Kulturë
Nue Oroshi: Mbretresha e Nacionalizmës shqiptare Marie Shllaku do te kthehët në Bronz
E shtune, 20.01.2024, 07:37 PM
Mbretresha e Nacionalizmës shqiptare Marie Shllaku do te kthehët në Bronz më, 2 prill 2024 në Qytetin e Pejës
Rikthimi
i Marie Shllakut në Bronz në qytetin e Pejës paraqët edhe realizimin e amanetit
të saj e cila në sallën e gjykatës komuniste deklaroj: “ Nuk do t´i mungojnë
kurrë lulet Kosovës që t´i sjell mbi varrin tim“. Shoqata “ Trojet e Arbrit “ -
Prishtinë dhe Qëndra për Hulumtime Shoqërore dhe Historike-Pejë, ju fton që ta
përkrahni me donacione ndërtimin e bustit te Mbretreshës së Nacionalizmës
Shqiptare Marie Shllaku. Busti do të vendosët në qytetin e Pejës më, 2 prill
2024.Një falenderim të veçantë për realizimin e këtij projekti shkon tek kryetari
i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri si dhe te gjithë drejtorët e qeverisjes
komunale që përkrahen pa asnjë hezitim këtë projekt kombëtar, jo vetëm në
dhënien e lejës por edhe gjetjen e një vendi shumë të mirë dhe mjaftë
frekuentus për vendosjën e Bustit te Marie Shllakut në Pejë. Busti do të
punohët nga njëri nder skulptorët më të mëdhenj shqiptar z. Fiqiri Kasa. Asesi
nuk mundemi ta harrojmë kontributin e drejtorit te Qëndrës për Hulumtime
Shoqërore dhe Historike - në Pejë z. Afrim Shabi i cili ishte i angazhuar natë
e ditë për realizimin e këtij projekti kombëtar që vjen si amanet i lënë nga
nacionalisti Viktor Gashi, bashkëvuajtes në burgjet komuniste me Marie
Shllakun. Me këtë projekt po i kthejmë një borgj të vogël heroinës shqiptare
Marie Shllaku e cila u sakrifikua për Dardaninë heroike e cila dha jetën për
Shqipërinë Etnike.
Nue Oroshi