Kulturë
Adnan Qaka: Libër me vlera historike
E merkure, 17.01.2024, 08:50 PM
Libër me vlera historike
Recension nga Adnan Qaka për librin “SHPRESË
DHE NOSTALGJI” të autorit Florim
Zeqa
Libri
i publicistit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar Florim Zeqa që
titullohet: SHPRESË DHE NOSTALGJI, paraqet një vepër më rëndësi historike i
cili e pasqyron në mënyrë reale aktivitetin e shqiptarëve në Diasporë dhe në
veçanti të shqiptarëve në Itali.
Autori
në këtë libër monografik e ka bërë një pasqyrim objektiv të aktiviteteve
atdhetare të shqiptarëve ne Diasporë në shërbim të çështjes së Kosovës.
Autori
para se gjithash e vë theksin tek veprimtaria e tij atdhetare dhe tek angazhimi
politik dhe kombëtar në të mirë të çështjes se Kosovës dhe unifikimit politik
dhe kombëtar të shqiptarëve në Diasporë.
Autori në këtë libër e ka vlerësuar lart rolin dhe rëndësinë që ka pasur diaspora shqiptare në ndihmë të Republikës se Kosovës në gjitha etapat historike, e në veçanti në vitet 1998-1999, në vitet e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Diaspora
shqiptare paraqet katalizatorin më të rëndësishëm në avancimin e çështjes së
Kosovës në shtetet evroperëndimore.
Sipas
një studimi te agjencisë se statistikave të Kosovës, mbi 43% e familjeve në
Kosovë
kanë të afërm qe jetojnë jashtë Kosovës, dhe mbi 20% e tyre pranojnë remitenca
gjatë vitit.
Megjithatë
një problem i madh i remitancave është se, ato përdoren kryesisht për konsum
dhe jo për investime kapitale të cilat do të gjeneronin zhvillim të hovshëm
ekonomik, mirëqenje qytetare dhe zbutje të papunësisë në shtetin e Kosovës.
Libri
i publicistit Zeqa ka një trajtes origjinale për vitet me delikate të historisë
politike të Kosovës. Fillimisht autori në këtë libër tregon për organizimin e
mërgatës shqiptare në botë apo siç jemi mësuar ta quajmë organizimin e
shqiptarëve ne Diasporë, i cili është shumë i hershëm dhe dallon nga kontinenti
në kontinent , nga shteti në shtet, nga kantoni në kanton, nga regjioni në
regjion dhe vendet nëpër të cilat është e shpërndarë mërgata e jonë.
Deri
fillim te viteve te 90-ta, organizimi i mërgatës është bërë më tepër nëpër
Klube të shqiptarve, aty këtu edhe nëpër shoqata të ndara dhe fragmentizuara
sipas ideologjive politike apo fetare.
Pas
viteve të 90-ta shqiptarët e Kosovës kudo në vendet euro-perëndimore filluan me
organizim dhe në baza patriotike, përkatësisht nën ombrellën e lëvizjes
paqesore apo të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Fundi i viteve të 90-ta, respektivisht periudha e fillimit të luftës çlirimtare, mërgimtaret i gjenë të organizuar mirë në te gjitha aspektet dhe drejtimet, varësisht prej shteteve respektive.
Në disa shtete evro-perëndimore mërgimtarët më shumë ishin të organizuar në shoqata sesa në parti politike. Qëllimi i të gjithë organizimeve ishte grumbullimi i ndihmave financiare dhe ushqimore për t’i dalë në ndihmë popullatës shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera etnike.
Po
ashtu, autori tregon dhe për aktivitetin e tij kombëtar në kuadrin e shoqatës
“Besa”.
Për
dallim nga shtetet tjera evro-perëndimore, mërgimtarët në Itali asnjëherë nuk
kanë qenë të organizuar në baza partiake dhe nuk janë as dhe sot, thotë autori.
Autori
po ashtu potencon se, njerëz të papërgjegjshëm duke u thirrur në emër të UÇK-së
dhe të luftës çlirimtare luanin pamëshirshëm me ndjenjat e mërgimtarëve duke u
thirrur në emër të UÇK-së dhe të luftës çlirimtare, kurse në anën tjetër përmes
formave të ndryshme të shantazhit i frikësonin mërgimtarët duke ua imponuar
dhunshëm derdhjen e mjeteve në Fondin Vendlindja Thërret.
Sipas
autorit metodat e tilla të shantazhit reflektuan negativitet të madh, pasojat e
të cilit
negativitet
po i vuan akoma mërgata e jonë edhe pas 25 viteve nga ajo kohë, kur për fatin
tonë të keq ende nuk është kthyer besimi i humbur në mesin e mërgimtarëve,
përfundon publicisti Zeqa.
Sulmi
i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz shënon fillimin e luftës
çlirimtare në
Kosove
dhe sensibilizimi dhe unifikimin e paparë të mërgatës shqiptare deri më tani në
shtetet perëndimore.
Mërgata
e jonë dëshmojë gatishmëri të jashtëzakonshme në dhënien e ndihmave
financiare
dhe atyre materiale (logjistike) për Kosovë. Pas riorganizimit të shoqatës
“Besa” në Treviso, vazhdoi puna dhe aktivitetet patriotike.
Në
pranverën e vitit 1998, përkatësisht më 29 prill 1998, në kryeqytetin italian
në Romë,
para
Plazzo Chigi u mbajt protesta më e madhe e shqiptarëve ku mbahej mbledhja e
Grupit të Kontaktit për Kosovën, ku pritej të merren ndonjë vendim për ndaljen
e masakrave në Kosovën e përgjakur nga barbarët serb.
Vlenë
të ceket se, në fillim Italia ishte kundër bombardimeve të Natos dhe në
momentet e fundit i përkrahu ato dhe u bë pjesë e intervenimit të NATO-s ndaj
caqeve serbe, kurse Vatikani që gjendet në Romë, në brendinë e kryeqytetit
Italian e shprehu hapur kundërshtimin për bombardimet e NATO-s në qershorin e
vitit 1999.
Vlenë
të ceket edhe kjo, jo vetëm në çarçet politike italiane, por edhe në shtetet
tjera të Evropës ka pasur zëra kundërshtues për intervenimin e NATO-s ndaj
caqeve ushtarake serbe për disa arsye. Njëra ndër to ishin edhe arsyet e
interesave ekonomike biznesore qe disa anëtarë të NATO-s i kishin me Serbinë si
dhe arsyet politike por dhe fetare, sepse Serbia e paraqiste veten si kinse
mbrojtëse te civilizimit të krishterë nga i ashtuquajturi fundamentalizmi
islamik shqiptar. Por, ishte edhe frika e prishjes së raporteve me botën
sllavo-ortodokse. Si bie fjala në këtë kohë plasimi i tezes ekstremiste të
politikanit rus, Zhirinovski, sipas të cilit një ndërhyrje e NATO-s në
Jugosllavi do të kishte shkaktuar një lloj ndeshje përfundimtare midis botës
sllave dhe perëndimit!
Për
te sensibilizuar opinionin ndërkombëtare për gjenocidin që po ndodhte në
Kosovë, sikurse në të të gjitha shtetet evro-perëndimore, edhe në Itali u
organizuan protesta paqësore dhe liridashëse, kurrsesi me karakter shovinist
apo racist.
Përgjatë
viteve 1998-99, të luftës në Kosovë mërgata e jonë u mobilizua si asnjëherë më
parë gjatë historisë me ndihma financiare, me çrast u themeluan dy fonde për
grumbullimin e mjeteve financiare: Fondi i 3% i Republikës së Kosovës dhe Fondi
Vendlindja Thërret.
Autori
tregon me argumente konkrete se ka pas keqpërdorime financiare në të dy fondet
dhe dëshmon angazhimin e tij për unifikim politik të të dyja fondeve. Ai në një
rast e thotë: “Pse nuk bëhemi bashkë për te mirën e popullit, gjegjësisht për çlirimin
e Kosovës, ku e
kemi
një armik të përbashkët dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në aspektin ushtarak”.
Në
fakt, autori tregon se ishin kundërthëniet e mëdha mes këtyre dy fondeve që e
bënin të pa mundur bashkërendimin e tyre.
Gjatë
periudhës së luftës çlirimtare, ai potencon se “si donator i të dy fondeve, e
kisha dhe e kam të drejtën morale t’iu kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie për
çdo cent të ndihmave të mërgatës sonë”. Autori shton dyshime për abuzimet
enorme të Fondit 3% nga grumbullimet lokale e deri tek ato të nivelit qendror.
Për
lexuesin dua te sqaroj se kush ishin këto dy fonde financiare.
Në
fillim të viteve të ’90-ta, në Gjermani themelohet Fondi i 3 %-it. Roli primar
i i këtij fondi ishte mirëmbajtja e sistemit paralel të arsimit dhe aspektet e
mirëqenies sociale (ushqim, shëndetësi, sport si dhe sektorët e tjerë të
qeverisjes paralele të Republikës së Kosovës.
Në
pranverën e vitit 1993, në Arau të Zvicres u themelua Fondi Vendlindja Thërret,
i cili ishte i përkushtuar në mënyre ekskluzive për rezistencë të armatosur.
Në
një shkrim prej UÇK-në, autori tregon se me tërë qenien time kam qenë në
shërbim të luftës çlirimtare, asnjëherë thotë ai nuk kam qenë dhe as që do jem
në shërbim të grupeve të caktuara të interesit brenda sojit te njëjtë apo të
kundërt të një partie politike.
Autori
shton, se gjatë periudhës se luftës çlirimtare, në kryesinë e shoqatës “Besa”
në Treviso jam angazhuar me tërë qenien time për ta ndihmuar rezistencën e
armatosur në Kosovë, si në aspektin material dhe atë moral, duke i motivuar të
tjerët për dhënien e kontributit për çlirimin e vendit.
Shumica
u janë përgjigjur me dëshirë të dyja fondeve, Fondit të 3%-it dhe Fondit
Vendlindja Thërret, por ka pasur dhe te atillë qe nuk shprehnin dëshirën që të
përgjigjeshin në një fond të caktuar, si bie fjala donatorët besnik të Fondit
të 3%-it, të cilët me vështirësi apo fare nuk pranonin të derdhnin mjetet në
Fondin Vendlindja Thërret, duke u arsyetuar
në
këtë mënyre: “E kemi fondin e Qeverisë, nuk na duhen fonde tjera! Autori thotë
se vet ai ka dhënë mjete për Fondin Vendlindja Thërret, por edhe i ka nxitë
anëtarët e shoqatës “Besa” me derdh mjete në këtë fond.
Dhe
për fund dua të shtoj, se këtë qasje të unifikimit politik të shqiptarëve, që
para dhe gjatë
luftës
autori ka bërë thirrje, këtë e kishte bërë dhe strategu i madh ushtarak,
atdhetari dhe vizionari i shquar Kolonel Ahmet Krasniqi si ministër i mbrojtës
i Republikës se Kosovës, i cili me përkushtim punoi për bashkimin e faktorit
politik dhe ushtarak të Kosovës.
Dhe
vetëm pas përpjekjeve të mëdha kolonel Ahmet Krasniqi dhe Adem Demaçi arritën
një fitore të rëndësishme kombëtare, ku në takimin e Osllos, i mbajtur në Maj
të vitit 1998 e arritën marrëveshjen për bashkimin e UÇK-së dhe Ministrisë se
Mbrojtës në një subjekt të vetëm ushtarak, që do të quhej Forcat e Armatosura
të Republikës se Kosovës (FARK), por fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk u
realizua për arsye politike. ShP i Farkut që drejtohej nga Kolonel Ahmet
Krasniqi qysh para lufte, me 1996 me analizat e tij ushtarake, parashihet se
Mitrovica dhe Kosova veriore do të jenë ndër territoret e para që do të
çliroheshin për shkak të rëndësisë se tyre ekonomike dhe strategjike.
Mr. Adnan Qaka, studiues dhe politokolog