Kulturë
Përparim Hysi: Robin Hudi nga Kosova
E enjte, 18.01.2024, 08:08 PM
Robin Hudi nga KOSOVA
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Prolog
Nga
të mençmit, gjithmonë ke se ç'mëson. I madhi AT GJERGJ FISHTA, edhe kur këndoi me vargje
për"Lahutën e Malcis", thotë:"... ah, atje nuk kemi kanë, por
ashtu na kanë thanë", Tjetri është
po një i madh:është KADAREJA.Ky thotë:"... një autor mund t'i rikthehet
një shkrimi të tij dhe mund ta rishkruajë edhe ndryshe".
Të
dy, këta të mëdhenj, po shfrytëzoj dhe unë, kur do tregoj për "ROBIN
HUDIN" nga KOSOVA.
* *
*
Siç
kuptohet, kam shkruar po për të, por me një titull tjetër. Pra, nuk jam dëshmitar okular për
këtë, ROBIN HUDIN nga KOSOVA, por asnjë presje nuk i heq asaj që do lexoni.
Ngjarja është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur në Shqipëri, por në njëtrevë të KOSOVËS, mes viteve '30-të të shekullit të shkuar. Ky
që unë e quaj ROBIN HUD, nuk është askush tjetër, por ISUF JEAHIQI. Isufi ish
bërë tmerr për pushtuesët serbë, kish dalë"kaçak", sulmonte, i
bastiste, sidomos të pasurit dhe, ç'rrëmbente prej tyre, ua dhuronte të
varfërve. Xhandarmëria serbe dhe as i pari i trevës në pushtet, nuk hante bukën
thatë: ngaqë nuk arrinte që ta vinte në pranga, kish taksur një"qese të
madhe me florinj" kush e njoftonte dhe, ca mëshumë ta kapte". Por
ISUFIN e mbronte bash nahija ku ai sulmonte mbi karvanet sërbe dhe qe e pamundur.
Nuk
e kishin kapur dot, ama emri i tij lakohej në gjithë nahijen dhe, sa për
kundërshtarët e tij, qe ca më keq. U dridheshin jo vetëm gjunjët, por edhe
gjuha. Sulmonte ku s'e prisnin dhe mezalla
s'e binte në dorë. E ndryshonte vendin, sot këtu e nesër diku gjetkë, sa
dukej sikur ishte kudo.
* *
*
Sot
është dita e Bajramit dhe ISUFI ka ra drejt e në vorreza, me nderue të parët e
vetë që prehen atje.Por gjithmonë"tebdil", se e njihte rrezikun. I ka
ba ato"adetet" dhe, kur po bën me
u largue, kur po ndjen dy sërbë që po i mshojnë zanit në guhën e tyne.
Por Isufi e dinë bash si ata atë gjuhë, dhe pa shih, çka po i ndjejnë veshët:
-Vuk,
- ka fol njani-tjetrit:-Sot këta kosovarët e mutit e kanë atë festën e tyne. A
po shlohemi vetit dhe po ua bëjmë nga një mut të madh bash mu ke vorret.
-Kuku,
- ka ba me vete ISUFI dhe mendon me i heq qafe, por ndaloi nji grimë e po ban
sehir. U shluan, qebesa, boll mirë dhe, pasi lidhën pantollat, kanë thanë me
nji za:- Oh ju baftë mirë për këtë ditë feste, se ma mirë se sa muti jonë kund
s'kini me gjetë...
E,
brraf ka ba"tebdili" me dy "shoki" në duar dhe u ka
bërtit:- Ku doni, burra?Jam ISUFI. Sa ka thanë:-Jam ISUFI, janë ba bash shafran
dhe po dridheshin.
Asht
afrue me dy"shokit" në duar dhe si me lshue një"britmë
lufte":- Çfarë thatë dhe çfarë kini
ndye? Alltitë të dyve në kokë dhe i ka vre se si po dridheshin.e prapë:-Çfarë
ndytë, o majka tu ibem"*, Ata veç dridheshin dhe tuj u
mbyt në lot, i flasin në gjuhën e tyne, por ISUFI:- Kthehuni dhe haheni!!!
-Aman...
dhe i ranë në gjunjë
I
vuri të dy, me "shokit" mbi kokë, bash atje ku u shluan rehat. Eh,
kasavet, i madh vallah... dhe nuk mbarohej muti.
Duket
ka qenë pranverë dhe aty afër dikush nga familjarët ka mbjellë për sevap ca
qepë e hudra dhe njani i paska thanë:- A po marrë dyqepë e hudhna? Dhe
me"qepë" e hudhna;secili, more jaran,
e ka mbarue "racionin e vet".
E,
ju baftë mirë, -i ka urue ISUFI. Bajagi patët me hangër... Dhe nuk i vrau.
Epilog
Këtë
histori ma ka treguar BACË HASAN MAKA që kishte për grua kushërirën e
"ROBIN HUDIT". Kjo familje erdhi në fshatin Petovë të Fierit dhe qenë
jo vetëm komshitë tanë, por gati si një familje.Këta erdhën në vitin 1947 dhe
qenë boshnjakë.Por aty njoha dhe familjarët e ISUFIT alias ROBIN HUDIT që ishin vendosur në fshatin Hamil të
FIERIT. JO vetëm kaq, njëri nga djemtë e fmiljarëve të ISUFIT, u pagëzua me emrin ISUF dhe u bë ekonomist, Baban e Isuftit të dytë, Lutfiun, e njihja
mirë dhe qe kryetar i këshilit të fshatit Hamil.Isufi, sado më i ri nga
unë, është dashmir imi. Tregimi lindi
krejt ratësisht: me BACË HASANIN po flisnim për një person me karakter të dobët
dhe Bacë HASANI më tha:-Aj, nuk hahet as me qepë dhe as me hudra! Kur kërkova
të ma shterte këtë thënie, më tregoi gjithë historinë që unë e solla për ju.
Shpesh i jam referuar të folmes së Bacë Hasanit.
* majak tu jebem-sharje
nnga nëna.
Tiranë, 18 janar 2024