E diele, 13.10.2024, 12:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Dibrani: Zakir Naik bashkpuntor i Bin Ladenit, indiani që financon programin “Peace TV shqip” në Kosovë me prapavijë të islamit politik!

E shtune, 03.02.2024, 08:55 PM


Zakir Naik bashkpuntor i Bin Ladenit  indiani që financon programin “Peace TV shqip” në Kosovë me prapavijë të islamit politik!

Shkruan Asllan Dibrani

Zakir Naik i cili është drejtues kryesorë i këtij televizioni, jo rrallë herë ka thirrur edhe për terrorizëm, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen për ish krye terroristin Osama Bin Ladenin.

Transmetimet dhe emetimi  i këtij TV-je në vendet e tjera ka rezultuar  gjithnjë rreth vehabizmit i cili ofendon në terme agresive myslimanët shia, jo fundamentalistët sunit, hebrenjtë, të krishterët, hindut dhe të tjerët. “Peace TV” është një televizion i cili drejtohet nga India, Arabia Saudite dhe Dubai nga fundamentalisti islamik, i kryesuar nga Zakir Naik.

Ja citatin se çka thotë  për moralin  e një myslimani .Deklaratë  skandaloze  e tmerrshme dhe  degraduese për një shoqëri te  civilizuar!.

Kjo “qendër” televizive dhe  7 televizione me karakter terrorist islamik qe emitohen në Kosovë, asnjëherë nuk i ka identifikuar as kontrolluar zyrtarisht shteti  ynë  i Kosovës, mbi financat e tyre qe vijnë  nga Beogradi, Moska dhe Greqia, përveç lidhjes që kanë me Zakir Naik. Indiani qe në vitin 2010 është ndjekur  nga Britania ,po edhe nda shumë shtete tjera për futjen  e fundamentalizmit islamik në  shtetet  e tyre ?!. Por fatkeqësisht në Kosovë ka nxënë  vend m eperkrahjen  e forcave hoxheske qe janë duke ia shpërlarë trurin besimtareve te tyre.

Formimi i këtij televizioni në Kosovë që nga viti 2009 ka mbjell urrejtje ndër shqiptar duke nxitur shume të rijnë të  bashkohen me forcat terroriste në Siri nga e cila me qindra  djem të rijnë nuk u kthyen kurrë ma në Kosove,  por lanë kockat atje  si mercenar?!!

Drejtues i këtij televizioni në Kosovë është hoxha Enis Rama, një njeri analfabet qe mohon çdo gjë shqiptare i cili disa herë ka publikuar edhe vet fotografi me Zakir Naik, gjë skandaloze për një  popull ne këtë shekull. Sa më  parë Qeveria  e Kosovës duhet me i mbyll këto televizione dhe të  burgosen këto njerëz të shitur qe për ditë, po i sjellin  mjerim këtij  populli...

Nuk përfundon me kaq pasi që një tjetër klerik i quajtur Nabil Al-Awadi  ka  ligjëruar këtu në këtë TV dhe mediat ndërkombëtare e kanë përshkruar edhe si “Bankeri i ISIS-it” duke iu sjellë zorrë nëpër këmbë këtyre nxënësit e tij  hoxhallarë  në foton  poshtë!!!

Ligjëratat e tyre  në televizion i japin  te gjithë  hoxhallarët  e dirigjuar nga BIKU shihni ne  foto asnjeri nga ta ne buxhetin  e Kosovës një  cent nuk e dërgon...

Në Lagjen e Muhaxhirëve është hapësira e cila funksion si zyre apo studio qe frekuentojnë  njerëz të besimit islam. Prodhojnë emisione televizive dhe propagandohet feja dhe  ekstremizmi  fondamental  islam deri në 24 orë program ditor .Lind pyetja ku janë  institucionet  e Kosovës  ?!.Ku janë policia ?Ku jenë  organet  e  ndjekjes ?Ftoj shtresën intelektuale  gazetar dhe  organet  gjegjëse  qe t’i  luftojnë këto banda armiqësore qe ndjellin vëllavrasje në  trojet  shqiptare. Ftoj organet  e  shtetit qe të  reagojnë dhe ti mbyllin këto stacione televizive antishqiptare aq sa është  e mundur me shpejt dhe te zbulohen  burimet financiare...Kanalet religjioze dhe televizionet që shfaqin 24 orë program fetar janë të palejueshme, të dëmshme  dhe shume antishqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora