Kulturë
Xhemaledin Salihu: Lidhur me koncertin në Preshevë
E premte, 09.02.2024, 09:11 PM
LIDHUR ME KONCERTIN TË ANSAMBLIT SHTETËROR TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE SHQIPTARE NGA REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT NË PRESHEVË
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Shtëpia
e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë organizatore e këtij koncerti me një
titull të madh, të ashtuquajtur Dita e Plisit të Bardhë e reklamon me të madhe
se në Preshevë për herë të parë organizohet koncerti Dita e Plisit të Bardhë
nga Ansambli në fjalë dhe se nëpërmjet këtij koncerti të këngëve dhe valleve
popullore shqiptare promovohet Dita e Plisit të Bardhe, në realitet
institucionalizohet Plisi.
Koncerti
i Ansamblit në fjalë nuk është as i parë në Luginë të Preshevës, sepse para
disa vjeteve nje koncert i tillë u organizua në Shtëpinë e Kulturës në
Bujanovc, në kocert isha i pranishëm.
Pastaj
shkruhet se institucionalizohet Plisi në këtë koncert, çfarë institucionalizimi
duhet të ndodhe, kur nuk është i thirrur as Ansambli as Shtëpia e Kulturës në
Preshevë ta bëjë një gjë të tillë.
Lëvizjet
për ta shpallë një Festë kombëtare e Plisit të Bardhe nuk kanë filluar tashti,
po shumë më herët në Tiranë, ku në Malin Dajti mbahet qe shumë vite
Manifestimi Festa e Plisit të Bardhë,
pastaj në Kosovë, poashtu qe disa vite organizohet Festa e Plisit të Bardhë me
aktivitete të shumta në lavrimin historik të Plisit, dhe me aktivitete të tjera
dedikuar vetëm kësaj dite dhe këtij simboli të identitetit shqiptar. Kjo ndodh
edhe në Tiranë.
Sublimja
e gjithë kësaj ishte se në Junik, më 2 korrik 2023 u formua një material i
dendur, i bollshëm lidhur më Plisin e Bardhe, i cili duhet të adresohet deri në
UNESKO/nënshkrues i këtij materiali/kërkese/ ishte edhe Shoqata për Trashëgimi
dhe krijimtari kulturore nga Presheva/.
Andaj
këto punë, veprime me Plisin kane filluar shumë më herët se sa proklamon
Shtëpia e kulturës se kjo ndodh për herë të parë në Preshevë.
Tutje,
më 26 tetor 2019 në Preshevë u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi kulturor,
në mes të disa Shoqatave shkencore e kulturore për organizimin dhe zotimin mbi
mbajtjen e Festës së Plisit të Bardhë, deri në shpalljen Festë kombëtare.
Shoqata
Shkencore dhe kulturore “Pellazgët “ Tetovë mori përsipër organizimin e Festës
së Plisit të Bardhë dhe e organizoi disa herë me sukses. Kështu ndodhi edhe me
Preshevën, e mori përsipër Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e
Luginës së Preshevës, e cila e filloi organizimin menjëherë në vitin 2020, duke
i thirrur edhe disa Shoqata të tjera, bashkëorganizatore në organizimin e
Festës së Plisit të Bardhë.
Pasi
u hartua plani i organizimit dhe ai financiar u shkua në bisedë te kryetari i
komunës së Preshevës që ta mbështes dhe financojë këtë project. Ai e pranoi
projektin, por me nje ndryshim që në kuadër të Takimeve të kryetarëve të
Bashkive nga Shqipëria e tjerë të organizohet festa e Plisit të Bardhë në
Preshevë.
Shoqatat
e përmendura e pranuan këtë alternativë se nuk kishin mjete për ta organizuar
në Caravajkë, te Shtëpia e Bjeshkatarëve. Në këtë organizim pati edhe disa
mosmarreveshje te brendhsme, në mes të organizatave, edhepse u zgjodh edhe
Këshilli organizativ. Për këto janë të njoftuar mirë organizatat.
Mirëpo,
Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari
kulturore nuk ndejti pasiv dhe më 4 qershor 2022 organizoi Ditën e Plisit të
Bardhë nëpërmjet Manifestimit kulturor: “Jehona e poezise dhe e recitimit,
trashëgimi shpirtërore e Luginës së Preshevës”, i cili manifestim do të mbahet
në mend si ditë e veçantë kulturore në Luginë të Preshevës.
Andaj
lutet organizatori që kur reklamon dhe proklamon një koncert të tillë, të
tituluar Dita e Plisit të Bardhë, mos t’i anashkaloje aktivitetet e të tjerëve
në Preshevë dhe se mos të proklamoje ndonjë institucionalizim të Ditës së
Plisit të Bardhë, spese kjo nuk është detytë as e Ansamblit, as e Shtëpisë së
kulturës.
Në
fund të them se Ansambli në fjalë është i mirëseardhur në Preshevë, vjen për
herë të parë dhe duhet në programin e tij të kultivoje këngë e valle të
mirëfillta shqiptare, përçka është edhe themeluar e jo që më simbolika/plisi/
ta rrisë qëllimin dhe ta arrijë më të mirën/silesinë/ në vallet dhe këngët
shqiptare. Kuptohet që Plisi është symbol kombër dhe pjesë e veshjes shqiptare.
Herave
të tjera të kemi kujdes që mos të shpallim herë të parë, kur ajo ka ndodhur
edhe më parë në kulturë, sport, e tjerë.
Në
Preshevë, here pas herave po ndodh një anakronizëm, se kur po organizojmë
ndonjë aktivitet e bëjmë ne, për herë parë.