Kulturë
Lekë Mrijaj: Shkodranja Marie Shllaku do të përjetësohet me 2 prill 2024 në Pejën e Dukagjinit
E premte, 26.01.2024, 07:58 PM
SHKODRANJA MARIE SHLLAKU, DO TË PËRJETÊSOHËT NË BRONZ ME 2 PRILL 2024 NË PEJËN E DUKAGJINIT
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Studiuesi
dhe hulumtuesi shkencor nga Amerika, z. Tomë Mrijaj para afro dy dekadash është
paraqitur me një libër tjetër shumë interesant studimor, gjë qe libri i tij i
nxjerrur në dritë është si rezultat i të gjeturave e hulumtimeve të tija të
thella për të kaluarën e historikun e shkodranes, Marie Shllaku si dhe për
familjen e saj, pra të moslënies së
kësaj amazone e heroine shqiptare në harresë. Autori Mrijaj është paraqitur me
këtë libër i cili është botuar në vitin
2004 në Nju Jork të Amerikës. Në këtë vepër të titulluar "Marie Shllaku
bijë e Shkodrës martire e Kosovës" autori ka artikuluar edhe shumë fakte
arsyetuese rreth aktiviteteve të saja të gjithëmbarshme intelektuale, politike,
çlirimtare e kombëtare. Studiuesi, Mrijaj në librin e tij e ka përfshirë
pjesëmarrjen e Maries në disa Komitete të Besëlidhjes e disa Kuvende siq janë
Kuvendi i Drenicës e Dobërdolit si dhe në shumë raste ka përmendur edhe
bashkëpuntorët e saj të afërt, nacionalist e Intelektual të ndryshëm të elitës
së Ballit e Besëlidhjes Kombëtare, NDSH-së siq janë: ing. Xhafer Deva, prof.
Ymer Berisha, At Bernard Llupi, Abaz Kupi, mulla Idriz Gjilani, Ndue Perlleshi,
Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Miftar Bajraktarin, Mehmet Agë Berisha, Metë
Danin, Azem Aruqin, Adem Shalën etj.
Studiuesi
Tomë Mrijaj e paraqet Marie Shllakun, si një sokoleshë shkodrane, e cila ishte
e dashuruar aq shumë me Kosovën , e qe ishte ndër luftetaret, veprimtaret dhe
intelektualet e veçanta shqiptare, e cila ishte e angazhuar maksimalisht
fizikisht e shpirtërisht për bashkimin e trojeve në një ombrellë-Shqipëri
Etnike, duke luftuar qoftë edhe me armë kundër forcave staliniste komuniste
jugosllave të asaj kohe, ndaj edhe për atë arsye është pushkatuar (duke e
pranuar me krenari veprimtarinë e saj për një Shqipëri Etnike) me urdhër të një
gjykate fantome qe kryesohej nga serbi Dragutin Janjiç e akuzohej nga komunist
shqiptarë, kryeprokuror e kolaboracionist, si ishte Ali Shukria, e qe e
ekzekutuan Marie Shllakun (At Bernard Llupi, famullitar në Kishën Katolike të
Pejës, prof. Kolë Parubi, mësuesi Gjergj Martini normalist i Elbasanit ) aty në
natën në mes 24, 25 nëntorit të vitit 1946 në Prizren.
Në
libër përmenden deshmi bazike njëkohësisht veq tjerash zbardhen dhe shfaqen,
për herë të parë, në pjesët e qëlluara shkrimore e kuptimplote: “Studiuesi
Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi
strukturën e veprës, duke futur në penën e tij subjektet, që janë plazmor në
strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer në një libër jetëshkrimor, për t’a
njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë. Njëkohësisht sipas parathënies
koncize të prof. Klajd Kapinova, autori në fjalë rrëfen fatin e përsonazhit
kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet, duke dhënë me një gjuhë e stil të
thjeshtë fatet njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën më të
egër të komunizmit në Shqipëri e Kosovë. Redaktori Kapinova, librin e autorit
Mrijaj e cilëson si një rreze drite në
errësirën e madhe, që ka mbuluar për 80 vjet historiografinë e figurave të
shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin,
për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve, bashkimin e tërësisë së trojeve
etnike shqiptare.
Pikërisht
permendët trimëresha e zgjuar sypatrembur shkodrane Marie Shllaku, e cila
bashkëpunoi me Legalitetin, Ballin Kombëtar dhe me të gjithë ato forca
përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike e cila
heroinë i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën
ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për
popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me
ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të
aspiratave të ligjshme amtare e qe mbetet një femër legjendare, me tradita të
thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme e cila u ndal në Kosovë, me
vullnetin e saj shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura
të Kosovës...
Ndërsa
në vazhdim në stidimet e tija pra në këtë libër përmenden, zbardhen dhe
shfaqen, për herë të parë, në pjesët e qëlluara shkrimore e kuptimplote:
“Familja Shllaku dhe historia”, “Kosova dhe Marie Shllaku”, “Nacionalisti ing.
Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”, “Profesor Ymer Berisha
udhëheqës e martir i Kosovës”, “Shokët antikomunist kujtojnë Marien”, “Maria në
Kuvendin e Dobërdolit”, “Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”, “Maria
aktive në Kuvendin e Drenicës”, “Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”,
“Shtypi i kohës flet për pushkatimet”, “Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi
pretencën e vdekjes”, “Maria dhe ONDSh”, “Krijimi i Organizatës Patriotike
“Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”, “Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë
organizatave nacionaliste në mal”, “Maria në Mat’hauzen dhe Aushvizin e Jugosllavisë
komuniste”, “Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”, “Një histori të dhimbshme,
por krenare shqiptare”, “Maria dhe historia që do të flasë përsëri”, “Një
përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”, “Me histori
në dorë”, etj. Mund të thuhet, se
jetëshkrimi i deritashëm në fjalë i autorit sjell një drejtpeshim në vlerësimin
objektiv të figurës së vajzës së re martire Marije Shllaku tha në parathënien e
tij, studiuesi prof. Klajd Kapinova redaktori i librit.
Vlen
të potencohët se veq librit "Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e
Kosovës" autori Tomë Mrijaj ka
botuar edhe një libër tjetër monografik të titulluar:"Gjeneza e Familjës
Mrijaj-Kujtime". Në këtë libër (f. 85, 86, 87, 88, 89) gjëjmë deshmi të
reja dhe të dhëna të ndryshme rreth familjës së tij. Njëkohësisht veq tjerash gjejme deshmi tjera
të reja kushtuar heroinës shqiptare të trojeve etnike, shkodranes Marie
Shllaku. Studiuesi Mrijaj për lexuesit
shqiptarë, ofron disa kujtime dhe përjetime të gjyshës, babait dhe përjetimet e
tija, të cilat për herë të parë zbardh?n në vitin 2015.
Ndaj
në nëntitullin e libri monografik (Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtime) të
titulluar: "Martirja e Kosovës Marie Shllaku (1920-1946) e gjëjmë Marie
Shllakun e cila (siq thotë studiuesi T. Mrijaj) strehohet në shtëpinë
tonë". Ndaj lidhur me qëndrimin e
Marie Shllakut në shtëpinë tonë, ai edhe risjell të freskëta kujtimet e
paharruara, për sokoleshën e re sypatrembur, shkodranen dhe martiren liridashëse
të Dardanisë. Së pari, trimëresha patriote
Marie Shllaku, në luftën e saj kishte si synim Shqipërinë Etnike, që është edhe
thelbi kryesor i Lidhjes së Parë të Prizrenit (1878), të Dytë (Prizren, 1942)
dhe të Tretë (1962, New York, ShBA), për të cilën s'do asnjë koment. Së dyti,
qysh në moshën time të fëmijërisë, shumë herë e dëgjoja ketë emër në odën e
burrave, në sofrat, që shtronte babai im për miqët e ftuar ose vizitorë të
rastit, që ishin të shpeshtë në shtëpinë tonë.
Autori
i librit "Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtime" z. Mrijaj, flet edhe me
gjerësisht, për këtë figurë e portrete madhore ashtu siq ia ka interpretuar
gjyshja e tij (autorit), se si ajo vajzë trime, kishte qendruar më se një javë
në shtëpinë tonë dhe me ardhjen e babait të saj, Mark Simonit nga Shkodra në
Kosovë, për ta bindur vajzen e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj
patriotike, në male me çetat nacionaliste të Kosovës, kishte lindur ideja, që
Maria të vinte në shtëpinë tonë, ku, ishte më e sigurtë. Për më tepër Marku, i
ishte drejtuar fratit të Pejës At Bernardin Llupit O.F.M. dhe ky e kishte
dërguar tek frati i Kishës së Zllakuqanit Patër Tomë Xhaja O.F.M. Pader Toma,
si vend strehimi më të sigurtë dhe me besë shqiptare, kishte zgjedhur shtëpinë
tonë, sepse misionari françeskan kishte lidhje të ngushtë me babain tim. Dhe
pse !? Duke qenë se, babai punonte në administratë të pushtetit lokal, askush
nuk mund të dyshonte, se në shtëpinë e tij, ai mbante heroinën Marie Shllaku,
një antikomuniste të përbetuar, të regjimit kolonial sllavo-komunist serb dhe
atë shqiptarë të vendlindjes.
Ndaj
edhe me një nostalgji të veçantë Mrijaj në këtë libër i evokon fjalët e gjyshës
së tij duke thënë se: ishte miku i shtëpisë Lekë Marleku, ishte një burr besnik
i cili e solli Marien nga malet e Dollcit (Lugu i Drinit), të veshur me rrobat
e nuses në shtëpinë tonë. "Unë, -tregon gjyshja ime- fjeta në një dhomë me
Marien, ndaj edhe i ruaj kujtime të përjershme me të cil?n fjeta. Ishte një
javë shumë e gjatë për mua dhe e frikshme, sepse nacionalistja shkodrane mbante
me vetë armë, disa bomba dore, radio-lidhje dhe një bllok shënimësh (ditar).
Madje siq ma thoshte gjyshja, ajo ishte shumë e bukur nga pamja e tepër
tërheqëse në biseda të lira, e cila gjatë natës, kur dëgjonim ndonjë të lehur
qeni, ajo me armë në dorë vraponte drejt oborrit pa pasur frikë gjë qe unë
friksohesha, se gjatë zgjimit të rrufeshëm të saj dhe daljes së shpejtë me
pushkë në dorë drejt oborrit të shtëpisë (mes territ të natës), mos padashje po
ndeshet me bombat e saj luftarake, të cilat, mund të shpërthenin nga çasti në
çast. Gjatë ditës, kur anëtarët e familjes gjendeshin në fushë, për t'u marrë
me punët e përditshme të bujqësisë (në arat e mbjellura), ajo kalonte ditën,
duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese, dhe
gëzohesha, kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë. Askush nga
familja e jonë, nuk ka ditur, se kush ishin këto miq shumë të rëndësishëm, që
qëndronin në shtëpinë tonë, përveç meje dhe djalit tim Nikollës. Ditët kalonin
shumë shpejt. Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të
re. Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni, për bijën e tij. Maria, si
burrëneshë malësh qëndroj e fortë deri sa babai i saj u largua. Ajo, duke
menduar babain, filloi të qajë me dënesë, saqë mendova se zemra po i del nga kraharori.
Në mbrëmje Lekë Marleku, e mori Marinë dhe e dërgoi tek shokët e vet në male
tek bashkluftetarët e saj si: Shaban Polluzha, Ukë Sadiku, Mehmet Gradica, Ndue
Përlleshi, Zef Gjidoda, Ymer Berisha, Qazim Bajraktari, Shaban Dema, Kolë e
Pashuk Bibë Miraka, Ajet Gërguri, Osman
Bunajku etj.
Ndërsa
në pjesën tjetër të nëntitullit të librit "Flamuri kombëtar në kujtimet e
mia", gjëjmë përjetime dhe të dhëna tjera duke thënë se: unë për herë të
pare, Flamurin Kombëtar Kuq e Zi e pashë në shtëpinë time në vitin 1958. Porsa
hyra në dhomën e grave, në një cep të shtëpisë shoh gjyshen, që mbante në dorë
një rubë të kuqe, të cilën ishte duke e larë dhe nga sytë e saj pashë lot
dhembjeje, me një pikëllim të thellë. Në atë gjendje që ishte, unë iu afrova
ngadalë, për t'a qetësuar, por ajo vetëm qante. lu afrova më shumë dhe gjyshja
nisi të për- shpërisë fjalët... që për momentin si kuptoja. Ajo fliste ngadalë
dhe me një zë të ulët, ku, vaji ishte bashkuar me përshpëritjen e lehtë, që
vinte nga dhembja e brendshme e shpirtit të trazuar. Gjyshja ime mes lotëve, që
i rridhinin rrëke tha: "E kisha amanet! E kisha amanet!" E pyeta
gjyshën, se për çfarë ameneti e kishte fjalën?! Ajo ashtu e përlotur m'u
drejtua me flamurin, që e mbante shtërnguar në duar: "Bir, e kisha amanet
nga ajo e gjorë e mjerë, që sot nuk i dihet as varri...." Po unë edhe një
herë e pyeta se kush është Maria. Ajo pasi më hedh një vështrim të butë në sy,
nis të flasë me zërin e saj, që i dilte me vështirësi, por e sigurtë për
gjithçka thoshte, sepse kishte përjetuar histori të dhembshme gjatë jetës së
saj. "Bir im, vazhdoi gjyshja- Marie Shllaku, ka bujtë më se një javë si
mike speciale në shtëpinë tonë, ku, frati i Pejës At Bernardin Llupi O.F.M., e
kishte drejtuar babën e saj Mark Simon Shllakun tek Pader Tom Xhaja O.F.M. e ky
i fundit i kishte sugjerue të vinte në shtëpin tonë, mbasi takimi ishte më i
sigurt mes babës e bijës. N'at kohë Qeveria komuniste e Enver Hoxhës e kishte
derguar Mark Simon Shllakun, që t'a bindte vajzën e tij të kthehej në Shqipëri.
Bir i dashur! Babai yt (Nikolla), ishte njeriu më i besuar tek drejtuesit e
çetave nacionaliste të malit. Ata ia besuan (duke aluduar në At Bernardin Llupi
O.F.M, dhe at' Tomë Xhaja) edhe takimin e babës me të bijën në shtëpin tonë.
Pas një jave qëndrimi të Markut me vajzën, ai nuk mundi t'a bindte ate që të
kthehej në vendlindje. Dhe baba e bij, u ndanë atë ditë me lot ndër sy..."
(të dhënat "Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtim" f. 85, 86, 87, 88, 89).
Në
fund mund të konstatojmë se edhe të dhënat paraprake të librit të
tij:"Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës" edhe disa nga
artikujt e librit monografik
"Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtime" i plotësojn pjesë të
rëndësishme të historisë sonë të lavdishme shqiptare. Librat dhe deshmit në
fjalë do t’i shërbejë opinionit të gjerë, lexuesve dhe studiuesve të ndryshem
për ta kuptuar më mirë luftën heroike të Shqiptarëve në epokë të ndryshme si
dhe luftën dhe martirizimin e shkodranës Marie Shllakut e cila u ekzekutua në
qytetin historik të Prizrenit e qe në nismën e Forumit të Intelektualëve
"Trojët e Arbërit" dhe mbeshtetjën e Komunës së Pejës-kryetarit
Gazmend Muhaxheri, e bashkëpuntorëve të tij, do të përjetësohët në bronz, me 2
prill 2024 në Pejën e Dukagjinit.
Lavdi
veprës së sokoleshes shkodrane Marie Shllaku, e cila u martirizua për Kosovën
dhe vizionin e Shqipërisë Etnike!