Kulturë
Albert Habazaj: Një shkrim për vete dhe dy të tjerë
E hene, 22.01.2024, 07:58 PM
Ditën
e vlerësimit nga Qarku i Vlorës. Personalitet i Shquar i Qarkut, Albert Habazaj
(Tërbaç), Kristo Çipa (Pilur), Vasil Gjivogli (Piqeras)
NJË SHKRIM PËR VETE DHE DY TË TJERË
(pas
vlerësimit nga qarku i Vlorës 1 vit më parë, ende emocione)
Nga
Albert HABAZAJ
Emocione
dhe sot. Një vlerësim nga të tjerët është sa krenari aq dhe përgjegjësi,
sa kënaqësi aq dhe shqetësim…
Gjatë punës së përditshme dhe veprimtarive, që ndoshta me frymën
do të pushojnë, kujtesa shoqërore na sjell në vëmendje edhe çaste që ndihesh ca
ngushtë, jo thjeshtë e zakonshëm sin ë përditshmërinë tonë sa të ngarkuar, aq të
bukur. Edhe pse më duket, se përsëri do të më nxehin djersët, Pikërisht si sot,
1 vit më parë, mësuesin veteran dhe shkrimtarin Vasil Gjivogli, poetin dhe
folkloristin Kristo Çipa dhe mua na u bë një nderim i lartë nga qarku i Vlorës.
Edhe pse më duket, se përsëri do të më nxehin djersët, nga që e kam vështirë e
ndihem keq të shkruaj për vete, ndjej detyrim shpirtëror dhe moral të shpreh
mirënjohje me përulësi për ata që na nderuan dhe pë rata që morën pjesë e u
ndien mirë me vlerësimin tonë. Ka qenë data 15 janar 2023, kur u zhvillua ajo
veprimtari nderimi, vërtet mbresëlënëse në mjediset e Bibliotekës Shkencore
“Nermin Vlora Falaschi të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Vlerësimi. Me Titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” u nderuan:
1. Vasil Gjivogli nga Piqerasi, bashkia Himarë me motivacionin:
“Për frymëzimin dhe edukimin e brezave të
tërë në zonën e Bregut të Detit me pasionin e tij si mësues dhe shkrimtar, si
dhe ngritjen lartë të frymës patriotike nëpërmjet botimeve me poezi, tregime e
fabula”.
2. Kristo Çipa nga Piluri, bashkia Himarë me
motivacionin:
“Për kontributin e shquar në fushën e
kulturës në qarkun e Vlorës, si krijues, artist, folklorist dhe poet i njohur”.
3. Albert Habazaj nga Tërbaçi, bashkia
Himarë me motivacionin:
“Për ruajtjen dhe ngritjen sa më lart të vlerave
tona kombëtare nëpërmjet veprimtarisë së tij shoqërore, letrare, shkencore,
patriotike dhe folklorike. Frymëzim për brezat e rinj të cilët udhëhiqen nga
veprat e tij”.
Mendime të miqve. Vullnet Ruzhdi Sinaj: Me kënaqësi mora pjesë sot në
ceremoninë e nderimit me titullin “Personalitet i shquar i qarkut Vlorë” të 3
figurave të spikatura si Albert Habazaj, Kristo Çipa dhe Vasil Gjivogli.
Shkrimtari dhe studiuesi Albert Habazaj është një personalitet i shquar,
kontributi i të cilit i kalon kufijtë e Vlorës, shtrihet në të gjithë Labërinë
dhe merr përmasa mbarëkombëtare. Profesor Vasil Gjivogli ia ka kushtuar jetën e
tij profesionit fisnik të arsimdhënësit duke edukuar breza të tërë. Poeti i
njohur Kristo Çipa, i nderuar me titullin "Naim Frashëri" nga
presidenti i Republikës, ka një kontribut të paçmuar për publicistikën dhe
trashëgiminë tonë kulturore. Aktiviteti i mbajtur në sallën e bibliotekës së
universitetit “Ismail Qemali” u moderua nga kryetari i Unionit të Gazetarëve,
Aleksandër Çipa. Morën pjesë kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Moçka,
kryetari i bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, kolegë deputetë, intektualë si
dhe miq e dashamirës. Urime 3 personaliteteve të shquara për titullin dhe u
uroj shëndet dhe jetë të gjatë në realizim e tejkalim të misionit të tyre
fisnik!
Shqiponja Pazaj Veshaj: Pata kënaqësinë të merrja pjesë sot në ndarjen e
Titujve të Nderit: “Personalit i Shquar i Qarkut Vlorë” të z. Kristo Çipa, të
z. Albert Habazaj dhe të z. Vasil Gjivogli! Veprimtaria e tyre e shquar, arti,
kutura që kanë përcjellë dhe përcjellin për brezat janë rrënjë të shëndetshme
nga të cilat kultivojmë thesaret e traditës së bukur labe.
Për t’i prekur nga afër këto vlera po ju sjell një copëz
nga: “Bejka e Bardhë” e z. Kristo
Çipa:
“Në këtë natë
dhjetori ç' më solli tek ty?/ Pasha Anadolli, madhështor Ali!/ Luan i Janinës,
kryemik i vdekjes/ I vjedh vetëtimës dredhinë e përpjekjes”...
Por
edhe “10 Shqiponjat e Tërbaçit” janë tashmë e shumë vite emblemë në vargjet
patriotike e lirike, të cilat z. Albert Habazaj
ka skalitur me gjuhën e atdhedashurisë: “Ndër
zemra atdhetarie/ Vjeshta ka ngjyra lirie./ Shqipëri, e bardha Nënë,/ Kush s’të
do, u shkult’ me rrënjë!”
Ju
uroj përzemërsisht shëndet të mirë këtyre artistëve të mëdhenj dhe suksese në
vlerësime dhe ngjarje të tjera!
Aleksandra Arshiaj: Pata kënaqësinë
të isha sot në dekorimet me titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” të
z. Kristo Çipa - mikut të babait tim si dhe z. Albert Habazaj - gjakut me vlerë
dhe të kristaltë të babait tim, Avniut. Këta mjeshtra i përkasin një letërsie të
gjerë duke shkruar poezi dhe prozë dhe duke kënduar e lëvruar njëkohësisht këngën
labe në zemër të Labërisë, duke bërë jehonë në mbarë Shqipërinë me folklorin e
tyre të papërsëritshëm dhe të paarritshëm në Polifonine Labe. Një dyshe fantastike si Kristo dhe Alberti ose anasjelltas. Njëri me
Ansamblin “Bejka e Bardhë” dhe tjetri me Ansamblin “10 Shqiponjat e Tërbaçit”.
Të jesh pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme, është nder dhe kënaqësi si dhe,
përveç kësaj një privilegj pasi këta njerëz me vlera i përkasin brezit të artë
të letërsise dhe folklorit. Shume suksese Kristo Çipa dhe Albert Habazaj! Faleminderit që më dhate mundësinë të isha aty mes jush!”
Prof. dr. Gëzim Tushi: “Urime Berti. Vleresim i merituar për
kontributet e Tua publike, artistike e shkencore”.
Riza Rrokaj: Puna e ndershme, thjeshtësia,
dashuria për Njerëzit, virtytet e trashëgura janë krenari dhe përgjegjësi për
ty.
Lela Qejvani:
Urime Berti, ti meriton edhe më shumë, sepse je fisnik dhe punon me shpirt
pa interes!
Lejla Gorishti: “Urime Berti. Vlerësim i merituar për
gjithçka që ke bërënë fushën e letërsisë dhe artit!”
Kujtim Dashi:
“Urime dhe, sikur ta dinin se një fjale të mençur do ta përdorte një tërbaçiot
i porsanderuar nga Qarku i Vlones, do ta nxirrnin nga qarkullimi shkodranët
batutën!...”
Dervish Mukaj: “Urime Berti! Suksese. Unë të njoh
dhe deklaroj me përgjegjësi se Ty nuk të hyn vetja në qejf”.
Vasil Gjivogli (i bashkënderuari me mua dhe Kiçon)
thotë: Emri nuk e zbukuron e as e shëmton njeriun, ndërsa njeriu e zbukuron apo
e shëmton emrin. Me shpirt, vullnet e këmbëngulje…
Mirënjohja ime. Shumë më urojnë, më thonë fjalë të mira
e shumë mira deri në mburrje e derdhje mburrjesh, saqë nga dashamirësia patjetër, një mik më cilëson
poliedrik, tjetri madhështor, një tjetër maratonomak i pa lodhur e i pa përtuar,
dikush ka merak se mos më hipën vetja në qejf a se mos më rrëmben entusiazmi…,
por unë, pasi e falënderoj për urimin, i bëhem garant: Për porosinë, mos ki
merak...
Sidomos kur të vlerëson një qark si Vlora,
fiziku dhe mendimi im është i vogël për të shprehur mirënjohjen e madhe me
dritë diellore që buron nga shpirti im.
Mirënjohje Tërbaçit - Vendlindjes së
dashur, që është fryma e parë dhe e fundit, Himarës, Labërisë, Vlorës!
Mirënjohje prindërve që më bënë kokën dhe
dritë iu bëftë dheu ku prehen!
Mirënjohje mësuesve të mi, sidomos 3 të
veçantëve: Kujtim Mici, Zaim Hoxha dhe Rexhep Abazi, që më vështrojnë nga lart të tre; po ashtu
mirënjohje të gjithë mësueseve dhe mësuesve, që nga klasa e parë në shkollën
8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç e deri më sot që shkoj 63 vjeç [64 tashmë)!
Mirënjohje dr. Ervis Moçka, kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë dhe sekretarit Vllasi Nasaj!
Mirënjohje deputetëve dr. Bujar Leskaj dhe Vullnet Ruzhdi Sinaj !
Mirënjohje moderatorit universal sivëllait tim më të
vogël, por ndriçimtar në mendim, fjalë, poezi, gazetari dhe këngë, dr. Aleksandër Çipa !
Mirënjohje
të përhershme “Shqiponjave të Tërbaçit”: Lavdie Goxho Xhakaj, Liri Gaçaj Shkurtaj, Hava Çelaj Muçaj, Shpresa Kapo Çelaj, Liljana Rrapi Kapaj, Vito Shirokaj Veraj, Fatmira Hodo Skëndaj,
Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Seferaj, Flutura Nanaj dhe Antoneta Goxho Mehmetaj! Ju jeni vërtet,
ashtu siç u cilësuan në Prishtinë: “Shqiponjat e Jugut”.
Bekim
e mirësi paçi të gjithë, edhe ju dy miqtë e mi që u bashkëvlerësuam sot,
mësuesi veteran Vasil Gjivogli dhe poeti e
këngëtori Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”!
Mirënjohje
kryetarit të bashkisë Himarë Gjergj Goro, patjetër Bokes, ish - nënkryetar i
kësaj bashkie, Simbol Pazaj, sot në një funksion tjetër!
Mirënjohje
miqve të babait tim Agim Ruka e Dane Hoxhaj, lirikut tonë Hiqmet Mehmetaj dhe zonjës së tij të
nderuar Nazo Arapi!
Mirënjohje miqve të penës poetike e studimore doc. Odise Çaçi, Eqerem Canaj, Ruzhdi Bajrami, Çlirim Hoxha, Vullnet Bilbilaj, Laureta Petoshati, Alma Sinan Feruni, Lela Qejvani, Shpresim Kasaj, Pajtim Xhelo, Ahmet Demaj, Nuredin Veshaj, Shqiponja Veshaj, dr. Asqeri Llanaj,
piktorit Edi Kojani Art-Gallery
Vlore,
aktorit Ilirian Ali, gazetarit Genc Demiraj, dr. Llukë Gjidede,
dr. Halit Harizaj, dr. Arben Hysi, intelektualëve
Vilson Haxhiraj, Petrit Brokaj, Mihal Kalia, Seri Xhaferaj, Hairo Koçi, Maksim Ramohitaj, Petrit Xhamaj,
muzeologëve artistë Bebi Dobi e Skënder Spahiu;
bardit unikal të labërishtes, mikut tim të vjetër Tomorr Lelo; patjetër mësueses Aleksandra Arshiaj, vajzës së poetit të
talentuar të Labërisë, të paharruarit Avni Varfaj, domosdo
fotoreporterit Apostol Bashaj, si dhe stafit të z.
Albert Deliaj me televizionin “6+1 Vlora”!
Mirënjohje
veprimtarit dhe mikut tim Aleks Seferaj; mësuesit veteran
tërbaçiot Lefter Beqiraj, tërbaçiotëve të mi
dhe bolenasve të Kristos e të mitë!
Edhe
atyre miqve të mirë që munguan me arsye u shpreh mirënjohjen, se e di që donin
të ishim bashkë!
Mirënjohje
vjehrrit tim Zeqir Ribaj, që dhe pse 90
vjeçar, ka shpirt djaloshar me ëndrra të pastra!
Mirënjohje Barkut të të pavdekshmit Lefter Çipa, që iu mblodhën
Kiços si Detashment mirësie, që nga Sandri (Aleksandër L. Çipa), Ndrekua
(Andrea L. Çipa), Beni (Arben L. Çipa) dhe Ardi (Ardian L. Çipa), familjarisht,
me mesazhin e përcjelljes së stafetës tek fëmijët, tek brezat. Sivjet bën një
gjysmë shekulli miqësia jonë, falë Lefterit dhe Babait tim qysh më 1973. E
përhershme qoftë, me bekim fryme dhe gjaku!
Familjes sime, së pari e së fundi, që më përkrahin
idealet e mia dhe ... “më durojnë...”. Mejo -Plotmëria ime. TË NJËMBËDHJETË.
Gjithçka imja. Më falni, që u ha shumë kohë nga ajo, që mund e duhet ta kalojmë
bashkë, por gjëra të mira bëj, mendoj se janë dhe të dobishme e të bukura.
Të gjithëve ju që na nderuat sot në
nderimin tonë - MIRËNJOHJE!
Shfrytëzoj këtë rast vlerësimi dhe
reflektimi që t'i rikujtoj vetes dhe t'ju them juve:
Kam shumë miq e mikesha shkodranë,
të cilët i vlerësoj për kulturën e dëlirë dhe mendjen e hapur. Më kryesore dhe
e paharrueshme është shprehja e tyre lapidare, që, kur duan të mallkojnë tjetrin,
thonë: “Me t'hy vedi n'qef”. E kujtoj këtë fjalë të urtë e të artë,
kur më mburrin njerëzit, sidomos kot...
Albert
Habazaj duke shprehur mirënjohjen ditën e vlerësimit nga Qarku i Vlorës,
15.01.2023
Albert
Habazaj, Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë, 15.01.2023, ditën e vlerësimit
nga Qarku Vlorë
Çast nga vlerësimi
Një
çast nga vlerësimi...
Albert Habazaj duke medituar, BSHUV, 15.01.2023