Kulturë
Atdhe Geci: Të gjithë e kemi një atdhe
E merkure, 10.01.2024, 07:49 PM
Atdhe Geci
TË
GJITHË E KEMI NJË ATDHE
-Etlevë,
këtë poezi po ta jap hua për lexim!
Ah,
kjo birrë dardane e maleve të bardha
më
shpie nëpër kohëra të fillimit pellazg
më
shpie në kohëra Ilirësh dhe epirotësh
më
shpie në shtëpinë e Zeusit dhe Herës
në
shtëpinë e Dhemetrës, Thotit e Eskilit
aty
ku mbahej mesha shqip e perëndive,
mesha
me fjalët më të hershme të shqipes.
meshë
me gjuhë dhe fjalë më të hershme!
Ah,
kjo birrë dardane e maleve të bardha
më
bëri ta dëgjoj himnin poetik të tokës
se
të gjithë jemi me gjuhë dhe me atdhe
të
ligjëruar nga Dhemetra, nga më e para
hyjneshë
e bijve dhe bijave të pellazgjisë
aty
ku u ngjiz Njëperëndia e kësaj bote,
pellazgët
s´e kishin frikë ta thoshin hapur
se
në këtë botë s´mund të ketë dy perëndi.
Ah,
kjo birrë dardane e maleve të bardha
më
futi në një botën pa fjalë dhe pa ëndrra
më
futi në djepin më të lashtë të shqipeve
aty
ku u kurorëzua gjuha ipe e perëndive,
Alfabeti
pellazg me 54 shkronja, si dhe
mesha
shqip sipas urdhrit të Dhemetrës.
Pasioni
për letërsinë më nxori në Dodonë
më
nxiti t´i këndojë gjakut tim, trimave të
Moresë,
të Atikës, Beotisë dhe Çamërisë!...
Shqipet
e tërë Mesdheu e kanë dëshmuar
forcën
e gjuhës shqipe dhe të bukurën e
e
saj, për gjuhën e Thotit dhe Aleksandrit
për
gjuhën shqipe të Pirros dhe Apollonit
për
gjuhë shqipe të Sokratit dhe Platonit
për
gjuhën shqipe të Kadmit dhe të Ilirit
për
gjuhën shqipe të bukës dhe të armëve
për
gjuhën Ipe të 4 papëve të krishterimit.
Kjo
birrë dardane me ujë malesh me borë
më
krijon drithmë dashurie në tërë qenien
drithmë
që rend pandalshëm nga truri tek
mendja
dhe, nga shqisa në shqisë e përtej
Etleva,
gjithë jetën do t´i këndoj pellazgët
se
shqiptarët jemi pellazgë-ilirët e sotëm
të
tërë kemi një gjuhë, një gjak, një atdhe!
Ky
motiv me atdhe e që e kërkon atdheun
merr
pjesë në proces të së vërtetës e tjerë
poeti
niset nga shtëpia e tij letrare e artit
dhe
merr përsipër fatin e të vërtetës së tij,
çlirimin
nga shumë histori të kot-thëna.
Në
këtë çast pak të dehur me të dehurën
pyes,
sa jetë e jona mund të jetë letërsi,
dhe
çfarë do të ndodhte po të fitonte Iliria
a
do të ishte Roma Ilire, Athina, Karjotët
pjesë
e atdheut tonë të ndarë e t´zvogëluar
unë
e di se këto gjëra mund edhe të bëhen
po
për epokë tjetër duhet ta gjejmë udhën!...
Atdhe Geci - Dortmund, 10.01 2024