Kulturë
Përparim Hysi: Rrëfimet e një drejtori
E merkure, 10.01.2024, 07:23 PM
Rrëfimet e një drejtori
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Me
Kujtim Shpiragun jo vetëm njihesha prej kohësh, por edhe "qanim
hallet", sidomos ato "bëmat" jashtë "normave të moralit
socialist". Kujtim Shpiragu vinte nga një familje që shihej me sy të mirë nga partia e pushteti i kohës dhe,
sado me shkollë të mesme, qe emëruar
drejtor ndërmarrjeje në sektorin X... në një zonë naftënxjerrëse. Në zonë kish
dhe inxhinierë me përbërje të mirë politike, por ky qe drejtor. Kur në
intimitet i thosha:-Ore Kujtim, po a nuk
është pak së prapthi që ti me të mesme, të komandosh 5-6 inxhinierë me shkollë
të lartë?Ai kapërdisej si maçoku në thekër dhe ma kthente:- Ti, or mik, mendon
se mund të rregullosh botën. Me demek, sipas teje, bota është e shtrembër dhe
ti do ta bësh të drejtë? Kjo mendje të ka lënë ashtu siç je dhe, pa më lënë
kohë për ta kundërshtuar, më tha:- Rrisku i njeriut është i paracaktuar, vetëm
është i fshehtë. Nëse unë u bëra drejtor, kam aq mend që jo vetëm ta
kapë"demin prej brirësh", por edhe mos e lëshoj nga dora. Dhe qe e
kotë. I kish lindur dielli mbi kokë. Qe
i bindur që i takonte dhe aq.
* *
*
U
përmbys sistemi dhe, ndërsa unë aderova në Partinë Demokratike, se kisha qenë
me"ftomë në biografi", mikut
tim Kujtim Shpiragut po i qaja hallin.
Me siguri, -mendova, - e kanë shkarkuar se është komunist. Kishin filluar dhe
mentigjet e para dhe, kur bien këmborët për vete, nuk dëgjon për zilet e të
tjerëve. Kishim kohë pa u parë.Unë banoja në fshat dhe ai në qytet, por sos se
ishim aq larg sa për mos u parë. Tek po
i afrohesha "Turizmit" për të pirë kafe, kur shoh që dha ballë miku
im. Erdhi duke qeshur dhe, sa u ul, i thashë po me të qeshur:-Eh, shoku
ish-drejtor.nga do të kumbisë era?
-Nuk
jam ish-drejtor, por jam drejtor me fuqi të plota mu në ndërmarrjen ku kam
qenë!
-Ato
"thela nuk m'i nxë jamakia mua", -ia prita. Po rrëfeu ku të
degëdisën?
-Akoma
nuk je bindur ti, se bota është e shtrembër? Do të thuash, ja ti Kujtim ke qenë
komunist dhe tani që erdhi demokracia, nuk ka vend drejtuesi për ty. Ke dëgjuar
atë shprehjen ti:"Dallëndyshe,
ktheje ndryshe".Pastaj a nuk tha ai, i madhi juaj(është fjala për
SALI BERISHËN) që jemi vëllezër dhe, kur vajta tek "Imadhi i
këtushëm", i thashë:-Këtë të kuqen që kam patur deri tani(është fjala për
ttriskën e partisë), po e shkel me këmbë.Që sot e tutje do jem me PD dhe, për
t'i bërë pak"rrëke bythës sime", i fola në vesh sikur i kumtoja diçka
intime. I MADHI qëlloi delikat dhe i brishtë nga shpirti, sidozot je ti, dhe u skuq në fytyrë nga ç'i
"besova". Këtë "intimitet"
që i besova, nuk e shpika, por e kisha lexuar në një libër. Jo vetëm e kisha
lexuar, por e mbaja si vjershë përmendësh dhe thosha me vete:- Po të bëhet një
konkurs.nuk gjendet një i dytë, veç meje, që t'ia dijë kutpimin.
-Dale,
drejtor, mos e merr me nxitim!
Ti
e di, -i thashë, - që unë nuk lë gjë pa lexuar dhe vjen ti dhe më
bën"paradë kuinzi" që më paske çuditur atë, "të Madhin e
këtushëm".
-Epo
mirë, - pranoi ai.Unë po ta them, po e gjete, ke dy birra e një meze. Ndryshe
ke për ta paguar "doganën ti".
I
thashë të MADHIT:"Unë vuaj nga "ipospadia"!!!, Të lutem, mos ia thuaj njeriu!!! Ai u skuq
sikur të kish bërë faj dhe sado që ka bërë shkollë të lartë, bëri sikur e
kuptoi dhe, ngaqë është shpirtbrishtë, më tha:-Sa të jem unë, ty nuk të lëviz
njeri.
Hallall,
dy birrat nga unë, se të them të drejtën herë e parë që e dëgjoj, por a mund të
ma shpjegosh se ç'është kjo fjalë dhe ku re në atë fjalë, se ti dhe, kur
lexon, e ke dy hunj e një purtekë? Para
se të ta shpjegoj, e di pse e vura poshtë të"Madhin"? SE e mahnita
duke e zbërthyer enigmën e fjalës"ipospadia". Në fakt, or ti mik që
do vetëm të drejtën, "ipospadia" ka të bëjë me një lindje të
deformuar të ureterit që shfaqet në bazën e penisit.Jo vetëm kaq:kur rritet,
personi që e ka, vuan nga ngushtimi i kësaj"baze" dhe ka nevojë për
kateter. Tani më tha:- A ka "Të madh" që nuk më mban drejtor mua? Ia
dhashë të qeshurit dhe, ndërsa u nisa të paguaja "doganën", si i
mundur që isha, më tha:- Ai rrëfimi tek "IMADHI" ngjiti, se i thashë
nga kjo sëmundje ka vuajtur dhe ZHAN ZHAK RUSOI !!! Ai mend u hodh përpjetë nga
"erudacioni im". Bravo të
qoftë! Demokracia ka nevojë për njerëz me horizont dhe unë mendoj:"I
MADHI, ka mundësi të vuajë nga ajë sëmundja e RUSOIT, se u bë sikur e zhvesha
lakuriq.U skuq si kungull i pjekur në furrë. AQ më mirë:është
"intimitet" që më"betonoi" mbi karriken e drejtorit. Epo
kot nuk thonë:"Sa ka zanati!!!
Tiranë, 10 janar 2024