Kulturë
Timo Mërkuri: Poezia që pikoi nga shpirti i Musa Ramadanit
E merkure, 31.01.2024, 08:56 PM
POEZIA QË PIKOI NGA SHPIRTI I MUSA RAMADANIT
Nga
Timo Mërkuri
Poeti
Musa Ramadani nëpërmjet poezisë "Historia e pikës sime" shfaq një
udhëtim historik të asaj që ai e emërton pikë,
mirëpo mqse ai flet si subjekt poetik, si i tillë nuk përfaqson
individin, ndonëse në poezi shprehet në formë individuale. “Pika”, si një
subjekt poetik, është një brez njerëzor, një etni, një popull, është vetë
Kosova në historinë e saj, të cilin e përfaqson subjekti poetik, heroi lirik,
vetë poeti. Madje kjo poezi ka nevojë për një lexim historik, pasi e shkruar në
vitin 1993 është një pasqyrë e situatës së tensionuar që përjetonte Kosova me
konfliktet ndër etnike që kishin shpërthyer në ish Jugosllavi. E parë në këtë
aspekt, kjo poezi ka të përmbledhur në nëntë vargje jo thjeshtë një udhëtim
Odiseje të Homerit, por gjithë odiseadën e Kosovës, mund të quhet biografia
poetike e saj, ku të jetoje në Kosovë do të thotë të lesh kujtime në llavën e një vullkani dhe po
aty të ëndërrosh të ardhmen.
Në
aspektin ideor, kjo poezi reflekton artistikisht përvojën dhe identitetin e
njeriut shqiptar në trevat veriore në kontekstin e kohës dhe ngjarjeve që kanë
cilësuar jetën e tij. Nisur si "një pikë", subjekti poetik shfaq
metaforikisht e vizualisht udhëtimin në histori të Kosovës, të ndarë nga Shqipëria dhe trojet e
tjera shqiptare, (e mbetur e”vogël” sa një pikë) në periudha të ndryshme të jetës (kohës) së
saj. Si një “pikë” e vogël, poeti shfaq zhgënjimin ("u mërzita") dhe
shqetësimin për të ardhmen ("u bëra presje"),dhe kjo ngjarje e vogël
(në dukje) shtrihet në një panoramë të gjerë jetësore, duke pasur reflektim e
epokave të ndryshme dhe sfidat që ka përballuar populli shqiptar në Kosovë
nëpër kohë.
Përmes
frazave si "era e mileniume, epoka / Luftëra, armëpushime, shumë paqe e
pak liri", poeti shfaq panoramën e gjithanshme historike të “odisesë”
kosovare , ngjarje e periudha që kanë ndikuar në zhvillimin e saj. Madje, dhe
në fund të poezisë heroi poetik shpreh frikë në një rikthim te "pika", duke sugjeruar një ankth
për humbjen e identitetit dhe kthimin në një gjendje të pasigurtë, që sugjeron
kthimin nën Serbinë, me humbje të shpresave dhe ëndërrave për të cilat populli
luftoi e jetoi, duke shfaqur reflektimin shpirtëror të tij për rrugën e
përballjen me të ardhmen.
I-Poeti
Musa Ramadani është lëvrues i një poezie
moderne, tipike e shek. XX dhe në vijim, madje ka eksploruar rrymat e ndryshme
të poezive moderne. Poezia "Historia e pikës sime" është ndërtuar me
elemente të modernitetit poetik, që e bëjnë të dallohet si shprehje dhe mendësi
e kohës kur është shkruar (30.08.1993), por që (tipar i zakonshëm i poezive të
Musa Ramadanit), janë aktuale dhe në kohët e mëpasme.
Si
e tillë kjo poezi e tij prezanton një lirizëm në mënyrën e shprehjes, në
tregimin e udhëtimit jetësor të Kosovës, ku mungesa e një strukture të rreptë
formale lejon autorin të shprehë ndjenjat dhe reflektimet në mënyrë të lirë.
Poeti
reflekton mbi kohën dhe identitetin në një mënyrë moderne, pse përdorimi i
imazheve të shekujve, erërave, dhe epokave shfaq vizualisht një udhëtim të
gjatë “individual” ( të etnisë shqiptare) dhe historik, duke e vendosur atë në
kontekstin e kohës dhe historisë së gjerë.
Poezia
paraqet historinë e udhëtimit jetësor të një populli, madje shpreh një ndje-një
përkushtimi ndaj këtij rrugëtimi, ku poeti shfaq pasionin e tij për të kuptuar
e përjetuar përvojat e sfidat që kanë formuar identitetin etnik.
Një
aspekt modern i poezisë është reflektimi i thellë mbi të kaluarën e të ardhmen,
ku natyrshëm poeti shfaq drojën e frikën për tu rikthyer në një gjendje
fillestare, duke theksuar rëndësinë e të kuptuarit dhe përballjes me të
kaluarën për të arirë në të ardhmen.
Poezia
flet me metafora e imazhe të fuqishme për të shfaqur udhëtimin e përvojat e
etnisë ku përdorimi i tyre ndihmon në krijimin e një imazhi poetik të
përgjithshëm që përfshin gjithë poezinë,
i cili reflekton dritë, qartësi e kuptimshmëri te lexuesi.
Janë
këta element modern përmes së cilëve poezia shfaq kompleksitet në shprehjen e
ndjenjave dhe refleksioneve e historike të popullit Kosovar dhe shqiptar në
përgjithësi.
II-Subjekti
i poezisë "Historia e pikës sime" është udhëpërshkrimi i jetës të
kombit shqiptar(jo vetëm në Kosovë) në kohë (moshë) e ngjarje, i shprehur me
një metafore fine, ku ai (subjekti poetik) paraqet veten (vendin dhe etninë e
tij)si një pikë që ndryshon, ritet e zhvillohet nëpërmjet kohës dhe përvojave.
Me anë të kësaj metafore, poeti reflekton mbi identitetin dhe udhëtimin e
etnisë së tij, duke shpre-hur ndjenja të
përkushtimit ndaj zhvillimit nëpër kohë.
Në
fillim, subjekti është një
"pikë", një entitet i vogël, i thjeshtë e i parëndësishëm : "S’pari unë s’isha
veçse një pike/Më pas u mërzita e u bëra presje". Megjithatë, me kalimin e
kohës e përvojave të ndryshme: "Aventura filloi brenda gjysmëharku"
ku ai përjeton ndryshime e zhvillime, përcakton udhëtimin e tij: "Kaluan
shekuj, era e mileniume, epoka/Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri",
ku duket hapur historia e kombit tonë në tërësi dhe e Kosovës në veçanti të
këto vargje, në të cilat poeti e vendos
veten si një etni, në kontekstin e një historie të gjatë dhe komplekse:
"Gjysmëshekulli isha një zero e madhe/Në fillim të këtij mileniumi të
tretë" shkruan poeti dhe ne instiktivisht lexojmë: “gjysëm shekulli
komunizëm” në të dy anët e kufirit. Në fund ai shfaq frikë e ankth
lidhur me të ardhmen dhe identitetin e (etnisë) tij, shpreh dyshime për
të ardhmen dhe frikë mbi mundësinë e kthimit në një gjendje të pavlerë, të
përafërt me fillimin e tij, druan mos mbeten përsëri nën Serbinë si një pikë:
"Druaj në mos do të kthehem sërish në një pikë". Pra, përmbajtja e
poezisë shfaqet, si histori e Kosovës madje dhe visualisht nëpërmjet ndjenjave personale e refleksioneve
mbi jetën, kohën, dhe identitetin. Subjekti reflekton duke shfaqur një ndjenjë
të përkushtimit ndaj vetes dhe rrugëtimit të tij personal.
Të
kuptojmë një gjë,formimi i subjektit nga "pikë" në "zero e
madhe" është një shprehje metaforike e rrugëtimit të jetës dhe formimin e
identitetit shqiptar, ku "Zeroja e madhe" nuk përfaqëson një vlerë
absolute, si psh zeroja matematikore, por simbolizon pikërisht “gjysëm shekulli
të komunizmit” një gjendje, e cila mund të perceptohet si e zbrazët, e
izoluar..
Në
thelb, poeti me vargjet e tij kërkon të shpalosë kompleksitetin dhe ndryshimin
që ndodh në jetën dhe identitetin e një etnie përmes kohës e përvojave, ku ajo
(etnia, populli) synon të sjellë në pah kujtime ngjarjesh dhe momente që kanë ndikuar jetën dhe formimin e tij , si
një burim frymëzimi e krenarie ndaj poeti dëshiron të transmetojë një mesazh më
të gjerë mbi jetën, identitetin dhe udhën që ndjekim nëpër këtë botë. Përveç
kësaj, siç e cituam më sipër, poeti dëshiron të shprehë një ndjenjë frike apo
droje mbi mundësinë e humbjes së
identitetit në një botë që duket e pazgjidhshme dhe e paqartë nga problemet dhe
sfidat e shumta që ka.
Në
esencë, poeti nuk tregon thjeshtë një biografi personale, pavarësisht se duket
e tillë, ai shpreh ndjenjat e eksistencës dhe të qenies së një brezi të tërë,
në një vend (Kosovë) dhe kohë që identiteti i etnisë dhe zhvillimi emocional i
saj ishte nën një goditje të fortë e ritmike të ngjarjeve në ish Jugosllavi, të
zhvillimeve që ndikonin në forcimin (a dobësimin) e ndërgjegjes identitare të
kombit. Datën e krijimit kjo poezi nuk e ka ditën kur u shkrua, por kohën kur
shpirti i tij, nën ndikimin e zhvillimeve historike e pikoi si lot mbi
ndërgjegjen e tij.
III-Musa
Ramadani është mjeshtër i të shprehurit metaforik dhe kjo cilësi e tij është e
dukëshme dhe te poezia "Historia e
pikës sime" ku ai me finesë përdor metaforat për të shprehur udhëtimin e
subjektit poetik (etnisë) në mënyrë moderne, duke ndihmuar në zgjerimin e
kuptimshmërisë dhe hapësirat e ndjenjave e përvojave të tij.
Kështu,
metafora e "pikës"dhe "zeros" simbolizon një rrugëtim të
jashtëzakonshëm të subjektit poetik, ku: pika nis si formë e thjeshtë, ndërsa
zeroja është shprehje e një gjendjeje
boshe dhe enigmatike për shkak të izolimit nga rrethi i saj (zeros) ,
duke treguar ndryshimin, zhvillimin dhe izolimin e subjektit nëpërmjet kohës
dhe përvojave.
Termat:
Shekujt, era e mileniume, epokat, përfaqsopjnë një metaforë dhe shprehin kohën
dhe situatat që populli ka jetuar e përjetuar, ato përfaqësojnë një panoramë të
gjerë historike e kulturore, duke i dhënë poezisë një dimension më të gjërë.
Fjalët:
“Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri”janë një përdorim i metaforës për
të treguar konfliktet dhe sfidat historike që subjekti etnik ka përjetuar, duke
paraqitur një imazh të rrugëtimit të turbullt të kombit në histori, ku lufta
dhe paqja janë tema themelore.
Ndërsa
vargu: “Druaj në mos do të kthehem sërish në një pike” shpreh metafori-kisht
një lloj ndroje për një kthim të mundshëm të subjektit në gjendje të kaluar (në
situatën nën Serbinë), të krahasuar me
një pikë, e cila shërben si simbol i pasigu-risë e frikës për humbjen e
identitetit dhe rikthimin në një gjendje jo të këndëshme.
Këto
metafora e simbole poeti i ka përdorur për një lexim piktoresk të tekstit poetik
dhe për të shfaqur ndjenjat dhe refleksionet e tij. Ato ndihmojnë në krijimin e
një poezie moderne që shpreh një lloj të vërtetë poetike në lidhje me jetën dhe
eksperiencën e popullit.
Imazhet
në poezinë "Historia e pikës sime" shërbejnë për të krijuar një
atmosferë emocionale dhe për të paraqitur udhëtimin e subjektit poetik, etnisë,
nëpërmjet kohës e përvojave, ato përdoren për të ndikuar mbi ndjenjat e
lexuesit me ngjyrat e formën e tyre, siç ndikon një pikturë duke e bërë
përvojën e poetit më të gjallë, më vizuale dhe më të prekshme për lexuesin.
Imazhi “Pika” shfaqet kur autori cilëson vendin si
një "pikë", një entitet i vogël dhe i thjeshtë, që simbolizon
fillimin e rrugëtimit, një gjendje fillestare, që shkallëzohet nëpër kohë, duke
shfaqur një imazh në rritje e zgjerim.
“Zeroja
e madhe” shfaq një imazh, kur subjekti përjeton një izolim total, një
gjendje komplekse në jetë që ka ndjenja
(dhe problem) të pazgjidhura e të pasigurta.
“Shekujt,
era e mileniume, epokat” përbëjnë imazhe me gjerësi historike, të cilat e
rrethojnë udhëtimin e subjektit. Ata tregojnë një rrjedhë të kohës dhe
ngjarjeve që ka ndikuar në zhvillimin dhe formimin e identitetit të etnitetit
të tij.
Imazhet
“Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri” shfaqin ngjarje e përvoja të
ndryshme që ka përjetuar gjatë rrugëtimit, shfaqin një peisazh të ndryshueshëm
emocional dhe historik që e rrethon subjektin.
Imazhi“Frika
e kthimit në pike” përfaqëson ndjenjën e
frikës dhe mosdijes për të ardhmen dhe
përvojat që mund të sjellë ajo. Është një imazh i ndjeshëm që shpreh ankthin
dhe pasigurinë e subjektit për të ardhmen.
Këto
imazhe përdoren për të krijuar një vizion të plotë të udhëtimit të subjektit
poetik nëpërmjet kohës dhe përvojave, duke e bërë poezinë të ndjehet më afër
dhe ta shijojë poezinë edhe në efektin e ngjyrave, si një pikturë.
Ajo
që është për tu shënuar specifikisht është fakti se te kjo poezi simbolet dhe
metaforat shfaqen si imazhe të brendshme e të jashtme që e përcaktojnë
rrugëtimin e subjektit poetik, etnisë duke shprehur ndjenjat, përvojat dhe
refleksionet në një mënyrë që e bën poezinë të gjallë, aktuale.
IV-Poezia
"Historia e pikës sime" është
një poezi moderne, ajo përdor një të folur metaforike për të shprehur
refleksionet dhe përvojat e autorit, mënyrë që është tipike për poezinë
moderne. Përveç kësaj, tema dhe stili i poezisë përputhen me tendencat moderne
në poezi. Ajo përdor metafora dhe simbole për të shpalosur udhëtimin historik të subjektit, ndërsa shpreh ndjenjat
e pasigurisë e refleksionin mbi identitetin dhe kohën, të cilat janë tema të
rëndësishme në poezinë moderne.Përmbajtja dhe struktura e poezisë përputhen me
karakteristikat e poezisë modern , duke përdorur një gjuhë e një formë poetike
që shpesh lë hapësirë për interpretim të ndryshëm nga lexuesit.
Poezia
moderne shpesh përdor gjuhën dhe strukturën që të shprehë ndjenjat,
refleksionet dhe përvojat (e autorit, si pjesë e etnisë) në një mënyrë të re
origjinale. Ky përdorim i gjuhës dhe strukturës synon të arijë dhe kapë thelbin
e emocioneve dhe mendimeve, duke e bërë poezinë një mjet shumë të fuqishëm për
të shprehur çështje komplekse dhe për të krijuar lidhje me lexuesin.
Për
më tepër, poezia moderne shpesh eksperimenton me forma të ndryshme dhe teknika
letrare për të arritur një impakt më të thellë dhe më të përshtatshëm për
kontekstin e sotëm. Ajo nuk kufizohet në konventat tradicionale të poezisë, por
përpiqet të shfaqë shpirtin e kohës dhe përvojat e saj në mënyrë të shkëlqyer.
Paraqitja
e rrugëtimit historic (të Kosovës) në këtë poezi përputhet me këto tipare të
poezisë moderne, madje autori shfrytëzon metaforat dhe imazhet për të shfaqur
udhëtimin e subjektit poetik në mënyra që janë moderne dhe të përshtatshme për
kohën tonë.
Përmbajtja
e thellë dhe emocionet e shprehura në poezinë "Historia e pikës sime"
e bëjnë atë të përshtatshme për të qenë
shembull i një poezie moderne që reflekton përvojat dhe ndjenjat e
individit në botën e sotme.
V-Nëse
do të përpiqeshim të shihnim poezinë "Historia e pikës sime" si një
pikturë që flet dhe ta shihnim këtë nëpërmjet imazheve, formave e ngjyrave të tyre, ajo do të cilësohej si një pikturë abstrakte, që përdor
forma, ngjyra dhe tekstura për të përfaqësuar rrugëtimin emocional dhe historik
të subjektit.
Një
piktor do përdorte ndoshta forma të thjeshta dhe abstrakte për të treguar fazat
e zhvillimit të subjektit nga një pikë e thjeshtë në një zero të madhe, ai mund
ta lëvizte këtë “pikë” fillestare në një formë rrethore, por gjithsesi do të
shfrytëzonte ngjyrat e imazheve poetike për të shprehur emocionet e ndjenjat që
shoqërojnë subjektin në rrugëtim e sfida. Sigurisht që mund të ketë ngjyra të
ndritshme dhe të errëta që përfaqësojnë momente të ndryshme të jetës dhe
ndjenjat që përndjekin në kohë. Po ashtu, piktura do të përdorte linja e forma
që shfaqin rrjedhën e kohës dhe zhvillimin e historisë së subjektit. Kjo do të
krijonte një peisazh abstrakt që shpreh një udhëtim individual dhe emocional
nëpërmjet ngjyrave dhe formave.
Pikërisht
cilësimi i pikturës së përfytyruar të kësaj poezie si një pikturë abstrakte na
shtyu në mendimin se dhe poezia "Historia e pikës sime" ka elemente
që e bëjnë të përshtatshme për ta konsideruar si një poezi moderne me elementë
të rrymës abstrakte. Kjo është e normale pasi poetët modernë shpesh
eksperimentojnë me formën dhe strukturën e poezisë, duke e bërë atë të ngjajë
me artin abstrakt. Veçse duhet të pranojmë që: një poet, në një poezi moderne
ku pasqyron nëpërmjet ndjenjave dhe emocioneve, historinë e kombit dhe të
vendit të tij dhe këtë e bën në mënyrën më metaforike dhe imazhiste , ti japë
paralelisht kësaj poezie një qasje me poezinë abstrakte, pa i ulur, por duke ja
shtuar vlerat dhe ngjyrat, ky poet duhet pranuar që është një poet i madh dhe
që e do popullin dhe vendin e tij me gjithë forcën e shpirtit, si fëmija do nënën
e vetë.
Poeti
Musa Ramadani i plotëson mjeshtërisht gjithë aspektet e cilësimit me titullin
poet i madh dhe bir i popullit të tij dhe ne duhet të mësojmë të lexojmë
poezinë e tij modern, që të shohim sa i qëndrueshëm është shfaqur kombi ynë në
sfidat e historisë.
Sarandë, më janar 2024
HISTORIA E PIKËS SIME
S’pari
unë s’isha veçse një pikë
Më
pas u mërzita e u bëra presje
Aventura
filloi brenda gjysmëharku
Kaluan
shekuj, era e mileniume, epoka
Luftëra,
armëpushime, shumë paqe e pak liri
Harku
ecte udhës së rrethit e u mbyll
Gjysmëshekulli
isha një zero e madhe
Në
fillim të këtij mileniumi të tretë
Druaj
në mos do të kthehem sërish në një pike
(Më 30.08.1993)