolike, duke paraqitur
një si izolim emocional të tij. Paaftësia
e plakut për ta përfshirë veten në historinë e ti,j tregon për një lloj pengese
apo kthetrat në jetën e tij. Ky është rezultat i zgjedhjeve të tij, ngjarjeve
tragjike, ose thjesht një ndjenjë e thellë e mohimit personal.
Vetmia
dhe mospërfshirja e vetes në rrëfim,
është burim konflikti brenda vetë qenies
së plakut. Ky tension shqipton dëshirën
e tij për të ndryshuar, për ta kuptuar veten dhe për ta përfshirë historinë e
tij me të tjerët. Në fund ai vendos rrëfejë përfundimisht historinë e tij, duke
shfaqur transformimin e mundshëm ose një lloj përfundimi.
Ky
tregim reflekton mbi disa vlera thelbësore që interpretohen nëpërmjet sjelljes
dhe mendimeve të personazhit kryesor, Plakut. Ai ka një natyrë reflektuese dhe
introspektive. Ai mendon thellë për jetën, përvojat dhe mënyrën sesi i ka
përcjellë ato nëpërmjet rrëfimit. Ky aspekt shfaq vlerën e reflektimit personal
dhe vëmendjes ndaj njohurive vetjake. Në ofrimin e përvojave me nipin e tij,
Plaku përcjell idenë e historisë si një trashëgimi e çmuar që duhet të
përcillet. Ky personazh përcjell një vlerë të rrëfimit të ngjarjeve dhe historive.
Duke theksuar se historia nuk mund të shkruhet, por duhet të rrëfehet, tregimi
përcjell mesazhin e rëndësisë së komunikimit dhe ndarjes së përvojave me të
tjerët. Filozofia e zhvilluar e Plakut rreth rrëfimit të historive, tregon për
një vlerë të ndryshimit dhe evoluimit personal. Ky element ndihmon në paraqitjen
e rëndësisë së hapjes ndaj njohurive të reja dhe pritjes së ndryshimeve në
jetë.
Këto
vlera dhe mesazhe shërbejnë si udhëzime dhe frymëzim për lexuesit për të
reflektuar mbi jetën dhe marrëdhëniet e tyre personale.
Këso
thellësie shumështresore kanë pothuajse të gjitha këto tregime që autori i quan
tregime pleqërishte.
5. Personazhi i nipit, familja dhe zërat narrativë
Personazhi
i nipit dhe dinamika e familjes janë elemente të rëndësishme në rrëfimet e
kësaj vepre. Nipi shërben si një lidhje midis brezave, duke sjellë një
perspektivë të re dhe duke shtuar një dimension tjetër emocional në tregime.
Këtu janë disa pika që mund të përmenden për personazhin e nipit dhe familjen:
Lidhja
mes tij dhe Plakut shfaq një histori familjare të pasur dhe një lidhje të fortë.
Përballja mes Plakut dhe nipit shpesh reflekton marrëdhënien mes gjeneratash,
duke treguar ndryshimet dhe përshtatjet në vlera dhe kulturë nga një brez në
tjetrin. Nipi, duke qenë një person i ri, sjell përvojat e kohës së re dhe
mësimet e tij në familje. Ky element i jep rrëfimit një perspektivë të freskët
dhe kontrastuese. Përmes marrëdhënies së Plakut me nipin, lexuesit njihen më
mirë me historinë dhe ngjarjet që kanë ndodhur në familje, duke krijuar një
rrjedhë më të gjerë të kujtimeve. Familja shfaq ndryshime dhe zhvillime gjatë
kohës. Lidhja mes Plakut dhe nipit shpesh shfaq emocione të forta, duke
theksuar rëndësinë e lidhjeve familjare dhe lidhjen emocionale midis brezave.
Në
përgjithësi, këto elemente kontribuojnë në thellësinë e rrëfimit dhe e bëjnë më
të pasur për lexuesin.
Përveç
Plakut e nipit, janë edhe zërat tjerë narrativë rreth elementëve të përbashkët.
Në
shumë tregime dallohen disa shtresime narrative, siç janë përdorimi i zërave
narrativë dhe paraqitja e personazheve.
Ndër
shtresa narrative vlen të veçohen disa veçori. Shtresë e parë: Përshkrimi i
situatës së Plakut dhe rrëfimi i të padukshmit që ka "mbërthyer"
tregimin, duke e lënë Plakun të ndiejë një pranverë të padukshme dhe të
çuditshme, siç është tregimi me titull “Rrëfimi që nuk lindi”. . Shtresë e
dytë: përshkrimi i konfliktit midis Plakut dhe rrëfimit, ku Plaku ka vështirësi
të përballojë zërin e padukshëm dhe krijesën që e kërcënon. Zëri i rrëfimit:
njihet nga përdorimi i fjalëve të rrëfimit, por është një entitet i padukshëm
dhe i papërcaktuar. Ai ndihmohet nga dialogu me Plakun për të transmetuar
mesazhin dhe për të nxjerrë në pah tensionin. Rrëfimi i padukshëm: bëhet figurë
antropomorfike, një si
METARRËFIM,
si një personazh i veçantë që përfaqëson një element të fshehur, një mister që
i kërcënon ndjenjat dhe qetësinë e Plakut. Ai ka një reagim shqetësues ndaj
këtij rrëfimi, duke e përjetuar si një gjendje të mbërthyer. Kjo mund të
interpretohet si peshë e një historie të fshehur, të cilën Plaku nuk është gati
ta ndajë ose ta pranojë. Rrëfimi i padukshëm paralajmëron Plakun për mundësinë
e pasojave negative nëse historia tjetër (Njeriu i Harruar, Fjala e Lirë,
Dashuria, etj.) do të rrëfehet. Ky element shpjegon tensionin dhe kundërshtimin
e Plakut ndaj tregimit. Ky Rrëfimi i padukshëm propozon disa tema të mundshme
për tregime, duke filluar nga një histori dashurie deri te ngjarje me karakter
politik. Kjo zënkë a replikë me Plakun shërben si një përpjekje për të kapur
vëmendjen e Plakut dhe për të lindur një rrëfim. Pjesa përfundimtare e rrëfimit
paraqet një imazh të mbytur, ku njerëzit shndërrohen në "Vetveten e harruar"
dhe humbasin historinë dhe identitetin e tyre. Ky element ka një ndjesi eklipsi
dhe humbjeje totale.
6. Elementët e një strukture unike
Këto
tregime bëjnë një roman modern, që lidhen me dy personazhe...
Tregimet
për Plakun shërbejnë si elemente të një romani modern, duke lidhur ngjarjet dhe
personazhet në një rrëfim më të gjerë. Kjo është një qasje interesante, pasi
tregon për një ndërtim të rrëfimit nëpërmjet disa ngjarjeve dhe personazheve të
përbashkët. Elementë të një strukture unike të kësaj vepre janë edhe perspektivat
dhe struktura e rrëfimit që ndikojnë njëkohësisht dhe përbëjnë lidhjen e
tregimeve. Kështu edhe marrëdhënia e Plakut me ngjarjet e personazhet e tjerë ndryshon
nëpërmjet tregimeve. Rëndësia e ngjarjeve të kaluara ka ndikuar në marrëdhëniet dhe sjelljet e
personazheve. Ato kanë një ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e tregimit. Këtu
janë disa pista që identifikojnë simbolikën dhe metaforat:
Rrjedha
e Lumit: ky element është simbol i
kohës, jetës, apo rrjedhjes së ngjarjeve.
Rruga
ose Ura: kur ka përmendje të rrugës, urës, ose udhëtimit, simbolizojnë rrugën e jetës, sfidat dhe
aventurat. Përdorimi i elementeve natyrore si pyjet, fushat, oqeanet, shërbejnë
si metaforë për gjendjet emocionale të personazheve.
Në
rrëfimet e Plakut dhe nipit të tij, vërehen shumë shenja të dukshme të
simbolikës dhe metaforës. Këtu janë disa shembuj të mundshëm:
1.
Varri: Varri shpesh përdoret si një simbol i jetës dhe vdekjes. Hapja e varrit
dhe kujtimi i ngjarjeve tragjike që ndodhën aty në vitin 1956 simbolizojnë
vuajtjet dhe humbjet në jetë, si dhe ndryshimet dhe kujtimet që mbeten pas.
2.
Buzëqeshja: Buzëqeshja e plakut dhe e mbesës është një metaforë për një moment
të lehtësimit dhe gëzimit. Ajo përfaqëson një lloj fitoreje mbi vuajtjet dhe
një aftësi për të gëzuar të mirat e bukurinë e jetës.
3.
Dorëshkrimet e Rrëfimeve si Memorial: Dorëshkrimet e rrëfimeve që lënë pas si
memorial, shfaqen si një metaforë për trashëgiminë dhe lidhjen e brezave të një
familjeje. Ato përfaqësojnë një mënyrë për të ruajtur dhe ndarë historinë dhe
përvojat me brezat e ardhshëm.
4.
Koincidenca dhe Deshifrimi i Kodesh: Takimet rastësore dhe deshifrimi i kodeve
simbolizojnë qëndrimin ndaj fatit dhe kërkesën për të kuptuar thellësinë e
jetës dhe ngjarjeve.
Romani
modern ka shpesh një strukturë më të fragmentuar, duke përfshirë disa
vështrime, perspektiva, dhe ngjarje paralele që lidhen në mënyrë delikate ose
simbolike. Këto 43 tekste shfaqin disa nga karakteristikat e romanit mozaik dhe
përfshijnë kompleksitetin dhe fragmentaritetin e jetës dhe perceptimeve
moderne.
7. Semantika dhe
metaforika e buzëqeshjes përtej kufijve të jetës
“Fotot po
sillnin lule në dimër, buzëqeshjet e pavenitura” (tregimi “Nëpër portat e kujtesës depërtonte
një ngrohtësi dimërore”),
“E
kishte ëndërruar, këtë aktore, kur ishte e re, duke i buzëqeshur në rrugë”
(tregimi “Personazhi i një drame të heshtur”), dhe fjalia më kulmonte e një
tregimi në këtë vepër:
Kjo frazë e shkëputur,
shpalos një moment të ndodhur në një situatë tragjike, ku një vajzë e re humb
jetën në një aksident trafiku. Përballë pyetjeve të dëshmitarëve, Plaku
përmend se në momentin e fundit të jetës, vajza ishte duke buzëqeshur. Kjo
skenë krijon NJË KONTRAST të theksuar mes fatit tragjik dhe sjelljes së
papritur të vajzës. Buzëqeshja e saj në këtë moment të fundit të jetës, krijon
një atmosferë të pazakontë dhe ngjall ndjenja të ndryshme paradoksale edhe te
lexuesi. Interpretimi i një buzëqeshjeje në këtë kontekst, është i shumëfishtë:
se vajza mund të ketë pasuar një akt të fundit të rezistencës ose forcës
njerëzore, i shprehur përmes buzëqeshjes së papritur. Një perspektivë tjetër mund
të jetë se buzëqeshja shihet si një akt i fundit i gëzimit, duke refuzuar të
përqendrohet tek tragjedia e rëndë. Ky moment shërben si një thirrje për
reflektim mbi kuptimin e jetës dhe vdekjes, duke shtuar një dimension emocional
dhe filozofik në ngjarjen tragjike.
Ky kontrast i theksuar mes fatit tragjik
të vajzës, e cila humbet jetën pasi është goditur nga një mjet në trotuar, dhe
sjelljes së papritur të saj, që përcaktohet si BUZËQESHJE NË MOMENTIN E FUNDIT
TË JETËS, krijon një tension emocional dhe një ngjashmëri të pazakontë. Në përgjithësi,
një vdekje tragjike shpesh paraqitet si një moment i pikëllueshëm dhe i
trishtueshëm. Megjithatë, në këtë rast, buzëqeshja e vajzës bën që ngjarja të
ndihet më komplekse dhe më sfiduese për interpretim. Buzëqeshja interpretohet
si një akt i fundit i rezistencës, një mënyrë për të shprehur forcën dhe
rezistencën ndaj fatkeqësive, apo thjesht një akt i papritur që shton një
dimension tjetër emocional në ngjarje. Ky kontrast i theksuar na thotë se
realiteti njerëzor është i pasur me sfida të ndryshme, dhe njëkohësisht, njeriu
gjen momente të bekuara ose shprehje të papritura të gëzimit edhe në rrethana
të vështira.
Ky
tregim paraqet një reflektim të Plakut lidhur me perceptimin e kohës dhe
përpjekjet për ta zotëruar atë. Ndërsa dëgjon bisedën e dy të rinjve rreth
shpejtësisë së kohës dhe ndjesinë e vjedhjes së saj, Plaku bie në mendime rreth
kapërcyellit të jetës. Ai përdor metaforën e një kapërcyelli për të përshkruar
sfidat dhe pengesat që paraqitet përballë kohës dhe jetës së tij. Në këtë
rrëfim, Plaku është duke u përballur me kohën, duke u ndalur në një pikë
reflektimi për të hyrë në kuptimin dhe sfidat e kalimit të kohës. Kapërcyelli
simbolizon rrugën e tij jetësore, e cila ka pasuar kthesa, ngjitje dhe zbritje,
përballje me ngjarje të ndryshme dhe ndjenja të pashpjegueshme. Përmes kësaj
figure, autori dëshiron të shprehë një shpirt reflektues ndaj jetës dhe
përvojave që e kanë përcjellë.
Siç
e pamë, kjo vepër është ndër të rrallat në letërsinë tonë që përfaqëson
krijimin e zhanrit brenda romanit.
Janar 2024