E enjte, 07.11.2024, 12:40 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: “Labëri gjerdan me këngë” libri poetik i Ajet Dukës që të frymëzon

E enjte, 01.02.2024, 07:44 PM


“Labëri gjerdan me këngë” libri poetik i Ajet Dukës që të frymëzon

Nga Albert Z. ZHOLI

Libri “Labëri gjerdan me këngë” i poetit dhe mbartësit të këngës labe, Ajet Duka, ka një stil ndryshe, një varg tjetër, një timbër tjetër, të mbështetur tërësisht në vargun dhe poezinë popullore të trevës së Labërisë. Poezitë e tij ashtu si dhe këngët që ai këndon, kanë zjarr atdhetarie, kanë flakë Shqipërie, kanë ndjenjë Delvine dhe hapësirë shqiponje. Në tërë poezitë ka një botë të pasur shpirtëore, një melodi fjale të mbështetur në fjalorin lab, një gjuhë popullore të latur dhe të përshtatur me dashuri, për të qenë afër shijes së lexuesit, por kryesisht të banorëve të Labërisë. Kënga ka lindur bashkë me labin dhe ata janë bërë bashkudhëtarë të përjetshëm.

Historia e Labërisë ende pa lindur gjuha e shkruar shqipe, është shkruar me këngët e saj, me poezitë e popullit, me ato këngë që kanë shënuar njgarjet më pikante, vitet më të shënuara, ditët më tragjike, heronjtë më të lavdishëm, që dhanë jetën, trimat që u kthyen në legjenda. Pa këngën e bukur labe, historia shqiptare e qindra shekujve do të ishte e zbrazët, me vakume të ndjeshme, pa këtë emocion dhe pa këtë përjetësim vlerash. Këngët dhe peozitë shekullore të kësaj treve të ringjallin kur i dëgjon, pasi ato janë dhe do mbeten dëshmia e një arti të vërtetë të madh dhe të mbrekullueshëm që i ka themelet tek krijimtaria popullore e një prej trevave më me tradita kulturore, patriotike, dhe njerëzore (më të spikatura) të Shqipërisë siç është Labëria. Duke pasur parasysh këto specifika, autori ka ngjyer penën të sjellë një libër të thjeshtë, të këndshëm, të ëmbël, të harmonizuar, ku vargu popullor të fton si pa ndjerë si tingujt e një fyelli të bariut lab mbrëmjeve, kur bagëtia rehatohet dhe bëhet pjesë e dëgjesës së këtyre tingujve që të shuan dhimbjet. Tematika e këtij libri mbështet tek atdhedashuria, figurat patriotike dhe lirikat e thjeshta popullore.

Pra, në këto tri themele është ndërtuar gjithë strukutra e librit me poezi të Ajet Dukës. Në vargjet e tij vijnë me radhë gjithë përpjekjet e Labërisë për liri dhe pavarësi. Parakalojnë si legjenda trimat më të mëdhenj të historisë së kësaj treve që i dhanë Shqipërisë emër dhe shpresë. Por në vargjet e tij është edhe Gjergj Kastriot Skëderbeu, është dhe Kosova dhe Çamëria. Pra, vargu i autorit shkon aty ku është më shumë dhimbja shqiptare, aty ku vuajtjet për liri kanë sjellë sakrifica sublime. Historia e luftrave të trevës së Labërisë për çlirim kombëtar dhe formimin e shtetit dhe gjuhës së shkruar, tregojnë atë vetmohim dhe atë përgjegjësi kombëtare, sa vet autori i shpreh me lot dhe ndjeshmëri të rrallë këto momente kaq dramatike në historinë e kombit. Vërtetë (si përshkruan autori) udhët e lirisë së popullit shqiptar janë hapur vetëm përmes grykës së pushkës dhe gjakut të derdhur nga atdhetarët më të devotshëm.

Patriotizmi në vargun e tij manifestohet jo vetëm me fjalë,

por edhe me veprat e shumë e shumë trimave në shekuj. Ai e

ngre në tempull fjalinë “Dashuria ndaj atdheut” pasi është fryti

i një mendje të zgjuar, e jo i një pasioni të verbër të çastit. Poeti

i këndon popullit që e adhuron, dëshmorëve të kombit dhe lirisë

që i ëndërron. Jo më kot thuhet se patriotizmi është shkolla ku

njeriu përgatitet për të kuptuar nocionin e vërtetë të njerëzimit.

Është detyrë e shenjtë të dashurosh atdheun... Dashuria ndaj

atdheut sipas autorit nuk është dhe nuk mbetet kurrë një nocion

abstrakt, por një forcë shpirtërore reale, konkrete, që kërkon

punë, përkushtim, ndërgjegje, vetmohim, organizim, zhvillim dhe kulturë. Në poezitë e autorit që mbështetet mbi historinë e luftrave,

Atdheu faktikisht është e shkuara, e tanishtmja por dhe ardhmëria

e kombit. Është historia e kryengritjeve e revolucioneve për liri,

pavarësi dhe demokraci, apo sot, është kultura specifike, gjuha

dhe karakteri, si dhe vargu i betejave që portretizohen në to.

Ja si shprehet autori në poezinë:

Delvinë me histori të madhe

Delvinë, ke emër të shenjtë,

Shtrati për atdhetarinë,

Vënd me pashallarë, me mëntë,

Ku linde dhe Bej Avninë.

Delegat u kërkon vëndi,

Zgjedhur në të gjithë parinë,

Djali Mehmet Pashë Delvinës,

Firmosi për Pavarësinë.

Delvina një qytet me emër në Labëri. Delvina që ka nxjerrë emra

të mëdhenj në historinë e kombit. Jo më kot populli i këndon,

“Delvinë e bukur Delvinë, zambak ma ke historinë’. Autori jeton

dhe punon në këtë qytet të shenjtë dhe e ndjen si detyrim qytetar,

atdhetar, dhe si këngëtar që të bëj prezent historinë e saj. Një ndër

ta është dhe Avni Delvina që dhe sot kujtohet dhe nderohet me

respekt. Sa thjesht dhe bukur tingëllon poezia tjetër:

Shqiponja Shqipëri…

O shqiponja me dy krerë,

Një për Jug, një për Veri,

S’të lën djemtë me krah të prerë,

Pa Kosovë, pa Çamëri!

Në tërë poezitë për atdheun autori bazohet në fjalët e urta “Kush

ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le. Nuk vlen asgjë të

dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde”. Një

vend të veçantë në këtë libër zë dhe peozia lirike, për dashurinë. Ajo që mund të thuhet mbi dashurinë e që përmbledh gjithçka,

është fjala JETË. Mahatma Gandhi thotë: Aty ku është dashuria,

aty është jeta. Kurse Tolstoi thotë: Ku është dashuria, aty është

edhe Zoti. Por vargu i autorit për dashurinë ka një specifik që

mbështetet tek fjalët krahinore që tingëllojnë aq bukur, aq

ledhatuese, saqë i japin një frymëmarrje tjetër poezisë. Janë

shumë poezi për vajzën e bukur, trime, të zgjuar, gushëpëllumbe,

krenare, bel hollë, vetullzezë labe, që poeti e protetizon me aq

shpirt, saqë duket se shkrihet me vargun. Ja si shprehet poeti:

Meskëputur lozonjare

Kur shkon nuk ma hedh synë fare,

Ç’m’a bën zemrën ziliqare,

Meskëputur lozonjare,

Dale moj e vogël dale!

Janë këto fjalë krahinore që e ëmbëlsojnë poezinë e tij, i japin një

tingull të veçantë që zakonisht nuk përdoret gjerësisht në poetët

moderrnë gjë që e veçon poezinë dhe i jep një dritë tjetër më

dalluese. Për të, dashuria është jo vetëm ndjenjë, por edhe shpirt,

shpresë, forcë, që të sjell hare. Në këtë poezi shpërthen magjia e

një shikimi, një çast i vetëm, një vegim për një vajzë me flokë të

gjata, syshkruar, krenare, gjizbuluar…

Meskëputura është bërë një hall i madh i dashurisë pasi

ajo ndoshta e ka braktisur, ndoshta është martuar, ndoshta nuk iu

përgjigj zjarrmit të tij, ndaj autori i thërret të ndalojë. Zgjidhjen

autori për ndjenjën e gjen vetëm tek kjo këngë, që vajza ta

kuptojë që është për të, sepse janë fjalë dashurie të pëshpëritura

për të. Dale është një Lutje shpirti, pasi djalin e ka pushtuar kjo

dashuri, i ka rrëmbyer mendjen edhe zemrën ia ka marrë, gjumin,

i ka prishur ëndrrat djaloshare. Kur i shfaqet para syve, djalit i

zhduket dhimbja e trishtimi, dhe ai fluturon në qiellin e shtatë.

Bukuria jote, syri yt, zëri yt, qafa jote, gusha jote, gërsheti jot,

etj…janë metafora bukurie ku djali gjen qetësinë dhe pret fjalën e

bashkimit përjetë të dashurisë. Në libër ka shumë poezi të cilat sjellin pranë virtytet dhe

cilësitë e larta të vajzës labe, të cilat poeti i sjell natyrshëm pasi

është lindur dhe rritur në këtë trevë. Si përfundim mund të them

se libri “Labëri gjerdan me këngë” është një himn popullor

për këtë trevë trimërie dhe diturie, e cila në shekuj i ka dhënë

Shqipërisë, gjak, heroizma, frymë, kulturë, dije, për ta parë atë

Kryezonjë. “Fishekët” e këtij “gjerdani me këngë” kanë brenda

aromën, e maleve të Kurveleshit, puhizën e detit të Vlorës,

aromën e portokalleve në Sarandës, krenarinë e Tepelenës,

lavdinë mistike të kalasë së Gjirokastrës, historinë e trazuar të

Delvinës dhe karaktersitikat e veçanta të kësaj krahine. Rilindësi

ynë i shquar, Sami Frashëri, duke shpjeguar fjalën “Arbëria”, vë

në dukje se kjo krahinë e Shqipërisë përmblidhte pjesën jugore të

kazasë së Vlorës, kazanë e Himarës, atë të Kurveleshit, kazanë e

Gjirokastrës e deri në Delvinë. Melodia e këtij libri qëndron tek e

veçanta se autori është dhe mbartës i talentuar i këngës labe.

Pra, ai vjen tashmë dhe si poet dhe si këngëtar. Kur

këndon Ajeti duket sikur Delvina loton apo përjeton ato që ka

thënë Akademiku kosovar Rexhep Qosja, gjatë një vizite që

bëri në trevën e Labërisë, i ftuar si Kryetar Nderi i Shoqatës

Atdhetare Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit” se: “Labëria

siç e përjetova unë, Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore,

e kjo domethënë Shqipëria etnike. Kënga labërishte është

shembulli më i mirë i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes

gjithëkombëtare shqiptare. Me këngën labe të djeshme e të sotme,

jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Ajo është kënga e

fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila tash 100 vjet është

faktor kryesor kombëtar që lëviz historinë shqiptare të Labërisë

që është bërë thelbi shqiptar. Askund më bukur se me këngën

labe, u binda dhe vetë, nuk janë kënduar kosovarët dhe shqiptarët,

kudo qofshin ata. Në to, Kosova heroizohet më madhërishëm se

në çdo këngë tjetër popullore të krijuar në trevat shqiptare”. Me

këtë gjuhë flet dhe Ajeti në këtë libër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora