Kulturë
Atdhe Geci: Populli jeton tek gjuha
E diele, 14.01.2024, 06:59 PM
Atdhe Geci
POPULLI
JETON TEK GJUHA
-Fitorja
më e vogël është më e vlerë se humbja
A. Geci
Që
nga njohja me tokën, qiellin, dhe njeriun
unë
përpiqem që poezia ime t´i ngjaj kohës
figurës së
Zeusit, Dhemetrës, Ilirit e Pirros
gjithë
të mëdhejve: Gjergjit e Adem Jasharit.
Ky
çast me atdhe më shpie në Iliadën time
aty
ku liria jonë dëgjon çdo pëshpërimë, që
heshtja
e gjatë
për origjinën pellazgë-ilire
të
mos bëhet kërkesë e harruar dhe pa
vlerë.
Fol
populli im i lavdëruar, fol
shqiptari im
populli
jeton tek gjuha, shkrimi dhe flamuri
heshtja
kur bëhet e gjatë dhe e neveritshme
ca
pjesë humbasin, si Iliria nën emrin Itali.
Çamëria
e di udhën e Kadmit dhe të
Ilirit
i
thoshte sot Janina, Tiranës dhe
Prishtinës
bashkimi
ynë do ndodhë atë çast, kur kombi
ynë
ia kthen Atdheut emrin e vetë
në Iliri.
Lavdi
rilindësve për idetë e dhëna atdheut
lavdi
të rënëve të kombit
për këtë kauzë
është
koha që tua thyejmë drynin arkivave
se
ky çast me atdhe është Iliada shqiptare!...
Atdhe Geci - Dortmund, 12. 01. 2024 / P.sh. Fotoja është
bërë në dyshemenë e BE-së në Bruksel