Kulturë
Bedri Tahiri: Atdhe Geci - Shqipëria është më e madhe se Shqipëria
E enjte, 25.01.2024, 07:49 PM
FJALA E SHKRIMTARIT BEDRI TAHIRI, ME RASTIN E PROMOVIMIT TË LIBRIT TË ATDHE AGECIT, ''SHQIPËRIA ËSHTË MË E MADHE SE SHQIPËRIA''
I
respektuari President i Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu! I nderuar autor i
librit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëri” Atdhe Geci! Pjesëmarrës të
çmuar; krijues e atdhetarë të shquar e dashamirë të fjalës së bukur shqipe që
zemrat tuaja përherë rrahin për Shqipërinë më të madhe se Shqipëria! Shkrimtari
i mirëfilltë nuk ka frikë nga asnjë formë e krijimtarisë, ai në çdo kohë i
prinë frymës së re, frymës së kombit që i takon.
Autori
i librit që sot po e përurojmë nuk është Sami Frashëri, as Aristidh Kolia, as
Musa Demi, as Dhimitër Pilika, as Elena Kocaqi, as Agron Dalipi, as Hasan
Prishtina e Ismail Kadare, por është Atdhe Geci, hartuesi i librit, “Shqipëria
është më e madhe se Shqipëria”.
Ky
burrë i Roganës, që për më shumë se gjysmë shekulli krijon, vepron dhe qëndron
vertikalisht në vijën kombëtare, duke na dhuruar nektar atdhedashurie, me
vargje dhe vepra të mirëfillta, ku bashkohen njerëzorja dhe hyjnorja. Të jesh
poet shkruan Atdhe Geci duhet ta kesh bekimin e Perëndisë, bekimin e
përbashkuesit tonë, flamurit kombëtar.
Libri
i Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” është një vepër më
shumë në radhën e librave kombëtar.
Bashkimi
Kombëtar shprehet Atdhe Geci do të ndodhë, por, jo në kufijtë e sotëm, por në
kufij të ri e me emër të ri të atdheut. Pavarësia e Çamërisë, si dhe e pjesëve
tjera të Atdheut ia kthen emrin e vetë, Atdheut , në Iliri.
Ky
libër dokument i hartuar nga Atdhe Geci e meriton titullin që ia ka vënë
autori, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” me një nën titull
ekzistencial, Çamëria flet shqip. Krijues dhe atdhetarë të shquar! Në një orë
të caktuar të historisë në të ardhmen shprehet Atdhe Geci, shqiptarët do të
përballemi me armiqtë në pjesët e pushtuara të Atdheut ( Ilirisë ) për të
fituar atë që nëpër kohë e humbëm. Unë kujtoj shprehet Atdhe Geci se shqiptarët
do të dinë dhe kanë guxim dhe prijës që t´ia kthejnë emrin e vërtetë Atdheut,
në gjerësi natyrale, Iliri.
Libri
i Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” ka kodin e vetë se si
duhet të përballemi me armiqtë në pjesët e pushtuara të Atdheut. Në këtë libër
në brendësinë e tij ka 40 figura të pranuara të Epirit të Çamërisë në historisë
botërore., e që flasin me argumente dhe fakte shkencore për autoktoninë e
Çamërisë shqiptare në atë pjesë të Pellazg Ilirisë shqiptare.
Hartuesi
i librit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, shquhet për tematikën,
trajtimin e së vërtetës si dhe heqjen e pluhurit një çështje gati të harruar,
një varr i bërë me marrëveshje, traktate, protokolle, konferenca nga politikanë
e shkencëtarë e studiues korruptivë.
Libri
i Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, nuk na lë që e vërteta
të humbet pas fjalëve. Atdheu ynë, Shqipëria e shtrirë në 104 mijë kilometra
katrorë sipërfaqe tokë dhe det është Shqipëria vërtetë. Porosia e librit të
Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” është e thjeshtë; Çështja
çame do më shumë vullnet dhe guxim në trajtimin e fakteve dhe në publikimin
real të tyre. Ajo do dijës me vetëdije e guxim që dinë të prekin pjesët më të
ndjeshme të çështjes kombëtare.
Shkrimtari
dhe patrioti Atdhe Geci është nismëtar në Lëvizjen Kombëtare për çështjen çame.
Atdhe Geci është shpallës i Republikës së Çamërisë në 30 tetor 2016 në Hagë të
Holandës. Është autor i Himnit të Çamërisë, është bashkëautor i hartimit të
Kushtetutës së Çamërisë si dhe pjesëmarrës dhe organizatorë i dhjetëra
aktiviteteve për Pavarësinë e Çamërisë. Atdhe Geci në një poezi të tij
shprehet: Atdheu bën pa gjithsecilin prej nesh, por Atdheu nuk bën pa
Çamërinë!... Gjithë librin “Shqipëria ëhtë më madhe se Shqipëria e përshkon një
lajtmotiv: Çamëria! Andaj thërritja e autorit: Shqipëri, Çamëria s’lypet,
Çamëria merret!, troket bukur në në librin e tij, “Trokitje çame”. Trokitje që
troket në ndërgjegjen e gjithsecilit prej nesh. Në librin e Atdhe Gecit “Shqipëria
është më e madhe se Shqipëria” mes tjerash lexojmë:
Republika
e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor 2016, në Hagë të Holandës, u lind 15 mijë
vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos dhe Gurit të
Lemnit, 2 mijë e 700 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas
Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit,-Gjergj
Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i
Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; artit, shkencës
dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka Epiri i Shqipërisë, Çamëria
përjetoi luftëra dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga
Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga
shteti grek e ai serb. Dhe, mjerisht, të gjitha këto gjenocide, kurrë të
padënuara.
Çamëria,
jo pa të drejtë quhet fole ose djep i qytetërimit evropian e botëror. Sipas
Robert d’Angalit ajo është djep i burrave të mëdhenj! Shumë e vërtetë. Ajo
nxori viganë, si: Akilin, Odiseun, Aleksandrin e Madh, Pirro Burrin, Papa Shën
Eleuterin, Hoxhë Hasan Tahsinin, Dora d’Istrian, Muhamet Çamin, Musa Demin,
Marko Boçarin, Mitrush Kutelin, Faik Konicën, Osman Takën, Billall Xhaferrin,
Qamil Buxhelin etj. Për Çamërinë shqiptare flasin faktet. Njëmbëdhjetë kryeministra
të Greqisë ishin shqiptarë. Vetë babai i historisë, Herodoti, thoshte: Përpara
se të pranoheshim ne këtu ku jemi sot, këtu ishin pellazgët! Thuhet koha shëron
plagët! Po plagët tona janë të shumta, vetë duhet t´i mëkojmë.
Pjesëmarrës
të nderuar! Në krye të çështjes kombëtare si kryeçështje qëndron Çamëria, e
vjetër dhe qytetëruese sa vetë njerëzimi! Atdheu ynë shkruan Geci nuk e ka atë
luks që të heq dorë nga territori saj i Çamërisë. Njohja e Republikës së
Çamërisë nga Greqia paqëson shpirtrat tanë për jetë e mot! Libri “Shqipëria
është më e madhe se Shqipëria i jep zë kohës sonë dhe, kohës që po vjen.
Pjesëmarrës
të nderuar! Është koha të jetësojmë Republikën e Çamërisë këtë pjesë të
pandashme të atdheut tonë. Republika e Çamërisë nuk është sajim por një e
vërtetë sa vetë e vërteta. Këtë më së miri e ka shpjeguar mendjendrituri ynë,
Sami Frashëri qysh në vitin 1889, në zemër të Stambollit, në librin “Gjeografia
e Çamërisë” ku shkruante: “Republika e Çamërisë ( e Epirit ), njihej që në
lashtësinë e hershme Republikë... “. Autori i librit është mëse i bindur se
kthimi i Çamërisë Shqipërisë i vë pikë konflikteve në Gadishullin Ilirik e
veçmas në marrëdhëniet me Greqinë Demokratike.
Lufta
për liri dhe pavarësi është në qenien e popullit shqiptar. Populli ynë flet
gjuhën e perëndive pellazgo-ilire, gjuhën e Zeusit, Thotit, Apollonit, papë
Eleuterit, Pirro Burrit, të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Nënë Terezës e të
Adem Jasharit. Me një fjalë, shqiptarët flasin gjuhën e parë të tokës.
Libri
“Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, brenda vetes bart një porosi
historike, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”. Ky libër, si asnjë libër
tjetër, lexuesve ua mundëson të njihen me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së
Çamërisë, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë së Çamërisë, me Himnin e
Çamërisë, me figurat e çamëve në historinë botërore, me tekstet e Konferencave
të Shën Stefanit, Berlinit, Londrës, Firencës, Llozanës, si dhe me tekstet e
protokolleve dhe traktateve që copëtuan dhe zvogëluan gjeografinë territoriale
të pellazgo-iliro -shqiptarëve.
Fare
në fund, libri i Atdhe Gecit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, i
thërret të gjithë shqiptarët që Atdheun e tyre e duan me zemër dhe shpirt të
bëhen grusht për Pavarësinë e Çamërisë! Të lumtë poet kombëtar Atdhe GECI!
Bedri Tahiri, Shkrimtar,
Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2 gusht 2023