Kulturë
Agron Gjekmarkaj: Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha
E diele, 28.01.2024, 08:59 PM
Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha
Nga
Agron Gjekmarkaj
Nuk
ishte vetem një kohë e terrorit që edhe kohë e letersisë. Shkrimtari
mbretëronte përballë tiranit. Në murin pas të cilit ishin mbyllur burra e gra
shqiptare mijëra faqe nga letërsia e Ismail Kadaresë gdhendëshin. Ato
lexoheshin në dy anët njësoj. Para atij muri ai luante vallen si instikt bazik
i njeriut që therret liri. Nuk ishte një valle makabre. I lëvizte këmbët
pafajësia. Ishte pafajësia e një buzëqeshjeje të pergjakur. Nëse do i kërkonim
ndihmë Kunderes sivëllaut më në lindje mbase këtë do na thoshte. Jeta,
mbijetesa, ndërgjegjia e lidhjes që nuk ndryshket kurrë mes së mires dhe së
keqes, të qënit i huaj në token tënde por edhe përgjegjës madhor për fatin e
saj nga një ngjizje misterioze i bëjnë tekstet e Kadaresë vështruese të një
"momentumi”, pa të shkuar po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të
pameëshirshmin shtrat të Prokrustit.
Paradoksalisht,
ose si dëshmi e e një spirance ngulur në rrënjët e tokës si dhëmbet e Kadmosit,
në kujtesen mitologjike të lexuara sot ose nesër ato paraqiten të domosdoshme,
duke ndikuar mbi axhenden kulturore dhe mendimin e çdo kujt duke humbur disa
përmasa për të fituar të tjera, tek universalja, vija trashendentale e "
botes sanë". Gjithmone është sot. E djeshmja ka ikur, e ardhmja ënde s’ka
trokitur. Aktualja si e transformuar me teknologji artificiale nuk mplaket
kurrë aty. E ndjek njeriun personazh , shiptarar, francez, polak, rus, kinez,
amerikan qoftë apo personazhin që rikthehet tek njeriu ore e çast përtej
krahinës, moteve, kombeve, gjeografisë, sistemeve dhe gjuhës. Një kulturë (ajo
shqiptare) nuk rritet duke u asimiluar brenda kulturave më të forta , por nëse
ajo dialogon me ato, kurioze për të mësuar. Kadare e shkaktoi këtë kuriozitet,
më saktë e imponoi, edhe përtej dëshirës së të tjerëve, sapo e kudo si gjithë
gjërat e forta natyrore që nuk marrin leje po shndërrohen në fenomene. Brenda
historinë, gjenerues i saj, me letërsinë dhe bërës i saj, tek Europa si bir i
vet që i përkufizon identitetin me “ulërimen civile” të Mun në fytyrën noprane
e nazike, shqiptar i vjeter sa të gjithë shekujt bashkë, bashkëbisesues i
Pirros dhe Teutes, Skenderbeut, Naimit e Fishtës, At Zef Pllumit, i prindërvë
tanë, i yni dhe fëmijëve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për ata
që do kalojnë mbi këtë tokë e nën këtë qiell, Ismail Kadare "në
veçantësinë që paraqet Europa qendrore e ajo lindore ( shkruante dikur Itsvan
Bido) përkatësia gjuhësore shndërrohet në faktor politik e historik, e mbi të
gjitha një faktor që u paraprin përckatimeve territoriale në kufijtë ekzistues,
e në disa raste formimin e kombeve te reja”.
Një
prej rëndësive që kjo enciklopedia kadareane ka për shqiptarët mund të gjindet
edhe në këto fraza ku gjuha kultura dhe ekzitenca plotësojnë njëra-tjetrën.
Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha! Le të bëjmë
detyrën tonë, të perpiqemi ta kuptojme Atë.