E hene, 09.09.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Engjëllushe Koltraka: Përbindëshi i kënetës

E enjte, 18.01.2024, 08:39 PM


Përbindëshi i kënetës

Nga Engjëllushe Koltraka

Nje Përbindsh erdhi nga stepa

Nguli kthetrat te këneta

Arratisen rosat e egra.

Drithërima zuri natyrën

Peshk e ngjala ndalën frymën

Duke pritur në trishtim mënxyrën.

I harbuar ish gjakatari

Fort barbar si i marri

Shkatërroi varkën një peshkatari...

Në këto anë e mbi kënetë

Tash e tutje,-thotë-jam Mbret...

Thanë gjallesat haj medet...

Gjithë nga tmerri u iku gjumi

Pëshpërimën ndali lumi

Fluturimin e ndali pëllumbi...

Edhe zogjte e ndalen kengen

Per çdo dite degjonin gjemen

Zogu i vogel kerkonte nenen.

Që Përbindshi ia kishte vrarë

Tek përpelitej në gjak e larë

Mbylli sytë sa hiqej zvarrë.

Per te arritur tek foleja

Per te pare zogezat e reja

E Përbindëshit ishte preja.

Ky Përbindsh s'kishte te ngopur

Fluturaket i ka sosur

Tere nen kthetra te gjakosur.

Vjen verdalle Perbindshi i zi

Duke u sjelle gjithe tirani

Per te bere kurban te ri.

Sillej mbeshtillej gjithe buje

Cdo gjallese permbi uje

E rrenoj, me rremuje.

Por nen uje nuk futej satrapi

Qe te vriste si kasapi

Nuk po i dilte mire hesapi.

Peshk e ngjala ne fund te gjolit

Po i ruheshin fort gogolit

Qe kishte shpirtin e Demonit.

Inatosur kete here

Nga goja tek villte vrere

Ka kerkuar inxhiniere.

Per te thare te gjithe keneten

Nenujoreve t'u merrte jeten

Te mbushte barkun dhe kuleten.

Te hapeshin kanale-transhe

Te niste gosti te re

Mbyt ne gjak te bente hare.

Por nje dite Perbindsh ziu

Na kerkoi mish njeriu

Nuk deshte me mish thiu.

Inxhinierë e punëtorë

Këmbëzbathur mbi deborë

Nisi t'i bënte therorë.

Diten prisnin kallama

Naten me uje i mbulonin te tana

Te nesermen niste gjama.

Se aty ku shkelte kemba

Nen uje kallama si gjemba

Prisnin damare e vena.

Gjaku i kuq mbi uje

Venitej njeriu pa buje

Pa iu dhimbsur hic askujt.

Një çizme polici në fyt

Në baltë robin e ka zhyt

Tmerrshëm duke e mbyt.

Me dhjetera çdo dite

Fundoseshin e s'shihnin drite

Nen uje iu kalbeshin syte.

Perbindeshi i terbuar

Nje britme ka leshuar

Tere keneten ks dritheruar.

Ky gjol perse nuk thahet

Mish njale mua me hahet!

Ky mal ne mes te ndahet!

Inxhinieret i lidh me pranga

Mirush Permeti e Abdyl Sharra

Mbi ta kreu tortura te renda.

O Perbindesh, o xhelat

Nuk thahet gjoli per nje nate

Vdekja e tij do vazdoje gjate.

Do heq shpirt, do perpelitet

Peshk e njale ketu nuk do rritet

Jeta krejt ketu do vritet...

Fjala juaj eshte sabotim

Te gjithe do veni ne pushkatim

Ulerin Perbindeshi me terbim.

Sakaq vjen Gjykates zagari

Me nje lak prej litari

Nisi varjen nga i pari.

Por kjo varja nuk po u ambush synë

Ndaj vjen toga pa përtim

Inxhinierët në pushkatim!

Urdhëron Përbindësh katili

Të tjerë inxhinierë sillni

Andej larg prej Kremlini.

Mbi projekte pikoi mendimi...

Një natë brofën prej gëzimi

I saktë qënka projektimi.

Nisën të pijnë me eks vodka

Inxhinierët shqiptar nuk i ka bota

Sillni të trokasim me ta gota.

Por toka e zezë si farmaku

Ishte mbytur krejt prej gjaku

Solli dhimbje pranë çdo pragu.

Ishin vrarë intelektualët

Nga hidhërimi qanin malet

Rrjedhë e gjakut nuk po ndalet.

Që atëhere mbi gjol të shkretë

Pika gjaku kullojnë retë

Dhe mbi gjak rrjedhin rrëketë...

Enden shpirtërat porsi ketrat

Gjithë gjallesat i vrau Kuçedra

E Përbindëshit kjo qe vepra...

Veç një emër kishte vdekja

E kishte emrin Spiro Koleka

Në mallkim i shkoi jeta.

Edhe sot ku qe këneta

Nuk çel lule, s'gjallon jeta

Vajtojnë retë mbi ato kepa...

Këtu mbetën intelektualët

Nga thellësitë klithin malet

Për mizoritë që bënë barbarët...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora