E premte, 08.11.2024, 10:05 PM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Mbaroi poeti, shkrimtari dhe studiuesi Dr. Bardhyl Maliqi

E enjte, 11.01.2024, 08:00 PM


Informohemi nga familja se sot në orët e para të mëngjezit mbaroi në një spital të Tiranës nga një sëmundje e zemrës poeti, shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Dr. Bardhyl Maliqi.

Bardhyl Maliqi u lind në qytetin e Konispolit më 19 Korrik 1955.

Punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, psikolog shkollor, aktualisht drejtues i Njësisë Psiko-sociale dhe pedagog i Filialit Universitar të Sarandës prej disa vjetësh. Ka kryer fakultetin gjuhë – letërsi në Shkodër  (studime të thelluara në psikologji – pedagogji), master në mësimdhënie, doktor në shkencat e edukimit.Është autor i mbi 20 librave ku përfshihen vëllime poetike, poema, dhe studime e analiza letrare.

Bardhyl Maliqi ka qënë antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qysh kur ishte student në Shkodër dhe një ndër themeluesit dhe drejtuesit e Degës së Sarandës.

Pas viteve 90 ka qënë një ndër themeluesit dhe drejtuesit për shumë vite i Klubit të Krijuesve Jonianë të Sarandës.

Krijimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të Ballkanit dhe Europës.

Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku  vlerësimin e fundit e mori para një jave në formën e dekoratës Aleksandri i Madh nga Klubi i Ideve të Salaminës në Greqi.

Me ikjen e tij familja humbi njeriun e dashur, Saranda qytetarin model dhe Klubi i Krijuesve Jonianë antarin themelues dhe aktiv me një krijimtari të gjerë shumë dimensionale.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora