E diele, 28.04.2024, 09:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Mark Palnikaj: Ja si e përshkruan Libardi Kanunin që zbatohej në Dukagjin me 5 shkurt 1892

E shtune, 10.02.2024, 08:50 PM


Mark Palnikaj:

Ja si e përshkruan Libardi Kanunin që zbatohej në Dukagjin me 5 shkurt 1892. Mbas kësaj analize ai ka bërë një kodifikim të këtij kanuni të cilin e kemi botuar në dhjetor 2023 në origjinalin iatlisht ashtu si u botue në revistë në atë kohë.

"Do të them, pra, se pasi dëgjova rrëfimet e të gjithëve e pasi celebrova Meshën e orës së mesditës, qëndrova në këtë fshat deri afër mbrëmjes, duke u lutur dhe duke i lutur këta njerëz, që janë më të fuqishmit e këtij fisi, që të shfuqizonin disa ligje ose zakone dhe t’i zëvendësonin me të tjerë, më të krishterë e më të dobishëm, ose të paktën, më pak të dëmshme për popullsinë. Por këtu lexuesi do të thotë: u takon atyre, ndoshta, që të sillen si mbretër? Çfarë urtie mund të gjendet në rregulla të tilla të shpallur nga individë që nuk kanë parë kurrë letër në jetën e tyre e as bojë shkrimi? Madje, cili është kodi me të cilin rregullohen?

Për t’ua dhënë përgjigjen këtyre pyetjeve po e zgjeroj pak, duke folur për përmbajtjen e kodit të tyre tradicional. Ky kod nuk është i shkruar dhe nuk ekziston. Unë nuk po bëj gjë tjetër, por veç po i përmbledh me pak fjalë zakonet e tyre qesharake, të cilët, me forcën e detyrimit të një parashkrimi që nuk mbahet mend, kanë fuqinë e ligjit, të paktën pjesa më e madhe e tyre. Po them në më të shumtën e herëve, sepse, nëse këta zakonet e tyre do të kishin rënë mbi një njeri, i cili mund të ishte personazhi i Manxonit, para tij duhet të vihen në rresht e t’ia lëshojnë katedrën vullnetit ambicioz të këtij tipi. Në rast të tillë kaprçioja e një koke të tillë hyn në ta, deri kur një trim i zjarrtë e dënon dhe e dërgon në botën tjetër. Këtu nuk shtyhem të hetoj se prej kujt duhet të jenë nxjerrë dhe as se çfarë ngjarjesh kanë vuajtur; vetëm nga fakti i zakonshëm që është në fuqi do të dal në përfundimin e do të mbërrij në konkluzione dhe në këta, ndërkohë, do të studioj që të përmbledh ligjet e tyre, e kështu, kam ndërmend që të vë në dukje, pra, të përmend edhe zakonet e tyre. Dhe për t’i dhënë pak qartësi argumentit, do ta ndaj kodin në civil dhe në penal."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora