| E shtune, 10.02.2024, 08:50 PM |
Mark Palnikaj:
Ja
si e përshkruan Libardi Kanunin që zbatohej në Dukagjin me 5 shkurt 1892. Mbas
kësaj analize ai ka bërë një kodifikim të këtij kanuni të cilin e kemi botuar
në dhjetor 2023 në origjinalin iatlisht ashtu si u botue në revistë në atë
kohë.
"Do
të them, pra, se pasi dëgjova rrëfimet e të gjithëve e pasi celebrova Meshën e
orës së mesditës, qëndrova në këtë fshat deri afër mbrëmjes, duke u lutur dhe
duke i lutur këta njerëz, që janë më të fuqishmit e këtij fisi, që të
shfuqizonin disa ligje ose zakone dhe t’i zëvendësonin me të tjerë, më të
krishterë e më të dobishëm, ose të paktën, më pak të dëmshme për popullsinë.
Por këtu lexuesi do të thotë: u takon atyre, ndoshta, që të sillen si mbretër?
Çfarë urtie mund të gjendet në rregulla të tilla të shpallur nga individë që
nuk kanë parë kurrë letër në jetën e tyre e as bojë shkrimi? Madje, cili është
kodi me të cilin rregullohen?
Për
t’ua dhënë përgjigjen këtyre pyetjeve po e zgjeroj pak, duke folur për
përmbajtjen e kodit të tyre tradicional. Ky kod nuk është i shkruar dhe nuk
ekziston. Unë nuk po bëj gjë tjetër, por veç po i përmbledh me pak fjalë
zakonet e tyre qesharake, të cilët, me forcën e detyrimit të një parashkrimi që
nuk mbahet mend, kanë fuqinë e ligjit, të paktën pjesa më e madhe e tyre. Po
them në më të shumtën e herëve, sepse, nëse këta zakonet e tyre do të kishin
rënë mbi një njeri, i cili mund të ishte personazhi i Manxonit, para tij duhet
të vihen në rresht e t’ia lëshojnë katedrën vullnetit ambicioz të këtij tipi.
Në rast të tillë kaprçioja e një koke të tillë hyn në ta, deri kur një trim i
zjarrtë e dënon dhe e dërgon në botën tjetër. Këtu nuk shtyhem të hetoj se prej
kujt duhet të jenë nxjerrë dhe as se çfarë ngjarjesh kanë vuajtur; vetëm nga
fakti i zakonshëm që është në fuqi do të dal në përfundimin e do të mbërrij në
konkluzione dhe në këta, ndërkohë, do të studioj që të përmbledh ligjet e tyre,
e kështu, kam ndërmend që të vë në dukje, pra, të përmend edhe zakonet e tyre.
Dhe për t’i dhënë pak qartësi argumentit, do ta ndaj kodin në civil dhe në
penal."