Kulturë
Hamza Halabaku: Amanet në vargje
E enjte, 18.01.2024, 07:54 PM
Hamza Halabaku
AMANET
NË VARGJE
Kur
të ndahem nga ju
Mos
mendoni asnjëherë
Se
kam dyshuar në Zot
E
kur ta lexoni Testamentin
Do
ta kuptoni se (s’)kam lënë
Asgjë
pos eshtrave të skeletit
Ndoshta
kam pasur mundësi
T’ju
lë pallate shumëkatëshe
e
libreza kursimi
Po
nuk e bëra dot
Pikërisht
ngase besoja Perëndinë
Po
dijeni ama se ika
me
Kosovën në zemër
E
me vrundujt e kujtimeve
Që
për kohën e ikur
vinin
si valët e Jonit
Duke
u përpjekur që emri im të jetë
Me
të atyre që nuk harrohen kurrë
Se
me ta isha përherë
Pra
penduar nuk jam asnjëherë
As
në Ditën kur iku monizmi
E,
për ne, nisi epokë e re...
Pastaj
në shkrimet e mia
do
të lexoni për Rrjedhën e moteve
E
do të mësoni për takimet e kujtimet e mia
Asnjëherë
s’i kam harruar miqtë e misionarët
që
sollën dijen në tokën e Dardanisë sonë
duke
ecur përherë rrathëve të ferrit
me
dëshirën e tyre dhe timen
që
një ditë të bëhet Arbëria