| E merkure, 31.01.2024, 08:53 PM |
Jahja Drançolli:
Si
sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor të arteve të lira
(septem artes liberales) në njërin ndër universitetet më të njohura të kohës,
Universitetin e Padovës (atëherë Gymnasium Patavinum). Po në këtë universitet
në vitet e dyzeta të shekullit XV emërohet për profesor të astronomisë dhe të
matematikës. Ndërsa nga brezat e viteve të përmendura, Gazulli nxori ekspertët
më të njohur të asaj kohe, të cilët më vonë u shquan si profesorë të
astronomëve të njohur në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes: Nikolaus
Coperniku (1473–1543), Johannes Kepler ( 1571 –1630), Galileo Galilei
(1564–1642), etj.
Të
dhënat relevante të kohës dëshmojnë se Gazulli kishte një bibliotekë të pasur
me fonde të llojllojshme. Dorëshkrimet dhe librat ai i kishte sjellë në Raguzë
nga Italia. Së këtejmi dihet se Gazulli kishte lënë një arkë librash në
bazilikën e Shën Gjystës (Basilica di S. Giustina) në Padova. Sa ishte
interesuar Gazulli për bibliotekën e vet, njoftime mbrelënëse ofron testamenti
i tij (Testamentum venerabilis magistri
Johannis Gazoli artium doctoris et astronomi preclarissimi), që mban datën e 19
shkurtit 1465, ku përveç tjerash bëhet fjalë edhe për bibliotekën e tij, të
cilën ia lë “Katedralës së Raguzës [...] i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë
me të drejtën ligjore dhe Librin e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i
vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë [...].” Me këtë legatë
Gazulli ka bërë përpjekje që t’i vë themelet e një biblioteke publike në
Raguzë, e cila konsiderohet si e para në qytetet!
Burimi: Pjesë nga testamenti i Gjin Gazullit, astronom dhe
diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, 48-56, 101-102.